Lëvizja\UÇK

Fitor Seferi: Veprimtaria e LPRK – së dhe e veprimtarëve të saj nga trakti deri te lufta e armatosur

Ideja ime në këtë rrëfim nuk është që të flas për rrethanat politiko-shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni. Por, dua të shkruaj për ju lexues një rrëfim, të një ngjarjeje të vitit të largët 1989.
Komiteti Drejtues i Lëvizjes Popullore për Repubikën e Kosovës (LPRK), në tetor të 1989, kishte vendosur të shpërndante një trakt mbi situatën politike shumë të rëndë të popullit shqiptar në ish Jugosllavi. Për ta shpërndarë një trakt në ato kohra duhej përveç që të përpilohej e të hidhet në letër, duhej të mirrej vendim dhe miratim nga organet përkatëse. Gjithëherë besimin për ta organizuar këtë veprimtari, përzgjidheshin kuadrot më të përgaditura dhe më të besuara, që t’i realizonin gjitha fazat, e deri te shpërndarja. Për ta shtypur duheshin mjetet bazë: letër, ngjyrë e mjete tjera teknike. Mjete që për kohën ishte shumë vështirë të siguroheshin dhe bartnin rrezikshmëri të jashtëzakonshme në vehte.
Këto për kohën sotit dhe gjeneratat e reja, duken të pakuptimta dhe vështirë e kanë ta imagjinojnë se si një fletë e vogël e quajtur “trakt”, ka shkaktuar destabilitet dhe rrezik për okupatorët sllav.
Kur sot, mundësia për t’i paraqitur ato mendime e bindje të një trakti është shumë e lehtë. Nga mundësia për mes një statusi në rrjetet sociale, e deri te mundësia ato për t’i shkruar e paraqitur në gazetat elektronike e portalet, si dhe shumë mudësi të tjera.
Për kohën, po të kapej një trakt nga focat ukopuese, pasojat ishin të rënda, me ndjekje, largim nga puna dhe denime me burgosje me vite të tëra. Imagjinoni për një trakt çfarë pasoja kishte, po për një gazetë e libër të ndaluar, apo një bazë e organizatës me matriale teknike që për kohën ishin të ndaluara?
Ato ishin kohra ku dominonte një vullnet i madh për punë atdhetare, punë që përcillej me një diciplinë të lartë, duke moskursyer asgjë nga vetëvetja, për t’i i realizuara detyrat që ngarkoheshim.
E pra, trakti i tetorit, të vitit 1989, i ishte ngarkuar Arif Seferit (sot Dëshmor i Kombit), të bënte punët përcjellëse deri te shtypja.
Në atë kohë, unë Fitori, djali i Arifit, isha në moshë shumë të re. Por, i mbaj në mend deri në detaje se si ishte organizuar dhe shtypur ky trakt në shtëpinë tonë, bazë e LPRK-së. Për ta shkruar këtë rrëfim, kam vu kontakte me ish aktivistë të LPRK-së, që t’i sjellin mendimet e tyre. Ja se si e evokon dhe e përshkruan këtë akt veprimtari Agim Shillova:
Unë, Agim Shillova, nga fshati Topliqan, komuna e Lipjanit, qysh në vitet e 80, emigrova në Zvicërr. Atje u njoha me shumë shokë që ishin të angazhuar në LPRK. Arif Seferin e takova në Mbedhjen e Dytë të Përgjithëshme të LPRK-së. Arifi ishte delegat i kësaj mbledhje.
Ai vazhdon, po atë vit, unë u ngarkova me detyra të shumta. Njëra ndër to ishte edhe sjellja e nji shaptilogrofi, si dhe një makinë shkrimi elekronike nga Zvicrra në Kosovë. Të cilët duhej ti merrte Arif Seferi. Këtë veprimtari e realizuam me nji shok shqiptar, që kishte nënshtetësi dhe pasaportën e Turqisë, i cili quhej Hysni. Ky jetonte, punonte dhe vepronte në Bazell të Zvicerrës.
Pasi erdha në vendlindje, e mora në telefon Arifin dhe i kumtova që duhej të takohemi. Dy ditë pas, erdhi Arifi me nji makinë Reno katër, me nji shok të tij, që më vonë i mësova emrin, e që quhej Reshat, arsimtarë i Biologjisë. Arifi më tha që atë ditë nuk do ta marrë shaptilografin dhe makinën e shtypit, por, do të vinë pas dy ditëve. Edhe vërtetë ashtu ndodhi, erdhën me të njejtën makinë , sëbashku me Reshatin. Posa hyri tek shtëpia ime, i luta si është zakoni që i presim miqt me ushqim apo ndonjë kafe. Por, ata refuzuan, sepse shqetsimi i tyre ishte, një ashtu edhe i imi se si do të kalonin rrugës, e rruga ishte e largët deri në Kumanovë, me përplotë rreziqe.
Me makinën time, teknikën e barta deri në fshatin Bibaj, komuna e Ferizajt. Doja të ndaja me shokët rrezikun për transport, së paku deri aty ku kisha mundësi. Tek Bibajt, teknikën e bartëm te makina e shokëve. Pas dy ore e kishim lënë t’i telefonoja, për ta kuptuar se si kishin kaluar rrugës. U dëgjuam, e në telefon më tha: mirë shumë, e mora parketin e më doli shumë i mirë.
Herën e fundit që e takova Arifin, ishte momenti që së bashku ishim pjesmarrës në demostratat e vitit 1989, në Ferizaj, kundër ndryshimeve kushtetuese.
Për Arif Seferin, Dëshmorin e Kombit, mbaj kujtimet më të mira, për një burrë sypatrembur, shok i idealit.
Lavdi jetës dhe veprës se Dëshmorit të Kombit Arif Seferit!
Lavdi demostratave të vitit 1988 në Kumanovë!
Kështu e mbyll rrëfimin e tij Agim Shillova, ish anëtarë i LPRK-së.
E mbaj në mend, se si me babën(Arifin), shkuam në Shkup, dhe te një librari në Bit Pazar, i bleu një pako me letra, gjithësej dhjetë mijë copë letra. Ky rast më ishte ngulitur në mend, për të vetmen arsye, se pse kaq shumë letra mori i ati im, për çfarë do ti përdore?! Ende nuk e dija për shtypjen e traktit që do të bëhej te shtëpija jonë, nuk e dija se edhe unë do të isha pjesëmarrës në këtë veprimtari.
Shumë më vonë e kam mësuar se tekstëshkruesi i këtij trakti kishte qenë Afrim Zhitija, Hero i Kombit. Teksti duhej në fillim të shtypej në matricë. Këtë mundësi e kishin mjetet teknike që i posedonin shkollat. E për fat të mirë Babai im ishte mësimdhënës, punëtori dhe mirëmbajtësi i kësaj teknike ishte Zulfi Bislim, bashkëmendimtar dhe shok i Babait. Ai i ndihmoj, duke u vë në shërbim dhe tekstin e shtypën në matricë.
Pasi kryhet akti i shtypjes në matricë, tek ne në shtëpi vijnë Behadin Hallaçi dhe Shaban Muja. Ata pushuan pak kohë dhe drekuan, e pastaj filluan me punë me shaplitografin. Më kujtohet se në rrugë, jashtë shtëpisë e vuri roje vllaun tim të madh, Seferin. Ndërsa unë me Reshat Latifin, për gjithë pasditen e deri në mbrëmje punuam në shaptilograf. Në mbrëmje, Seferi na paralajmroi se po vinë disa kusherinj tek ne në vizitë. E ne shpejtë i mblodhëm të gjitha gjërat, i larguam. Nërsa Behadinin dhe Shabanin i paraqitëm si shokë të studimeve të Isufit(vllau im). I cili në atë kohë ishte student në Prishtinë.
Pasi shkuan miqt e familjes, vazhduam punën me shaptilograf deri në mëgjes.
Fazë tjetër që barte rrezik në vete ishte se si traktet e shtypura të arrijnë në destinacionin e duhur. E destinacioni ishte Prizereni. Në fillim ra si ide që traktet të vendosen në pako të detergjenteve, që shërbenin për larjen e rrobave. Por, mendimi i Seferit u pranua si më mirë e deri diku më sigurtë, që teraktet të futen brenda gomave rezervë të makinave të vozitjes. Edhe ashtu vepruan, në gomën rezervë të makinës(tipit Opel Rekord), që me të kishin ardhur shokët Behadini e Shabani, si dhe në gomën rezervë të makinës BMW, që e posdonte Babai im. “Fati i përcjell trimat”, fjali e urtë popullore, edhe kështu ndodhi, fati e deshti që i gjithë aksioni i bartjes të kalojë mirë.
Faza e fundit kishte mbetur shpërndarja e traktit. Edhe kjo fazë realizohet me përpikmëri, duke zbatuar të gjitha direktivat që i kishte dhanur Komiteti Drejtues. Traktet dërgoheshin në Këshillat e Rrethit, e ato i shpërndanin anëtarëve të Këshillave Popullore, që për të realizuar shprrndarjen në teren në mënyrë masive.
Vonë, shumë vonë e kam kuptuar se nga Komiteti Drejtues ishte caktuar Menderez Zendeli, që këto trakte t’i sjellte për Këshillin e Rrethit të Kumanovës. E pra, kjo diciplinë e hekurt, ky përkushtim deri në vetëflijim i bëri të pamposhtura organizemet për lirinë e kombit.
Rrespekt deri në përulje për të gjithë veprimtarët, për familjet e tyre që u shdërruan në kulla të pamposhtura!
Lavdi deri në përjetësi për të gjithë Dëshmorët e kombit, që e dhanë jetën gjatë rrugëtimit për liri!
Ja si dukej “trakti” në fjalë: