Në 16-vjetorin e vdekjes
(Në përkujtim të Kadri Roshit)
“Kur populli ngritet në këmbë, artisti duhet të bije në gjunjë para Tij”
Kështu u shpreh “Nderi i Kombit”, Kadri Roshi, artisti i madh i skenës dhe filmit shqiptar, në ditët dhe kohët, kur shqiptarët e Kosovës luftonin për jetë a vdekje, kur shqiptarët ishin përballur me veprime ushtarake, në pozicion jo të barabartë, me lubinë serbe në Kosovë dhe ashpër ishin përplasur politikisht për ruajtjen e qenies kombëtare dhe tërësinë e trojeve etnike në kullën e lashtë të Luigjit të 14-të në Rambuje të Francës, kështu veprohej politikisht në kohën kur luftohej në hapësirën kosovare dhe veprohej në mënyrën diplomatike në Shqipërinë e matanë Drinit. Kështu foli “Artisti i Popullit’ Kadri Roshi, kur bota mendonte, fliste dhe vepronte shqip.
Kadri Roshi është ndër artistët më emblematik që ka pasur populloi shqiptar. Ai bashkë me Naim Frashërin, Sandër Prosin, Bekim Fehmiun, Tinka Kurtin, Reshat Arbana, Margarita Xhepa,Viktor Gjikën e shumë e artistë të kohës së tij, e para ardhësit Aleksandër Mojsiun, Rexhep Mitrovicën e shumë bashkohës e para ardhës të Tij, që për shumë kohë e ne rrethana të veçanta kane mbajtur timonin e lëvizje skenike në teatrin e filmin kombëtar shqiptar që nga filmi i parë shqiptar “Tana” 1958 e deri në filmin “Mirupafshim” 1995 të realizuar në Greqi. Disa nga këta artist janë dalluar edhe ne skenën dhe filmin ndërkombëtar. Për çka Kadri Roshi, për arsye kohe e rrethana në të cilat jetoi, nuk pati rastin te dëshmohet.
Kadri Roshi u lind në Mallakastër, kurse dikush thotë në Ballsh në vitin 1924. Që në moshën dy vjeçare i vdes e ëma, nga shpirtërisht e materialisht nuk kishte të përmbushura nevojat dhe kërkesat fëmijërore. Që i ri për nevoja materiale u shtërgu të vije në Tiranë dhe të punon hamall, pastrues e çirak dhe krejt rastësisht në moshën 21 vjeçare punësohet suflerë Teatrin Kombëtar në Tiranë ku në një rast mori rolin e Gogolit që i dha shtytje profesionale për të vazhduar shkollimin në Zagreb dhe përfunduar ë Pragë. Për herë të parë u paraqit në skenën profesionale në shfaqjen e parë zyrtare 30 maj 1945 dhe nga atëherë Kadri Roshi nuk ju nda skenës dhe filmit. Ai që nga filmi i parë shqiptar “Tana” 1958 luajti 170 role të mëdha skenike e filmore. Por disa nga ato personazhe e role u rikrijuan dhe u formësua nga vet Kadri Roshi, si Halili e Hajria” “Revizori”, “Familja e Peshkatarit”,”Tokë e çmendur”, “Dhelpra dhe rrusht”, ku luajti rolin e Ezopit dhe mori epitetin “Ezopi shqiptar”. Nga shumë role filmi ”Plaku Mere”në filmin “Njeriu me Top” sipas veprës së Dritëro Agollit praktikisht definoi urtinë filozofike e atdhetare të mentalitetit kombëtar shqiptar, në regji të Viktor Gjikës zënë kulmin artistik jo vetëm për Kadri Roshin por kulmin artistik në kinematografinë shqiptare përgjithësi. Apo ngjashëm formoi dhe e bëri të ndjehet me ngjarje e kohë personaliteti historik e kombëtar pas më shumë se një shekull Abdyl Frashërin në dramën e Ekrem Kryeziut “Epoka para gjyqit”. Personaliteti i Kadri Roshi sa ishte i gjallë në jetë ishte “Nderi i Kombit” gradim që iu nda më 1998 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si edhe më herët shpërblimin avancues “Artist i Popullit” çmim i madh i nderit.
Kadri Roshi vdiq tash 16 vjet me pare, pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë më 5 shkurt 2007 në Tiranë.