Vështrim/Analizë

Gjeopolitika në kapërcyellin e demokracisë liberale

Në kapërcyellin e demokracisë liberale, që pritet të shoqërohet tok me ndryshime të
thella strukturore ekonomike dhe me vet sistemin politik, duket se do të imponohet,
si gjithmonë, edhe gjeopolitika. Për kombin tonë kjo periudhë ka peshë gjithësesi
specifike.

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Trump njoftoi të enjten e kaluar se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse kolegji
zgjedhor voton për kundërshtarin e tij Joe Biden. “Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini
këtë,” u tha ai gazetarëve në festën e Falënderimeve. Takimi elektoral është
planifikuar për në 14 Dhjetor.
Po hyjmë gradualisht në epokën e sprovës së demokracisë liberale.
A do të arrijnë SHBA-të që, brenda këtyre katër viteve që pasojnë, nën drejtimin e
Joe Biden-it, ta bëjnë të parikthyeshëm eksperimentin e dështuar të neofashistëve?
Po BE-ja si do ta shfrytëzojë këtë periudhë të rikthimit në “normalitet” të raporteve
transatlantike?
Po ne shqiptarët a do të nxjerrim leksionet e duhura nga rreziku që kaluam derisa
administrata Trump, në koordinim me marionetat e Beogradit, për pak sa nuk ia
aneksoi veriun e Kosovës sërish Serbisë? (…)
Ndeshtrashat (sfidat) e neoliberalizmit ndërkohë u dëshmua se kishin tepër pak, për
të mos thënë asgjë më të veçantë çka t’i afronin sistemit politik të epokës moderne,
e që do të mund të cilësohej si një kërcim, hop në histori. Përkundrazi, ata, me
veprimet nga pozicioni neofashist, përshpejtuan ripozicionimet gjeopolitike të fuqive
evropiane në kapërcyellin e demokracisë liberale drejt demokracisë deliberale.
Nëse fundi i Luftës së ftohtë nënkutonte edhe fundin e konfliktit Perendim-Lindje, me
ç’rast do të korrigjohet padrejtësia në raport me Gjermaninë, duke promovuar shpejt
unitetin, respektivisht bashkimin gjerman, në juglindje të Evropës, fundi i këtij
konflikti, nuk do të sjellë automatikist ndryshimin pozitiv të statusit të Kosovës, si do

të duhej të ndodhte, dhe me këtë edhe unitetit të kombit shqiptar. Përkundrazi,
shqiptarëve iu dashtë të ishin bartës të një lufte titanike, të cilën do ta bëjë UÇK-ja e
vegjëlisë, e më pas edhe një betejë e gjatë diplomatike, që do të përfundojë me
krijimin e Republikës së dytë shqiptare në rajon (2008).
Jemi në kohën kur politologu i njohur amerikan Francis Fukuyama do të publikoj
librin e tij me titull provokues „Fundi i historisë“. Ai këtë e kishte bërë edhe në shenjë
nderimi ndaj filozofit të madh gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 250 vjetori i të
cilit shënohej gjithandej në perëndim edhe për të shenjuar, në njëfarë mënyre, garën
mes demokracisë liberale si sitem politik fitues i Luftës së ftohtë dhe mbështetësve
të sistemit politik europian, që bazohej në mirëqenien ekonomike, në njërën anë, dhe
konomisë socilae të tregut, në anën tjetër.
Viti 2016 do ta “përmbysë” dramatikisht historinë e perendimt: Britanikët do të
votojnë pro Brexit-it, ndërkaq neoliberalët amerikanë do të hyjnë triumfalisht në
Shtëpinë e Bardhë. Tashmë është fakt notar: që të dyja këto ngjare, nuk ishin
produkt i rastësisë historike. Përkundrazi, arsyeja reale për këtë “përmbysje”
tektonike të politikës në Perendim ishte pikërisht kriza financiare globale e vitit
2008/2009.
Fundi i konfliktit Lindje-Perëndim, repsktivisht i Luftës së ftohtë, nuk ishte vetëm
fitorja e supozuar e kapitalizmit, por edhe fundi i sistemit politik të vjetër të pasluftës
së Dytë Botërore. Viti 1999 shënonte kështu fundin e këtij rendi në Evropën
Juglindore. Influenca ruse në rajon me çlirimin e Kosovës mirrte një goditje të rëndë,
ndërkaq me pavarësimin e saj (2008) edhe Serbia, si sateliti i saj në rajon, po hynte
në hullinë e ridefinimit të gjeopolitikave të saj për dekadën vijuese.
Viti 2020 paraqet rikëndelljen e demokracive liberale. Ajo u dëshmua sidomos me
fitoren e demokratëve në SHBA. Populli amerikan i dha kohë për rikuperim
perendimit në veçanti e botës në përgjithësi, e njëkohësisht edhe për trajtimin më
serioz që duhet t’i bëjë perendimi sistemit politik.
Ky sistem tashmë po dëshmohet si i paaftë për t‘u përballur me ndeshtrashat e
pritshme. Largimi i D. Trump-it nga Shtëpia e Bardhë duket se vetëm do t’ i jap

kohën e duhur për frymëmarrje dhe reflektim stablishmentit politik aktual. Rishikimi i
sistemit të ri politik po rezulton edhe si nevojë urgjente që imponon kjo periudhë
kalimtare e rikëndelljes së demokracisë liberale, që do të garantonte ecjen graduale
drejt demokracisë deliberale.
Rendi pasues global, megjithatë, nuk do të formësohet vetëm falë raporteve
transatlantike, meqë roli i Kinës tashmë është i pashmangshëm.
Për zgjidhjen e problemeve me karakter global, kërkohet qasje e bashkëpunim
partnerësh shumë më heret se sa shtetet të arrijnë maturinë politike për të
respektuar parimet e demokracisë liberale. Rasti i Polonisë dhe Hungarisë në BE
aktualisht dhe rrëshqitja e tyre në terrenin e shteteve autoritariste, po e vështërson
tej mase ecjen e BE-së drejt integrimeve më të thelluara dhe pozicionimit si bashkim
politik i llojit të vetë.
Përveç ndryshimit gjeopolitik, tani është dixhitalizimi në rrafsh global dhe ndryshimi i
klimës, që tok, po ndikojnë në përmbysjen epokale të pritshme, ndërkaq tashmë po
jetojmë një ripozicionim, respektivisht rishikim të politikës në plan global bazuar në
reflektimet politike të kohës.
Përdorimi human i të dhënave dhe ai i inteligjencës artificiale tok me shmangien e
përbashkët të mundshme të ndryshimit global të klimës, që po kërcënon ekzistencën
tonë, shpërfaqin nevojën esenciale për ndryshim sistemi. Shih për këtë, gjithandej,
shtrohet pyetja legjitime se a mundemi si shoqëri, në rrafsh global, t’i zgjidhim
problemet dhe sfidat që kemi me sistemin ekzistues, stimujt, rregullat dhe
institucionet ekzistuese? [1]
Edhe në rrafshin europian duket se reflekton qartë teza e “dy tendencave të të
majtës”, e cila është bërë e zakonshme në politikën dhe shkencën e Amerikës
Latine, që dallon një të majtë “pragmatike”, “të arsyeshme” dhe “moderne” (Kili,
Brazil, Uruguaj) nga e majta tjetër “demagogjike”, “nacionaliste” dhe “populiste”
(Venezuela, Bolivi, Argjentinë, Meksikë). [2]
Ngjashmëri pikëpamjesh të kësaj natyre vërehen edhe në Europë, sidomos në
vendet skandinave, në Skoci, në Irlandë…por edhe në Europën Juglindore. Si në

Amerikën Latine ashtu edhe në periferitë e Evropës, e përbashkëta e rrymave të reja
politike të së majtës është tendenca për të shprehur vullnetin e tyre politik për ta
sfiduar agjendën neoliberale përmes forcimit të shtetit dhe përmirësimit të gjendjes
sociale në tërësi.
Në kapërcyellin e demokracisë liberale që pritet të shoqërohet me ndryshime të
thella strukturore ekonomike dhe me vet sistemin politik, duket se do të imponohet
si gjithmonë edhe gjeopolitika.
Në këto rrethana çfardo insistimi i BE-së për t’ia imponuar Kosovës dialogun
asimetrik me Serbinë, duke vazhduar kështu me promovimin praktik të “fuqisë së
butë” si qëllim më vete, edhe atëherë kur Serbia hapur në raport me Kosovën po
vepron duke u bazuar në parimin “e fuqisë së ashpër”, pra ky qëndrim, shpien
pashmangshëm në çekuilibër, do të thoshte Henrih Kisinxheri.
Për kombin tonë kjo periudhë ngado që ta venerojmë, ka peshë specifike.
A do të arrijmë që ta kuptojmë drejt këtë urgjencë për funksionalizimin e dy
republikave tona dhe rikthimin e plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes politike
europiane — aty ku e ka vendin?
Tashmë do të duhej ta kishin të qartë edhe pasuesit e aventurierve në politikën tonë
kombëtare, që verbërisht ranë në kurthin e Beogradit, duke tumirë projektin ruso-
serb, tek arsyetonin me pompozitet se ndryshimi i kufijve ishte një mundësi që po i
ofrohej shqiptarëve dhe duhej kapur si një çast historik!
Ky soj politikanësh më në fund duhet të largohet nga skena politike. Në Kosovë këtë
akt e bëri Gjykata Speciale si një Vis Majoris, ndërkaq në Shqipërinë politike do të
duhej ta bënim vetë, ne si komb përmes instiucioneve të drejtësisë dhe plebishitit të
votës.
E ardhmja e kombit Shqiptar, pozicionimi i tij në familjen euroatlantike nuk kalon as
përmes Beogradit dhe as përmes projekteve serbo-neootomane.
Prandaj, kthimin e Presidentit Joe Biden duhet parë si një shans i dytë për
shqiptarët.

Beteja politike që po zhvillohet në Kosovë, për shumëçka i ngjet epokës kur po
fillonte e po shtrihej gjithandjej kryengritja e madhe për pavarësi (1910–1912).
Atbotë piemont i Shqipërisë ishte bërë Kosova; Gryka e Kaçanikut ishte shndërruar
në Termopile shqiptare. Por, ai shpirt kryengritës dhe ajo përlindje e ndërgjegjes së
kombit, ishte nëpërkëmbur nga disa krerë që kishte nxjerrë në sipërfaqe
nomenklatura vasale e pushtetit tok me atë të religjionit suni, që pamundësuan
shfrytëzimin e qastit historik për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë pikërisht në
Shkup e në çastin pikant — korrik 1912, kur mbi 30.000 kryengritës ia kishin dalë ta
çlironin qytetin më të madh shqiptar, ish qendërn e vilajetit të Kosovës — Shkupin.
Historia më pas, shpejt, do t’ na gjykoj rëndë — më se gjysma e Atdheut do të
aneksohet nga shtetet fqinje, pjesa më e madhe nga Serbia. Kombi, megjithatë
mbijetoi. Por, nuk arriti dot të jetonte e prosperonte, sepse vazhdonte ta kishte trupin
të shndërruar në torzo.
Rrethanat tashmë, kur po hyjmë në dekadën e tretë të shek.XXI, kanë ndryshuar
rrënjësisht në dobi ët shqiptarëve. Tashmë nuk është në pyetje mbijetesa e kombit.
Kërkesat tona për të jetuar dinjitetshëm, tashmë janë legjitime. Lufta e UÇK-së hapi
këtë perspektivë, duke e shndërruar në gjakim real edhe bashkimin në trajtën e
federatës, siç e gjykoj unë, si mundësi më reale dhe më e shpejtë.
Qeveria Hoti — produkt i kombinacioneve të çuditshme të krimit me politikën që
olhokratët tanë kanë aplikuar për dy dekada të plota, në njërën anë, dhe i interesave
afatshkurtëra për efekte elektorale të D.Trump-it, në anën tjetër, nuk përballon dot
uraganin e vullnetit të popullit për ndryshim që tashmë po vjen si flladi i jugut.
Zgjedhjet në komunën e Besianës e dëshmuan këtë frymë katërcipërisht. Kosova,
prandaj shpresoj e pres, që sërish, të shndërrohet në pararojë të procesit politik, i cili
do ta përmbyllë sukseshëm bërjen e Shtetit si bartës i sovranitetit të kombit. Tek
atëherë Kombi do të jetoj lirinë dhe ëndrrën e tij legjitime për bashkim, mirëqenie e
drejtësi sociale, për prosperim e zhvillim ekonomik…
Shumëçka flet në dobi të kësaj teze.


Fusnotat

  1. Henning VÖPEL
    https://www.hwwi.org/publikationen/hwwi-standpunkt-einzelansicht/30-
    jahre-deutsche-einheit-systemfragen-damals-und-heute?no_cache=1.html
  2. https://nuso.org/articulo/eine-zwei-viele-tendenzen-in-der-
    lateinamerikanischen-linken/