Vështrim/Analizë

Ylli Meçe: Fitorja e hidhur dhe flamuri pa asnjë vlerë

FITORJA E HIDHUR E NJË POPULLI DHE FLAMURI QË NUK KA ASNJË VLERË

Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM.

Një ndër problemet e rëndësishme e jashtëzakonisht të mëdha që kanë të bëjnë me Çështjen tonë Kombëtare është edhe problemi i Dardanisë, historikisht e quajtur e tillë (nga fiset ilire dardane) ose, sikurse njihet tashmë në arenën n/kombëtare, Kosova. Po pse Dradania, kjo pjesë territori e Kombit tonë, e cila është tërësisht e lidhur si mishi me kockën me trungun amë, që kanë një gjuhë të përbashkët e një formim historik në një truall toke të vazhdueshme në krah të Shqipërisë, me një formim psikologjik, me një kulturë të njëjtë, sikurse me doke e zakone të formuara në shekuj dhe të ndryshme, psh nga sllavët, grekët (dhe pse këta historikisht janë fise ilire epiriote) pra, me një identitet të njëjtë me shqiptarët të mos konsiderohen shqiptarë, por “kosovarë” ? E tillë kjo krahinë, e cila iu shkëput një shekull më parë truallit arbëror, pra Kosovë është quajtur nga sllavët dhe ta lejosh përsëri të quhet e tillë do të thotë që direkt apo indirekt t’jua lesh të hapur mundësinë qarqeve shoviniste serbomëdha ta rikërkojnë me të madhe si tokë të tyre! Për më keq akoma dhe pse luftëtarët e UÇK-së të gjithë pa përjashtim si në formacionet e veta luftarake, si në betimin që bënin, si në emblemat e uniformës ushtarake kishin të gjithë pa asnjë përjashtim flamurin kombëtar shqiptar, të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por si Evropa (me të gjitha shtetet e grupimit të NATO-s) apo dhe vet USA dhe gjeneralët e tyre sidomos Wesli Klark (sigurisht dhe Bill Klinton) e dinin fare mire se i gjithë populli i Dardanisë shqiptare dhe bijtë e tij ne këto formacione ushtarake kanë përdorur flamurin e Shqipërisë, sikurse e dinin po aq mirë përmbajtjen e betimit ushtarak të këtyre formacioneve luftarake ku thuhej se..”“ Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM. Dhe ky betim bëhej përpara gjithë luftëtarve dhe flamurit tonë Kombëtar.
A mos vallë ky betim binte ndesh me te drejtat e popujve të tjerë ? Kujt i prishte punë që Dardania të përdorte të njëjtin flamur si Republika e Shqipërisë, madje dhe kur ajo ishte krahinë autonome e Federates Jugosllave kishte te njejtin flamur si i Shqipërisë, sepse ky ishte edhe flamuri i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve? Ndalimin e flamurit tonë e bëri antishqiptari i terbuar Aleksander Rankovici, por dhe qe u përball me zemerimin e masave te gjera te dardanve atdhetare, ndaj dhe Tito-ja per te “fituar pike” e shkarkoi Rankoviçin ne vitin 1967 dhe ne 68-ten jua u dha te drejten e KRAHINËS AUTONOME TË KOSOVËS TË PËRDORTE FLAMURIN E SAJ SHQIPTAR. Pse situata me kryengritjen masive te nje populli që ënderronte liri e pavarsi te bashkohej ne te njejten toke dhe nën të njëjtin flamur ndryshoi, kur dhe vetë ne rezoluten e OKB-se eshte e percaktuar e drejta e popujve për vetvendosje, e drejta e zgjedhjes së tyre per t’u bashkuar apo ndarë nga popuj të tjerë ? Sigurish mbas këtij akti qëndron teresisht Evropa reaksionare por dhe heshtja amerikane. Po pse fuqitë e mëdha heshtën kur e dinin dhe e njihnin dëshirën e shqiptarëve dhe simbolet e tij që përcaktojnë indetitetin e tyre kombetar qe s’mund t’ua tjetërsojë kush? Ky fenomen ndodh sepse superfuqitë e grupuara ne USA..BE..Kinë , Rusi etj me veprimet e tyre kërkonin të ruanin balancat e zonave të influencës, pra shkurt Dardania apo Kosova vërtetë u çlirua, por fitorja e tyre ngeli gjysmake madje më keq akoma i kanë krijuar pjesës së mënjanuar të Kombit tonë, një gjendje as lufte e as paqe, as humbje e as fitore tamam si një zonë apo brez nderkombëtar qe për të duhet të vendosin të huajtdhe jo pa qeëllim flamuri i Kosoves (Dardanisë) qëllimisht eshte dizenjuar i tillë që të mos të kish asnje simbol te perafert me flamurin shqiptar dhe rrezik qe Evropa as shtizen e famurit nuk do e deshironte prej druri të Arbërisë. Vetëm Qiproja dhe Dardania e kane flamurin me kufinj ku e para ka nje dege ulliri e dyta nja 5-6 yje sikur toka e jonë të jetë një konglomerat popujsht shqiptare serbe, romë boshhnjake e me radhe… Paradoksi qendron te fakti se dhe ne marveshjen e Rambujese ishte e përcaktuar se 3 vjet mbas pavarsie populli atje duhet me referendum te vendoste vet per flamurin, por jo për ne vendosi Evropa me miratim ne heshtje të Rusisë dhe të Serbisë.Kjo e fundit nga halli . Gjithesesi shkaktare per trazirat veç orekseve shoviniste te Serbise qe eshte e kuptueshme se ajo kurrë ska për të hequr dorë (Vuçiç: Në kosove ne do të kthehemi perseri “ !) në një farë mënyre është dhe vet Evropa .Kjo do të thotë që në momente të caktuara të situatës, kur ajo mund të bëhet inkadeshente Dardania te sakrifikohet përsëri për të kënaqur orekset e fqinjeve, pra te Serbisë. Pse e them kete ?! Nuk ka arsyetim tjetër kur kjo Evropë therret udheheqsit me te larte te UÇK-se në gjyqin e Hages per krime lufte duke vendosur në të njëjtën balancë si luftetaret per çlirim dhe agresoret qe me dekada dhe shekuj kane roberuar nje pjesë të popullit tonë. Mos vallë fajtorë ësht vetëm faktori ndërkombëtar ? Sigurisht qe ata kanë përgjegjësitë e tyre, por faktori i brendshëm sidomos shqiptaret dardanë e kam fjalën për udheheqesit e tyre, por kasta drejtuese e Shqipërisë amë nuk bënë as përpjekjen më të vogël, madje qetësisht fare qetësisht mbase dhe të gëzuar nuk e kundershtuan flamurin që na dhuroi Evropa. E si mund ta bente kete Shqiperia kur ajo nuk flet asnje fjalë për luften e Kosoves, kur ajo nuk flet dhe nuk shkruan per asnje deshmor te kesaj toke, kur ajo nuk flet per vullnetaret shqiptare qe lane familjet grate e femijet dhe shkuan ne luftë te vellezrit e tyre ? Si mundet Shqiperia kur ajo nuk i nderon keta martirë por shpall qytetare nderi kusare banditë dhe ndonje intelektual të nivelit medioker ? Madje arrin deri atje sa bab e bir te dy ish luftëtarë të UÇK-se heronj te vertete i deningron kaq rëndë dhe eshte e gatshme t’ia u dorzojë cdo organizmi, për interes te drejtësisë… ( kuptohet interes te Serbise)
Ja pse flamuri i Dardanisë nuk ka asnje vlerë, madje më e vlefshme do të ishte një leckë e vajisur e cila shërben për te pastruar armët në shërbim të Mëmëdheut. Çudi e madhe dhe me ne si popull.! Si të jemi kaq indiferent? Si të mos organizohen demostrata te fuqishme nga te dy anet e mëmedheut per t’u bashkuar ?! Eshte e drejta jonë sepse jemi bij të së njëjtës tokë që e kemi amë.Te jesh i ndarë do të thotë se njeri prej nesh eshte pjellë e jashtëligjëshme e një martese…

EVROPË !- UNË E KAM FLAMURIN !
I shtrëngova duart grusht
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke
Kosovar që s’pret prej fatit
…….
Nëse unë e kam flamurin
Pse në shtizë vure një tjetër?
Do t’më thuash se lirinë
Ti ma fale “zuskë e vjetër” ?!!
……
Unë nder shekuj vrullshëm renda
Për Atdhe…e për flamur
Bota hiq..se nuk e dashka..
Ata hiq…. e ne prapë vur !
………
Ky flamur më duket ndryshe
Nuk më duhet jo për besë !
Se pa drite …çdo lule vyshket
Pa një zemër…çdo komb vdes !
………
Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?
Moj Evropë …që rri mbi letër !
Ne Lirinë edhe Flamurin…
Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër !
……..
Nëse fale një flamur
Dhe e morën pa e parë
Sytë vallë ku i kishin.?
Se me gjak ky s’eshte i larë !
………..
Ah moj kohë e padrejtësive
Si me vjen kështu maskuar
Pse ma ndan më dysh flamurin
E pse më bën të rrebeluar ?
……..
A e di ti moj Evropë
Se flamurin kam Atdhe?
Nëse ti ma heq shqiponjën
Kot që rrojmë, përmbi dhe !
——-
Po të them: Mos më godit !
Mos godit mbi gjak të rënë
Padrejtësive shekullore
Pse u shton nji më të rendë ?
—–
Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua
Është turp turp për besë
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe në zemër do të mbesë !
……..
Ndaj dhe zemra me rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba !
……….
Ne shqiptarët që prej motit.
Pak i pamë lulet e fushës
S’na la tymi i barotit
Nuk na lanë erërat e luftës…..!