Vështrim/Analizë

Ylli Meçe: REVOLUCIONI I “DON SALI VUÇIDOLIT” ME ” ILIR PANÇËN” E SKRAPARIT

REVOLUCIONI I “DON SALI VUÇIDOLIT” ME ” ILIR PANÇËN” E SKRAPARIT
E vërteta është se paralelizmi me veprën e shkrimtarit të madh spanjoll M.Servantes “Don Kishoti i Mançës” përputhet si me dy pika ujë, por në kohë të ndryshme. Don Kishoti, një aventurier që i kishte perënduar koha kish zgjedhur si këshilltar Sanço Pançën (barkun), të cilët të dy së bashku ,në rolin e kalorësve dolën nëpër Spanjë për të rikthyer kohën e tyre…Kështu dhe dy personazhet tanë, Sala me Lil Floririn, janë hedhur në një sulm frontal për të zhvilluar një “revolucion të madh” ( por ama paqësor) për të gjitha plagët që po manifeston pushteti i Edi Ramës. Në thelb e vërteta është se pushteti aktual, është zhytur dhe vazhdon të zhytet çdo ditë e më shumë në një krizë të madhe besimi në popull, duke manifestuar të gjitha plagët e sistemit kapitalist, sikurse janë papunësia e lartë, niveli i ulët i jetesës i cili ecën paralelisht me çmime të larta, teksa pagat e punonjësve dhe pensionistëve janë tmerrësisht tronditëse. Rezultatet e premtuara ngelën vetëm në letrat dhe fjalimet e deputetëve që na i lexonin herë mbas here të njëjtat gjëra në takimet paraelektorale, të çdo lloji e niveli qofshin ato. Si rezultat i kësaj politike, papunësia u rrit me shifra të frikshme, teksa rinisë tonë i’a çpronësun ëndrrat e saj të bukura, duke e detyruar të marrë rrugën e arratisë. Tashmë, Shqipëria mund të konsiderohet si i vetmi vend në botë që shumica e popullsisë përbehet nga pleq, plaka dhe fëmijë deri në kufijtë e adoleshencës së dytë. Plagët e veta, shoqëria shqiptare i përjeton me të dy klasat, si me klasën e borgjezinë e re e të pa shpirt, vrastarja numër një e indetitetit tonë kombëtar e cila është zhytur e vazhdon të zhytet çdo ditë e më tej në një korrupsion, ashtu dhe me klasën e shtypur të punëtorëve dhe fshatarëve tanë në të katër anët e Atdheut. Në kushte të tilla, kemi më shumë se tre dekada dhe e vërteta është, se ende nuk po del në skenë, ajo forcë politike e progresit për të marrë në dorë fatet e atdheut tonë i cili lëngon e lëngon dhe për të mbijetuar, është i detyruar të lëpijë plagët e veta gjithë dhimbje që i kullojnë gjak, gjak ky, i cili nuk është një sajesë artistike e publicistikës , por gjak real. Shkalla e lartë e korrupsionit në të gjitha hallkat shtetërore që nga maja e piramidës e deri te një sportelist spitali i ka rrënjët e thella. Fara e hedhur, nuk është vepër individuale e një të marri dhe të çorodituri si Sali Berisha, por është natyrë e vet sistemit. Nuk ka aspak kapitalizëm pa plagë të tilla, si ato që u përmenden më sipër, plagë madje të rënda dhe që e shoqërojnë atë tërë jetën. Gjithësesi, duke e shfrytëzuar me mjeshtëri situatën e krijuar, vet arkitekti dhe simboli i gjithë krimit të organizuar shtetëror Sali Berisha, duke rrëmbyer flamurin e rreckosur të “Shtëpisë së Lirisë”, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të familjes së vet , sikurse dhe gjithë suitës së ngjashme me të , na shpalli botërisht “Revolucionin e mos bindjes qytetare”. Saliu me këtë slogan , tregon se ka dhe mangësi të theksuara dhe në fushën e filozofisë, sepse termi”Revolucion” presupozon një përmbysje të madhe të marrëdhënieve ekonomiko shoqërore e cila realizohet vetëm nëpërmjet luftës klasore, për të kaluar nga një cilësi e vjetër në një më të re dhe që shoqërohet me tjetërsimin e pushtetit duke e kalur atë nga duart e një klase në duart e një klase tjetër. Shkurt, revolucioni në kapitalizëm ose është revolucion proletar që zhduk borgjezinë dhe kapitalizmin një herë e përgjithmonë, ose është maskë e anarkizmit politik për të ekzaltuar masat dhe turmat e narkotizuara me slogane gjithë pathos e histeri sikurse po pretenon Saliu. Po a ja vlen të rrëzohet Rama ?! Unë 1000 e deklaroj se po ! Po mos vallë kjo do të thotë se flamurin e shpëtimit duhet ta marrë në dorë Sali Berisha?! Kjo do të ishte idiotësi më e madhe një populli të tërë e që do mbahej mënd në shekuj, nëse jetën dhe ekzistencën vet po ky popull do t’ia besonte një vrastari të tillë i cili pa ju dridhur aspak qerpiku urdhëron “Zjarr mbi popull” dhe në të pastajmen e deklaron hapur” Provojeni dhe një herë po jua u mbajti” ! Saliu, mbasi i tatoi pulsin USA-s dhe u bind se atij tashmë nuk kanë për t’i bërë gjë , është hedhur në sulm frontal sëbashku me një familje tjetër banditësh të çiftit Meta dhe kjo po aq vrastare sa dhe vet Saliu( Proverb i popullit : Ngjan krushqia- ndaj dhe bëhet) tashmë, jo më për të shpëtuar kokën sepse Salën për nga egërsia dhe pashpirtësia e tij e pamëshirshme e kanë frikë të gjithë strukturat shtetërore, aq sa dhe vet “Celibashi” dhjet gjak nga frika nga që është ne hall të madh, duke mërmëritur me vete monologun “hamletian”.. : Ta fut Salen në zgjedhje apo mos ta fut? Kjo është çështja ! Ja nuk e futa…po sikur ai ta rimarrë përsëri pushtetin…do na e futë gjithe komisionit sa te na dalë nga goja…. ! Po këta të gjykatës mor aman, ç’ndreqin kanë që po e zvarritin atë mender vule? Pse nuk vendosin , fundja ajo vulë brenda PD-se do ngelet ?! Amani ore dhe ju të SPAK-ut kini derman apo jo ? Amani ore… i jepni udhë këtij procesi, se po na lini dhe ne me gjak të ngrirë aq sa na ka zënë diarreja dhe kemi filluar të mbajmë jo vetëm brekë, por dhe benevrekë si masë sigurie ! Kot e them dhe unë, ata të SPAK-ut po dhjesin gjak për vete, sepse dhe ata dinë t’i bëjnë mirë llogaritë. Këtu mbaron monologu i Celibashit sepse i ndërhyn Sala: Clibash e dua Lirinë time, sepse dua shtëpinë e lirisë jo si kollovar por si dhëndër i parë…ndryshe ti e di fort mirë se mbiemrin “Qelibashi “që do të thotë se vendin e ke në “Qeli “ dhe te jesh atje si “bash “ ose si dollibash….. dmth si kryetar i të burgosurve. Interesant , si është e mundur që shqiptarët ende t’i shkojnë mbas kësaj mostre histerike ?!
Jo nuk është aspak çudi, sepse dhe Hitleri me histerizmin e tij narkotizoi popullin gjerman deri ne ekzaltim, ekzaltim ky që i kushtoi dhe e pagoi shumë shtrenjtë me gjakun e bijve të vet. Ja pse aventurierit te revolucionit Don Sali Vuçidoli dhe këshilltarit të tij “Lil flori skraparlliut” nuk u duhet zënë besë. Ata janë pjella më e egër e borgjezisë shqiptare që popullin e vet e ka prerë dhe vazhdon ta presë në besë për më shumë se tre dekada.