BERLIN, 24 janar /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke luftarake “Leopard”, sipas burimeve qeveritare.
Berlini u ka dhënë leje vendeve të tjera për të eksportuar tanke luftarake “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Scholz, prej disa muajsh, ka hezituar të marrë një vendim për dërgimin e tankeve në Kiev, duke lënë në pritje jo vetëm presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por edhe aleatët e NATO -s dhe anëtarët e qeverisë së tij të koalicionit.
Zelensky deklaroi më herët se hezitimi i Berlinit po i kushtonte jetën ukrainasve.
Scholz e justifikoi hezitimin e tij duke thënë se ai duhej të zbatonte të njejtat hapa me SHBA-në, e cila gjithashtu nuk ka dërguar ende nga tanket e saj kryesore të betejës në Ukrainë.
Por, “The Wall Street Journal” dhe media të tjera amerikane raportuan sot se administrata e Biden ishte gati të ndryshonte kursin dhe t’i dërgonte Ukrainës tanket e saj “Abrams”. //a.i/