Erdh tetorbegati, n’zemër vjeshte, dritërverë;
Argjironëna i dha gji, nga gji shqiptarie;
Atdheu birit ia dha uratën, ia fali t’vetën zemër;
Dielli, me të artat rreze, ia dritëroi mendjen;
I Leninit tetormadh, botës i dha dritë, pranverë;
Shfryn koha dhe, njerëzia, sot shfryn;
Vrapojnë vitet, si hamshorë të tërbuar;
“Trak e truk”ai djep, ende përkund nderin;
Prore me Të kombi, me mend e, me zemër;
Të sotmes kohëligë, i ikin motet, pa kthim;
Dritëshuar, yjet lotojnë, s’u arrin drita në tokë;
Se, e vramë veten, shumë poshtë, ramë pa Ty!
Pa Ty, n’vrap pas ujkut, si delet ne…e pësuam;
Sot, për gabzherr të huaj, ne, frymë marrim;
Na kanë futur në dorë zuzarët, çakej e vampirë;
Fare, s’na skuqet faqja, me ne bota po tallet keq;
S’harrohen vitet me Ty, ishin vite lavdishekujsh;
Ishim popull filiznjomë, s’na hynte vdekja n’sy;
Bash si shqipja, në qiell t’flamurit, ne fitimtarë;
Ne Enver, busull të patëm, qe i yni, “Yll Polar”;
Ndaj, edhe malet sot, për Ty qajnë dhe gjëmojnë;
Mburret sot babëzia, për rrokaqiej korrupsioni;
Plakur popullsia, vendi bosh, por me, “planifikim”;
I mbushin xhepa e buxhet, se na shtrydhin e vjelin;
Sistemplakuri çmendinë, me një dhëmb han botën;
Sa të pafytyrë, o Enver, ca “enveristë” kapitalistë;
Ç’paske vuajtur! Ndjesë! S’ta kemi ditur, Enver!
Polli, o sa shumë kamaleonë, çmendina politike;
Bota, Tëndin emër s’e harron, mot e jetë e ruan;
Ti, Everesti je, botën mbarë, mendja Jote, peshoi;
Lehjet ndaj Teje, kuisjet, ulërimat e, hungërimat;
Këtë, i yni Enver gjeni, na e pati mësuar;
Atë, lavdia e njohu, të vetat armë ia besoi;
Se duhej mbrojtur vegjëlia, prore syzgjuar;
E rritëm me Enverin, Shqipelokën sokoleshë;
Lidh me të lavdisë fill, Ti, me Kastriotin, vëlla;
*
Vite kam që shkruaj me shpirt për Ty, Legjendar;
Gjithë sa shkruar është për Ty, o Burri i Dheut;
Rron sa jeta, Everesti i Himalajës, çati Toke;
Sa shumë bëre, Enver, për atdhe, komb e dinjitet;
Përjetësisht kombi të detyrohet, o fisniku kryehero!
Rron Tetori Yt, rron, Enver, se rron Ti, brenda tij;
Tiranë, më 16 Tetor 2023.