Protestë memorje nga “Qyteti i mermert” i heronjëve të Dukagjinit !?
Vlersoni heronjtë dhe UÇK !?
UÇK , Lavdia e kombit!
U mbushën, sot 24 vite, kur Heroi i Kombit, Halit Coka, së bshku me bashkëluftëtarët e rënë në luftë, në Zonën Operative të Dukagjinit, lanë llogoret e trimërisë për t’u futur në historinë e lavdishme të luftësçlirimtare dhe të kombit shqiptar. Një ditë plot dhimbje, plot lotë, shumë mërzi, prisni kapedanët e lirisë për t’u bërë nderimet tona se, ata na sollën lirinë, ne do t’ju shkruajmë historinë. Këtë dhimbje të madhe e këthyem në forcë, pasi lavdia e tyre triumfoi mbi dhimbjen dhe heroizmi i Tyre na mbushi me lavdi e shpresë për një Kosovë të re dhe për ribashkimin e Shqipërisë, me një jetë më të mirë.
Heronj dhe Dëshmorë të kombit!
Ju ishit e jeni burra, që ndërruat jetë për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, latë emrat dhe veprat tuaja, që nuk vdesin kurrë….!
Ju nuk merrni oksigjen, por na jepni oksigjen, na jepni jetë dhe shpresë. Ju nuk jetoni si qenie të gjalla por, ju gjallëroni krenarinë e breznive me ato që bët dhe me atë që na latë. Ju dhe amaneti juaj nuk vdesin kurrë në mendjet dhe zemrat e popullit të ndershëm dhe shumë patriot.
Ju politikanë të ndershëm, poetë e gazetarë, shkruani për heronjtë ,mos u merrni me deshët dhe cjepët e politikës!.. Ata janë gjallë, por të vdekur se kanë pushtetin e parasë, por nuk kanë emër të mirë.!…
Ata vdesin elektoralishtë bashk me farën e konfliktit që po bjellin çdo ditë. Janë të vdekur fizikisht pasi janë mbuluar me maska…Vdesin moralishtë nga veprat e tyre të shëmtuara!…
Shkruani bukur se bukuria e fjalës suaj, ndjell bukurinë e shpirtit,!.. Hidhni poshtë mendimet e paguara, që të vdesin falsifikatorët dhe ata që nxinë luftën legjendare të UÇK – së dhe militantët e gënjeshtrave .!!
Merrni shpirtin e nënave të dashra e të shumëvuajtura, etërvee punëmirë, paqes e dashurisë njërzore, vuajtjes e ngadhënjimit, suksesit të merituar, emrit të skalitur në vepra frymëzues, që vinë nga vetmohimi ,sherbesa e mirë, humanizmi dhe drita e besimit.!!!
Politikanët që sundojnë shpirtin krijues të një populli, kulturën e gjuhën shqipe, ligjin e bëjnë sipas interesave të errta të tyre. Pas buzëqeshjes së tyre fshihet hipokrizia e madhe, dallimi politik dhe diskriminimi shoqëror. Keshtu u leverdis të sundojnë, kështu u dalin mirë llogaritë. Këta nuk flasin shqip, nuk punojnë shqip dhe nuk gjykojnë e vlersojnë shqip.!…
Kaçakët e politikës në krye të vendit shesin interest e kombit për të blerë sundimin e tyre.
Sipas “padronëve “të ri “Thesi i parasë”, blenë historinë, përmbys historinë, blen kulturën, lashtësinë, autoktoninë dhe shet pushtimet, dramat e tragjeditë, gjenocidin e skllavërinë, butë e lehtë tek “tregtarët” e zënë robë….!
Mbi gjakun e luftëtarëve janë ulur këmbëkryq,”Mbretër pa mbretëri”,”rapsod pa qifteli”,”burra pa burrëri”,”oratorë pa fjalë”,”kalorës pa kalë”,”shtetarë pa shtet”,”besnikë pa amanet”,”kronistë pa kronikë,Origjina pa fisnikë”,”atdhetarë të mërzitur”,kalemxhinj të shitur.!!!.
Pra, mësojeni mirë ju pushtetarë që keni në dorë fatet e vendit. Ku derdhet gjaku dhemb liria, ku heshtin brezat shitet historia,!… E varret janë kundër taborrëve të rinjë e kralëve të vjetër, kur historia e kujtesa shitet tokë e qiell pushtohen nga ëndrrat e lakmisë.!….
Popujt fatkeq u shpërbënë nga djemt e tyre, injorantët e “dipllomuar”, heronjtë e rremë dhe nga lakmia e kuislingëve!…