Sport

Ylli: Sporti i qitjes, synim pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024

IRANË, 3 shkurt /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli mori pjesë ditën e premte në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Federatës Shqiptare të Qitjes.

Kreu i KOKSH i përgëzoi për punën e bërë gjatë këtij viti si dhe vuri në dukje se është e rëndësishme që sporti i qitjes të vazhdojë të jetë një sport elitar, duke synuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Gjithashtu Ylli shprehu mbështetjen e KOKSH ndaj Federates për projektet, kërkesat për baze materiale apo dhe rritjen e kapaciteteve trajnuese dhe vecanërisht rritjen e numrit të sportistëve të rinj.