Flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës, por para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris janë planifikuar stacione të tjera qëndrimi, flaka olimpike kalon në 64 territore franceze e 450 qytete.
Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike “Belem” u nis për një udhëtim dhjetëditor në Mesdhe. Më pas flaka olimpike mbërrin në Marsejë, ku do të vazhdojë udhëtimin e saj. Rreth 100 policë do duhet të mbrojnë flakën olimpike.
10.000 pishtarëmbajtës në 450 qytete
Zjarri olimpik do të bëjë një qëndrim të shkurtër në Paris para festës së madhe sportive më 14 korrik, Festën Kombëtare franceze. Vetëm pas disa stacionesh rreth e rrotul Parisit, flaka olimpike do të kthehet më 26 korrik në Paris në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
DW