Sport

Tre golat e Kombëtares shqiptare kundër Çekisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024.

Mbrëmja e 12 tetorit 2023, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës nisi të ndryshonte me golin e Jasir Asanit në minutën e 10-të.

Dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73 vulosën gjithçka përballë një Çekie që përpiqej më kot të ndalte një skuadër që kishte forcë dhe vetëbesim të dukshëm në fushë.

Me këtë sukses djemtë kyqezi të Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë teorikisht në Europianin “Gjermani 2024”.

Në minutën e parë Kutcha provoi nga jashtë zone, por Berisha ndali gjuajtjen.

Në minutën e 10-të Jasir Asani do lëshonte të majtën e tij mrekulli bërëse duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Në minutën e 38, çekët shënojnë pas një goditje dënimi me Çutil i cili shtyn me dorë dhe shpatull topin në rrjetë. Gjyqtari anulon golin.

Chytil nervozohet keq në minutat në vijim dhe kjo ia bëri më të lehtë Shqipërisë. Pasi dy minuta më pas, ai merr kartonin e dytë të verdhë dhe i la shokët e ekipit vetëm dhjetë në fushë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0.

Në minutën e 51, Sokol Cikalleshi pasoi për Taulant Seferin, që nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të mposhtet Pavlenkën.

Loja gradualisht u kontrollua nga kuqezinjtë, që gjetën edhe golin e tretë po me Seferin. Kumanovari përfitoi nga pasimi i Dakut, që përshëndeti rrjetën.

Në minutën e 82 ishte Muja që shënoi golin e katërt, por u anullua për pozicion jashtë loje.

Kuqezinjtë në muajin nëntor udhëtojnë për përballjen me Moldavinë në datën 17, teksa më 20 nëntor presim Ishujt Faroe.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Polonia mundi 0-2 Ishujt Faroe.

Shqipëria me 13 pikë mban kreun e grupit E, duke lënë pas Poloninë me nëntë pikë, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë.

j.l./ dita