Histori

Xh. Gjini: Qëndrimi i Rusisë cariste ndaj shtetit shqiptar dhe Shqipërisë në vitin 1914

                   QËNDRIMI I RUSISË CARISTE PËR SHTETIN SHQIPTAR DHE SHQIPËRINË NË VITIN 1914

“PËRVOJA E PASUKSESSHME E SHTETIT SHQIPTAR ISHTE DËSHMI E PLOTË SE SHQIPËRIA NUK ISHTE GJË TJETËR VEÇSE NJË SHPREHJE GJEOGRAFIKE”, – thuhej në shkresën që u dërgonte Ministri i Jashtëm rus, Sergej Sazanovi, ambasadorëve në Paris e Londër më 27.11/10.12.1914. Ky antishqiptar i tërbuar, që në fakt shprehte qëndrimet e qeverisë cariste ruse, ishte ministër i jashtëm nga viti 1910 deri në vitin 1916. (MO, S. III, T. VI, ç. 2, dok. nr. 633, s. 203. Tel. 4217 i m; m.p.j.)
Cituar sipas librit: “Aspekte të mendimit politik shoqëror shqiptar 1913-1915”, i autorit Gazmend Shpuza, f.171.
“Përvoja” e shtetit të cunguar shqiptar (një e treta e Shqipërisë) s’ishte veçse dy vjeçare! Ishte Rusia, me satelitët e saj në Ballkan, (shtete që ishin krijuar kryesisht në tokat e Shqipërisë) dhe disa Fuqi të Mëdha që nuk lenin gur pa luajtur për ta bërë të “pasuksesshëm” shtetin shqiptar me qëllim që edhe atë pak territor të Shqipërisë ta shqyenin (copëtonin) dhe ta “zgjidhnin” (zhbënin) përgjithmonë çështjen shqiptare!?
E njëjta propagandë dhe të njëjtat mjete janë përdorur e po përdoren edhe kundër Kosovës së Shqipërisë dhe shtetit të saj…
Krah i kësaj fushate të organizuar dhe orkestruar mirë, që ka për synim të “dëshmojë” se shqiptarët nuk janë të aftë të mbajnë shtet e të bashkojnë kombin, janë edhe sot shqipfolësit esadistë e titistë (jugokosovarë)!
Ky soj horrash propagandojnē me sa fuqi kanë thellimin e dallimeve krahinore, fetare e partiake ndër shqiptarë! Ata propagandojnë dhe angazhohen edhe për ndarjen e gjuhës në “gege” e “toske”, – vlerës themelore që afron dhe bashkon kombin dhe trashëgiminë e tij kulturore, letrare, artistike dhe shpirtërore e materiale.
Ua zëntë frymën bukë e Mēmëdheut, – do të thoshin Rilindasit tanë të ndritur!