Botë

Ankara – Mbi 6200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

KAYSERI, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi është rritur në 4 544, njoftuan zyrtarët.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se janë raportuar mbi 26 000 persona të plagosur.

Në Sirinë fqinje, të paktën 1 712 persona u vranë dhe mbi 3 749 të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës së shpëtimit “Helmetat e Bardha”.

Deri me tani, numri i përgjithshëm i të vdekurve, si në Turqi ashtu edhe në Siri arrin në mbi 6 200.//a.i/

Postimet e fundit !