Vështrim/Analizë

Lutfi Coka: Nëna shqiptare e Shekullit të Ri

Protesta e një Nëne kundër politikanëve të Shekullit të Ri

Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj  kërkesën në formë  proteste!?….

Ky vend, Shqipëria, ka burra shteti e burra dheu, heronj e dëshmorë, shkrimtarë e shkencëtarë, artistë e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po nënat, që ju lindën, ju rritën, ju burrëruan e ju shkolluan, ku i keni?! Ku janë?…

A e dini ju, o të nderuar se kush janë nënat, vajzat, motrat dhe gratë shqiptare?!..

Vajzat, gratë dhe nënat shqiptare kanë qenë prapavija e çdo lufte për liri, atdhe, bashkim e pavarësi!…  Prandaj, i drejtohem tribunës së mendimit shqiptar..

A e keni për turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri dhe me plan, sikur të ishin garniturë!?….

Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverish e kuvendesh … Ato, janë zonjat e meritës, gjysma e mirë e kombit shqiptar. Prandaj, meritojnë të rrinë përkrah burrave se janë nënat e këtij vendi!… Ato kanë përkund dhe po përkundin djepin e lavdisë e të krenarisë së këtij kombi!… Nënat dhe gratë tona ishin dhe vazhdojnë të jenë të heshtura, të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë… Protestojmë me forcë, kur femrat shqiptare shiten e trgtohen si mish i bardhë, për të kënaqur epshet e dështakëve e të viktima të dhunës, skllave të shekullit të Ri…