Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and his wife Linda Rama arrive at the Carlos V palace, for a visit of the Alhambra, during the European Political Community summit in Granada, southern Spain on October 5, 2023. Europe's quest to build a common geopolitical purpose brought four dozen of its leaders to Granada, but its credibility suffered a blow when the Azerbaijani president stayed away. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)
Botë

Media spanjolle, “TeleCinco”: Edi dhe Linda Rama tërheqin vëmendjen në Samitin Evropian në Granadë

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ – Samiti i Komunitetit Politik Evropian i zhvilluar në Granadë ka lënë një imazh që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, shkruan në një artikull media spanjolle “TeleCinco”.

Nuk është e zakonshme të shohësh një lider botëror të marrë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme me atlete.

Kështu ka bërë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili i ka befasuar të gjithë duke veshur këpucë sportive në një event zyrtar.

Edi Rama është një njeri me shumë karizëm dhe shumë i zhdërvjellët, përveçse kryeministër i Shqipërisë, ai është shkrimtar, piktor, publicist dhe ish-basketbollist.

‘Look’-u i tij i cili tërhoqi vëmendjen në mesin e kaq shumë drejtuesve ishte i mrekullueshëm.

 

Strategjia politike?

Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi rehatinë. I veshur me këpucë të bardha sportive, ai vendosi të shkojë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Alhambra të Granadës.

Ekspertët theksojnë se për këtë lloj eventi rekomandohet të veshësh një kostum të errët me një palë këpucë klasike.

Megjithatë, nuk ka një rregull specifik që ndalon përdorimin e atleteve të bardha me kostum.

Nuk ishte e ndaluar as fanella që Evo Morales nuk e vishte në kohën e tij në takimet politike, por falë tij Morales rrëmbeu të gjithë vëmendjen. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me liderin shqiptar.

Nuk është hera e parë që Edi Rama në daljet e tij publike përdor si këpucë komode atletet.

Edi Rama është një ish-profesor, shkrimtar dhe piktor, i cili zakonisht ndërthur kostumet me atletet siç është në modë dhe në rendin e ditës në tapetin e kuq.

Kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur me atlete. Gjatësia e tij 2.01 metra dhe vendndodhja e tij në rreshtin e parë të fotos e bënë tepër të dukshëm stilin e tij.

Çifti i krijuar nga kryeministri shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Edi dhe Linda Rama, mbërrijnë në Pallatin e Charles V në Granada. Ata tërhoqën vëmendjen për stilin e tyre alternativ, shkruan “Noticias”.

Përveç atleteve të politikanit, bashkëshortja e tij, Linda u shfaq me një fund të derdhur deri në fund të këmbëve të përshtatur me nje bolero dhe mënge të bardha. //a.i/