Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama: Mirënjohje ekipeve për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit vendi po përballet me reshje intensive shiu e stuhi të cilat kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e strukturave të angazhuara për kthimin e situatës në normalitet.

Kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Rama u bëri apel edhe qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin.