Botë

Covid-19: Vaksina Pfizer / BioNTech e sigurt për përdorim në Mbetërinë e Bashkuar nga java e ardhshme

Erëza Ibrahimi

Luftës me koronavirus po i vie fundi!

Pas kaosit të krijuar, të gjitha shtetet e fuqishme në mënyrë kontinuale u angazhuan që t’i vënë fundin virusit që bëri nam në të gjithë botën. Pafund analiza, eksperimente e hulumtime të bëra dhe fatmirësisht diçka rezultoi e suksesshme.  Ky moment historik do të jetë pjesë e pandashme e Mbretërisë së Bashkuar e cila tani është shteti i parë në botë që aprovon vaksinën kundër koronavirusit.

“Ndihma është rrugës” njoftoi Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock të mërkurën në mëngjes, pasi Mbretëria e Bashkuar kishte dhënë autorizimin urgjent për një vaksinë të bërë nga gjigandi i farmacisë Pfizer dhe partneri i tij BioNTech. 

Vaksina u aprovua pas analizave finale të fazës së tretë duke treguar se është 95% efektive në mbrojtjen kundër infeksioneve, madje edhe tek persona të moshuar dhe nuk shkaktoi ndonjë shqetësim serioz.

Ky lajm tani nënkupton që Mbretëria e Bashkuar ka lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian në garën për apovimin e vaksinës kundër virusit, i cili për disa muaj la pas 1.5 milion të vdekur në mbarë botën. Mbretëria e Bashkuar  ka porositur rreth 40 milion doza të vaksinës të mjaftueshme për të vaksionuar 20 milion njerëz. Hancock në një paraqitje për BBC ka raportuar se 800.000 dozat e para të vaksinës do të jenë të gatshme për përdorim  gjatë javës së ardhshme. Ndër të tjera Hancock ka thënë se njerëzit e moshuar në shtëpitë e kujdesit do të jenë në krye të listës prioritare.

Vaksina Pfizer / BioNTech përdor një qasje të re në mënyrë që  vaksina të shfrytëzojë  një pjesë të materialit gjenetik të quajtur ARN i dërguar për të nxitur trupin të krijojë një pjesë sintetike të koronavirusit dhe të stimulojë një përgjigje imune. Por ARN-ja është shumë e ndjeshme ndaj ambientit të jashtëm, kështu që vaksina duhet të mbahet në temperatura ultravjollcë, që do të thotë se kërkohen pajisje speciale për ruajtje. Duke u bazuar në këtë fakt Mbretëria e Bashkuar ka gjetur mënyrën adekuate për transportimin e vaksinës.

Në anën tjetër Pfizer CEO në një paraqitje për mediat ka thënë se aprovimi i kësaj vaksine është një arritje e madhe për të cilën kanë punuar shumë dhe i duartroket shërbimet shëndetësore në Mbretëri për aftësine e tyre të kryejnë një vlerësim të kujdesshëm dhe të ndërmarrin veprime të duhura në kohë që të mbrojnë popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Vende të tjera, përfshirë SHBA, po konsiderojnë miratimin e vaksinave të ndryshme të koronavirusit para fundit të vitit.