Heroi i Popullit Xhemajl Fetahaj
(Kujtim në 25 vjetorin e rënjës)
E dashura familje e Heroit të Popullit Xhemajl Fetahaj ,vëllezër Brahim, Fazli dhe Xhevat ,
E nderura Besë, bashkëudhetarja e jetës së Xhemajlit ,
Të dashur Arian dhe Erzë, fëmijtë e Xhemajlit dhe Besës,
U jam mirënjohës për ftesën që më keni bërë për këtë ditë kujtimi që edhe unë të jem me ju bashkë në mesin e shumë shokëve… Jam shumë i nderuar.
Në pamundësi për shkaqe shëndetësore të jem me ju në takimin përkujtues të 31 Majit 2024 në kujtim të jetës dhe veprës në shërbim të kombit e të atdheut të veprimtarit e Heroit të Popullit, anëtarit të hershëm të ilegalës e të LPK Xhemajl Fetahaj, unë po e perkujtoj më këtë letër- shkrim këtë figurë të rëndësishme të Levizjës sonë Çlirimtare, i cili për familjen tonë ishte po si të gjithë pjestarët tjerë të familjës tonë, siç ishte edhe e gjithë familja e bacit Metë Fetahaj!
Familja e bacës Metë dhë nënës Hale Fetahaj, djemtë e tyre Brahimi, Fazlia, Dema, Xhemajli, Xhevati, si dhe motra e tyre Hatixhja , që të gjithë u rritën dhe u edukuan në frymën e traditës patriotike të të parëve të tyre, luftëtarë e të vrarë në luftëra e beteja kunder pushtuesëve serbë e malazëzë , prandaj edhe ky percaktim i tyre jetësorë kunder pushtuesëve ishte vazhdimësi e idealeve të të parëve të tyre!
Më të dhënë kushtrimi popullor nga rinia studentore më Demostratat e Vitit 1981edhe familja Fetahaj , krahas mbarë rinisë sonë, u rreshtua aty ku e thërriste zëri i atdheut , në mbeshtetje të kerkesave të popullit e të studentëve!
Prandaj deri në Vitin 1984 kur edhe do të zbulohën e do të dënohën për veprimtari ilegale kunder Jugosllavisë pushtuese, Dema, Xhemajli, Vebia, Muharremi dhe Miftari që të gjithë të trungut familjar të Fetahajve dhe së bashku më shokë tjerë si më Rexhep Kelmendin, Adem Grabovcin, Isa Hasanmetaj, Zenel Kadrijaj, Adem Kelmendi, Musë Hasanaj, Fahri Berdynaj, Xhavit Dreshaj , që të gjithë këta më perkushtim të madh e të bashkuar më idealin për lirinë popullit do të angazhohën më veprimtari konkrete ilegale në mbeshtetje të kërkesave të rinisë studentore e të popullit për Kosovën Republikë!
Njohja jonë më familjën atdhetare të Bacit Metë daton nga viti 1986 dhe në rrethana shumë të rënda për familjën tonë, nëna e ime, Ajmanja, kishte patur një sulm në tru dhe ishte e shtrirë në spitalin e Pejës në gjendje kome per gati një muaj dhe po luftonte për jetë a vdekje e ndersa ne të katër vëllezerit ishim në burg të denuar , bacit Qazë dhë nënës tonë dhe familjës iu gjendën pranë në këto rrethana, Demë Fetahaj, Ibish Neziri, Isa Bala dhe Adem Kelmendi!
Ishte kjo njohje ho vetën bashkëmendimtarësh por edhe më shumë , ishte lidhje e cila nuk u shkëput asnjëherë më këta atdhetarë e më tëto familje por vazhdoi edhe për çështjet e përbashkëta të atdheut !
Ndërsa më daljën e Xhemajlut nga burgu lidhja do të zgjerohet edhe më shumë sepse të Xhemajli do të gjejmë revolucionarin dhe veprimtarin e pergaditur politikisht e ideologjikisht i cili tani edhe printe e planifikonte për vepra e veprimtari në sherbim të çështjës tonë dhe të situatës së rënduar në Kosovë nga dhuna dhe terrori shovistë serbë !
Ishte kjo koha kur Xhemajl Fetahaj kishte dalur nga burgu , si dhe të burgosur tjerë, prandaj kishte edhe veprimtari të shtuar kunder pushtuesit e kuislingëve !
Veprimtaria ilegale atdhetare po shtohej e po merrte permasa më të mëdha e më të organizuar sidomos në shperndarjen e trakteve , parullave e thirrjeve drejtuar rinisë e popullit për të vazhduar më protesta e demonstrata të cilat po organizoheshin anë e këndë Kosovës kunder dhunës , terrorit e ndryshimeve kushtetuese , ishin ndryshimet kunder autonomisë së Kosovës të vitit 1988 dhe 1989 që po ndodhnin në Kosovë e cila po lahej me gjakun e popullit i cili nuk po pajtohej më robërinë!
Xhemajl Fetahaj ,më shokët e tij, do të luan një rol të madhë në organizimin dhe mobilizimin e rinisë dhe popullit në këto protesta e demostrata në qytetin e Pejës e cila ishte shndrruar në vatër të rezistencës e të protestave madheshtore , prandaj Ai do të bie në sy të spiunëve e të operativëvë të UDB gja marshimeve e perleshjeve më policinë gjakatare serbe!
Organet e sigurimit e UDB do të bëjnë përpjekje për ta arrestuar disa herë gjatë këtyre ngjarjeve të pergjakshme ,ku kishte të vrarë e të plagosur, por pa suksese sepse Ai tani kishte pervojë më të madhe prej ilegali e revolucionari !
Disa herë do ta kerkonin në shtepinë e tij në Raushiq, disa herë do ta bastisin shtepinë e tyre duki i rrahur e maltretuar familjarët , por Xhemajlin duk do ta kapin dot.
Ai do të strehohet për disa ditë në shtepinë e atdhetarit Islam Kajtazi në Pejë, babait të shokut të tij Saud Kajtazit edhe ky veprimtar!
Pastaj për një kohë do të strehohet në shtepinë e Halim Gashit një atdhetar i njohur për radhet tona të organizuara!
Xhemajli , edhe perkunder këtyre rreziqeve, ishte i vendosur që të mos largohej nga qyteti i Pejës sepse protestat dhe demostratat duhej të organizoheshin e të vazhdonin e Ai kishte rol të rëndësishëm nē mesin e shokëve në gjithë këtë organizim kundër pushtimit e militarizimit të Kosovës nga Serbia !
Pasi po i ngushtohej hapësira për veprimtari dhe po rrezikohej që të arrestohej, Xhemajli do sygjerohet nga shokët që të latgohet nga Peja e Raushiqi për një kohë deri sa të stabilizohen rrethanat , kështu që Ai do të bisedon më Qazim Zeken , bacin Qazë siç e therrisnin të gjithë shokët , për idenë dhe mundësinë e largimit nga Peja në ndonjë bazë apo vend të sigurtë!
Duke qënë se baci Qazë mbante lidhje organizative më shokët e KRr të LPK në Prizren Ai do të shkon e do të bisedon mē njërin nga anëtarët e këtij këshilli për mundesinë dhe urgjencën që Xhemaj Fetahajn ta terhjekin nga Peja dhe ta strehojnë në ndonjë bazë të tyre në Prizren , me Shaqir Gashin i cili ishte pjesë e OMLK të LPRK më të cilin njifej e vepronin nga viti 1985 më të cilin e kishte vërë në kontakt Sadik Halitjahaj anëtarë dhe njëri nga drejtuesit e OMLK !
Ata , natën do të vijnë në Raushiq në shtepinë e Metë Fetahajt do tu tregojnë për vendimin e marrë si dhe do ta kontaktojnë edhe Xhemajkin i cili ndodhej jashtë shtepisë , do ta marrin e do ta sjellin në Prizren në shtepinë e Shaqir Gashit e cila ishte njëra nga bazat e shokëve të ilegalës !
Pjestarë të ilegalës në këtë këshill ishin pos Shaqës edhe Alush Shala, Sefë Morina, Selami Kryeziu , Ilaz Morina e shokë të tjerë të cilët nuk po më kujtohën tani !
Xhemajl Fetahaj do të qëndroj për disa kohë në këtë bazë , më vonë shikët do të vendosin që tia ndrrojnë bazën dhe ta dergojnë në një bazë tjetër po ashtu të sigurtë, në shtepinë e atdhetarit Hysni Morina , babait të Besës bashkëshortës së ardhshme dhe shoqës së jetës së Xhemajl Fetahajt.
Në këtë bazë Xhemajl Fetahaj do të qëndroj një kohë të gjatë dhe nga aty do të levizë edhe nëpër baza dhe qytete tjera kuptohet më ndihmen e shokëvë!
Gjatë qëndrimit ilegal të Xhemajlit në bazat e LPK në Prizren pos që do të njifet më shokë e veprimtarë tjerë Ai do të japë një ndihmë të madhe shokëve të organizatës si në aspektin organizativ ashtu edhe më shkrime e amaliza të cilat kerkoheshin nga drejtuesit e Këshillit dhe të LPRK!
Pas daljës time nga burgu në vitin 1990 takova Xhemajlin në shtepinë tonë, Ai tani ishte i organizuar dhe shumë i pjekur e i kalitur politikisht e ideologjikisht, kishte krijuar mendimin e vetë të pavarur politik mbi luftën dhe çështjën tonë kombëtare !
Xhemajli e kishte perpunuar mjaftë mirë mendimin politik rreth hapave që po na pritnin në veprimtarinë tonë, tek Ai dominonte bindja se vetëm lufta dhe veprimtaria revolucionare do të jenë faktorët determinues në zgjidhjën e problemit të Kosovës prandaj insistonte që të punohet më shumë nga organizata !
Pamja e tij lente të kuptoje se ke të bësh më një shok e veprimtar revolucionar e të vendosur , serioz në biseda e i matur shumë….
Të bëntë të kuptoje se ke të bësh më një shokë i cili kurrë nuk terhiqej nga betimi i dhënë për atdheun !
Ne shokët e donim dhe e admironim, po ashtu edhe në familjën tonë Ai gëzonte një dashuri e respekt të madh, po të kalonin dy javë e të mos vinte Xhemajli apo Dema të gjithë pyesnin si nëna, motrat, vëllezërit , çka u bë , pse nuk erdhë Xhemajli apo Dema mos u ka ndodhur diçka !
Edhe Xhemajli , po sikur Dema, ishte instrumentist i mirë , Ai i binte çiftelisë bukur , meloditë e luajtura ishin ato që vinin nga Shqiperia, kënaqeshim duke i degjuar atë dhe bacin Qazë duke luajtur në çifteli!
U deshtë të arratiset nga Kosova sepse u rrezikua seriozisht pas arrestimit të disa veprimtarëve në Gjakovë e më të cilët Xhemajli kishte patur lidhje veprimtarie , kjo e goditi shumë por duhej të largohej, për largimin e tij të sigurtë është kujdesur Brahm Fetahaj , vëllau i Xhemajlit dhe Saud Kajtazi, shoku i tij !
Edhe në imigracion, në Gjermani , Ai do të angazhohet maksimalisht në LPK , do të kryen detyra të rendesishme si organizative ashtu edhe në propagandë e agjitacion , detyra këto që ia ngarkonte organizata!
Xhemajl Fetahaj më perkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj atdheut fitoj mbeshtetje e dashuri të madhe tek anëtarësia dhe simpatizantët e LPK, atij iu besuan edhe detyra të rëndësishme dhe më pergjegjesi si në Kryesi të Degës së LPK për Gjermani , në KP të LPK por edhe Fondin e LPK ,, V. Th ” ,themeluar për UÇK!
Xhemajl Fetahaj ky hero i betejave të shumta kundër pushtuesëve titistë jugosllavë e shovinistëve serbomëdhenjë kurrë nuk dyshoi në fitorën tonë, prandaj u angazhua pa hezitim në të gjitha fazat e luftës tonë që nga veprimtaria ilegale politike e deri te ajo luftarake më pushkë në radhët e UÇK , ashtu siç edhe kishte kerkuar gjithënje që të pergaditemi për të luftuar sepse më Serbinë vetëm më pushkë mund të ndahemi thoshte Ai!
Në luftë më pushtuesit gjakatarë serbë, grykë më grykë Xhemajl Fetahaj së bashku më shokun e tij të luftës Milazim Shala do tē bien heroikisht në krye të detyrës , për lirinë e tokës mëmë të cilën e deshi shumë , ia fali edhe jetën !
Ti Besë , bashkëshortja e Xhemajlit dhe shoqja besnike e jetës në sherbim të atdheut , Ti që i dhe gjithëmonë mbështetjën dhe forcën në rrugëtimin e tij epik, krenare sepse jetove , edhepse shkurt, shumë shkurt, më një shok sic ishte shoku i juaj, biri besnik i atdheut, Heroi i Popullit Xhemajl Fetahaj !
Ndërsa Ariani dhe Erza, fëmijtë e juaj , të Besës dhe të Xhemajlit, në hapësirën e tokës mëmë dhe në tërë gjeografinë e saj ata gjithnjë do të pushojnë sikur të ishin të vegjel e në prehrin e babait të tyre , gjaku i të cilit qëndron thellë në themelët e lirisë !
E për të pavdekshmit , Herojtë e Popullit , Udheheqësi ynë Legjendari i Legjendarëve ka thënë :
,,Kush bie për atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë,
që nuk mund ta fitoi çdo njeri,
të drejtën që populli të vij përpara varrit të tij dhe të përkulët më respekt të thellë”!
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Popullit Xhemajl Fetahaj dhe të gjithë heronjëve të atdheut !
Xhevat Zekaj,
Zvicër, 31.05.’24.
add a comment