Portreti/intervista

Shefqet Cakiqi – Llapashtica: Ismail Qemal Vlora

ISMAIL QEMAL BEJ VLORA ????????????????
Më 24 janar 1919, në Perugia, Itali ndërroi jetë patrioti i shquar i kombit tonë, Ismail Qemal Bej Vlora, Hero i Popullit. Gjatë gjithë jetës se tij ai punoj dhe u përpoq për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Ishte ndër atdhetarët e shquar të cilët formuluan 12 kërkesat drejtuar qeverisë turke për sigurimin e autonomisë administrative dhe territoriale për të gjitha tokat shqiptare. Ismail Qemali Bej Vlora kishte një rol kyq në shpalljen e Pavarësisë. Në prag të kësaj ngjarjeje të madhe historike, ai udhëtoi nëpër Evropë, duke kontaktuar me burrështetasit, diplomatët e huaj dhe me kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjet paraprake të kushteve të nevojshme dhe më pas, së bashku me përfaqësuesit e rajoneve të ndryshme të vendit, erdhi ne Vlorë, ku kryesoi Kuvendin Kombëtar, që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
ISMAIL QEMALI TRASHËGIMTAR I EMRIT DHE LUFTËS SË GJYSHIT TË TIJ!
Nga libri: “THEMELUESI LIDERSHIPI I
ISMAIL QEMALIT” autor EVARIST BEQIRI!
“Gyshi Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht në “Masakren e Janinës (5 janar 1829), së bashku me 18 njerez të shpurës, në keshtjeltën e Janinës nga veziri i madh, Mehmet Reshit Pasha (Darbehori – “i munduri”). Vrasja e këtij udheheqësi të madh shqiptar u bë nga turqit me qëllim qe t’i jepnin fund lëvizjes antiturke në Shaipërinë e Jugut. Koka e prerë e Ismail Vlorës u dërgua në Stamboll dhe u ekspozua në sheshet e tij. Sipas historianit Dritan Egro, në trupin e pajetë të gjyshit të Ismail Qemalit, u gjet një dokument i cili ruhet në arkivat e Stambollit. Në këtë dokument ai flet për projektin e pavarësisë së Shqipërisë, duke ndjekur shembullin e pavarësisë së Greqisë. Vizioni i pavarësisë së Shqipërisë
i kishte hedhur thellë rrënjët në familjen Vlora, duke përfshirë në këtë projekt së paku tre breza të saj. Ismail Bej Vlora u vra, por nuk u mund. Vizioni i tij për Shaipërinë e pavarur u realizua nga nipi i tij Ismail Qemal Vlora.
*Krvengritja e vitit 1847, me qendër në Labëri, shënon veprimin e parë politik ku manifestohet publikisht nevoja e bashkimit politik të të glithë shqiptarëve për të realizuar shkëputjen nga shteti osman dhe për ngritjen e një shteti të të gjithë shaiptarëve. Në program u shpreh qartë domosdoshmëria e bashkimit të shqiptarëve të të gjitha besimeve. Në këtë kryengritje, për herë të parë u shfaq kërkesa për bashkimin e të githa trojeve shaiptare në një Shqipëri autonome. I ati i Ismail Qemalit ishte një nga krerët kryesor të kësaj lëvizje, prandaj, si pasojë e qëndresës së familjes Vlora ndaj reformave të Tanzimatit, i ati i tij, Mahmud bej Vlora, xhaxhai i tij Muhamet (Mehmet) beu dhe kusherinjët Selim pasha dhe Mustafa pasha, u internuan në Konia.
Kryengritja e vitit 1847, me qender në Labëri, e cila shpërtheu kundër masave qe parashikonte Tanzimati, duhet vlerësuar si përpjekja e fundit shqiptare për shkeputje nga Perandoria Osmane. Më pas, duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët, elita vendase hoqi dorë nga përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane.
Mahmud bej Vlora, i biri i Ismail bej Vlorës dhe i ati i Ismail Qemalit, një nga organizatorët e kësaj kryengritjeje, në vitin 1853 -4, u rreshtua krah trupave osmane në Thesali për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, që u hodh në ofensivë jashtë kufive të shtetit të pavarur duke perfituar nga angazhimi i ushtrisë osmane në Luftën e Krimesë. Në këto kushte, për herë të parë, shqiptarët u ndjenë të kërcënuar nga fqinjët dhe elita shqiptare u shty drejt zgjedhjeve të detyruara
për aleancë politike dhe ushtarake, mes Perandorisë Osmane dhe fqinjëve (Egro,
2015).
Sipas Eqrem Vlores, në vitin 1854, për shkak se qeveria osmane nuk e mbajti fjalën për të paguar vullnetarët e mbledhur prej Mahmud Vlorës për të mbrojtur Janinën nga grekët, ai humbi edhe gjithë pasurinë. Për këtë arsye, Ismail Qemali kaloi një rini shumë të vështirë dhe megjithëse, falë inteligjencës së shkëlqyer dhe aftësive të tij të rralla, arriti një pozitë te rëndësishme në Perandorinë Osmane, thellë në vetëdijen e tij urrejtja kundër turqve mbeti gjithmonë e gjallë.”