Rreth antagonizmave të thella fetare dhe “islamit politik”
Roli i fesë nē marrëdhëniet ndërkombëtare ka një ndikim të madh në raportet e MN.
Mirëpo në kohën e tashme të trendeve globaliste, fare pak është i studiuar në Teorinë e Marrdhënieve Ndërkombëtare!
Janë të njohura kryqzatat dhe luftërat fetare pēr dominim në nivel global, në mesjetë!
Për dallim të këtij diskursi fetar, edhe lufta e I- rë edhe lufta e II-të Botërore, të dyja, u zhvilluan në saje të dominimeve territoriale dhe zgjërimit në radhë të parë të interesave ekonomike.
Një nuancë tjetër të ndikimit fetar, e patën luftërat Ballkanike, të cilat sipas oreksit rus, në Ballkan “nuk do të mbështetej asnjë shtet që nuk është sllav”.
Kjo do të jetë edhe vështërsia, të cilën e kishte theksuar Ismail Qemajli, në Vjenë në v.1916, kur i kishte dhënë intervistë një gazete prestigjioze amerikane, për rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Tani, për çudi, Kosova ka këtë hall, dhe sindromë të ekstremizmit fetar, në përpjekjen e saj drejt konsolidimit dhe fuqizimit të pavarësisë së saj në shekullin XXI, në kohën e shekullit të digjitalizimit dhe shoqërisë njerëzore të dijes, ku shqiptarët nuk janë në terrin e tyre të prapambeturisë!
Habia qëndron në faktin e indiferencës, se këtu bëjnë “gara” rreth turrit fetar, thuaja se në “rrezik” qenka islami apo, duhet të na “lulzoj Islami” apo “kristianizmi”, duke e abstrahuar faktin se këto farë marifetlliqet e tyre janë blozë e tymë që ngulfasin rrugëtimin e Kosovēs drejt konsolidimit dhe dinjitetit shtetëror!
Ky terren i përshtatshëm, po i shkon përshtati projektit serb, kundër Kosovës, pikërisht që të thehet kurrizi i kombit tonë përmes ISLAMIT POLITIK!
Në bazë të një dokumenti të prezantuar, në një konferencë të sigurisë në UBT, në v.2021, investimet e fshehta ruse, përveç luftēs së hapur propagandistike, politike e frontale, si alternativë të artë, kishin përhapjen e urrejtjes së fuqishme përmes fesë muslimane- xhihadizmit, ku do të derdhen fonde të mëdha nē këtë drejtim, dhe do të shfrytëzohet edhe bashkēpunimi me Beogradin, dhe puna në këtë drejtim do të bëhet me ambasadat e shteteve islame në Beograd, për minimin e pavarësisë së Kosovës…
Sheshazi, në terren shihet se trushpërlarët, vazhdojnë ta zgjasin agonin dhe krijojnë huti, te poulli i cili kurrë nuk do shkon mbas tyre, që në esencë nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë, por veprojnë për para, dhe për agjenturat serbe e ruse.
Kur ishim më keq në të shkuaren, pothuajse nuk e patëm kaq të theksuar këtë faqe kaq te zezë, të ekstremit fetar, që po na rëndon në rrugtimin e proceseve shtetndërtuese.
Populli ynë i shumë besimeve, në plan të parë e kishte kombin. Toleranca fetare ishte më e theksuara në tërë globin, dhe kjo i jepte cilësin e veçantë të kombit tonë, si vlerë e civilizimit modern.
Këtë vyrtyt, e patëm zbatuar në praktikë, si popull. Kështu HOBHOUSE, në vitin 1809, në rrugëtimin e tij në zonën e Epirit, në fshatin Paramythi, tregon se; shqiptarët myslimanë dhe të krishterë martoheshin lirisht, dhe se shpesh në kuzhinë ‘ dashi dhe derri’ gatueshin në të njëjtën tenxhere për bashkëshort me fe të ndryshme (Hobhouse, 1971, 150).
Një pohim i këtillë vjen edhe nga BERARD (Arabakke 1992), i cili për shqiptarët, në theksim të tolerancës së tyre, deklaron se: “Dervishët shqiptarë hanin mish derri – duke e quajtur ‘dash algjerian’, ndërsa të krishterët mbanin ramazan dhe i bënin synet bijtë e tyre”. (të dhëna këto tê marra nga libri RRUGA SHQIPTARE E MODERNIZMIT, NGJARJE, KLASA POLITIKE, NJERĒZ DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE, Instituti i sociologjisë ndërkombëtare, Gorizia, ITALI, f. 177 – editorë Kosta Barjaba Alberto Gasparini)
PRANDAJ, LE TË JET NJË KLITHMË PËR TĒ GJITHË EKSTREMISTËT-XHIHADISTËT TRUSHPËRLARË, KAHDO JANË, TË TË GJITHA NGJYRAVE, MOS TA PREKIN TOLERANCËN FETARE TË POPULLIT TONË, TË RRËNJËVE TË NJË TRUNGU, TË NJË GJAKU DHE TË NJË GJUHE!
KOMBI DHE GJUHA MBI TË GJITHË NE!
add a comment