Histori

Besim Zymberi: Traktatet, kongreset dhe konferencat ndërkombëtare që për qëllim kishin copëtimin e Shqipërisë dhe zhdukjen e popullit shqiptarë

-Traktati i Shën Stefanit (mars 1878)
-Kongresi i Berlinit (qershor 1878)
-Konferenca e Londrës (1912-1913)
-Traktati i fshehtë i Londrës (1915)
-Konferenca e Versajës (1919)
-Konferenca e Jaltës (1945)
Të gjitha koferancat e lartpërmendura, janë mbajtur në një periudhë prej vetëm brends 67 vjetësh.
Secila më e zezë se tjetra për shqiptarët!
Secila më shkatërruese se tjetra për shqiptarët!
Fatkeqësisht, katër prej këtyre konferencave, janë mbajtur në zemër të Evropës Perëndimore!
Tri prej tyre, në lindje, por në pajtim të plotë të vendeve perëndimore!
Secila prej tyre, rezultoi me shkatërrim të tmerrshëm të fizikumit shqiptar dhe me copëtim të tmerrshëm të gjeografisë shqiptare!
Gjendja ndryshoi tek në vitin 1999.
Në Rambuje, u mbajt një Koferencê, e para në histori, e favorshme për shqiptarët;
Vazhdoi në Vjenë në vitet 2006-2007, në favor për shqiptarët;
Deri në Rambuje, në të gjitha konferencat ndërkombëtare, shtetet e fuqishme të Evropës Perëndimore, ishin përkrahëse të Rusisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Jugosllavisë, në dëm të tokave e kombit shqiptar!
Nga viti 1999, epoka e ShBA-se, njëanshëm detyroi Evropën Perëndimore të rreshtohej në favor të shqiptarëve!
Sot, jemi në epokën e planit Franko-Gjerman, që supozon një marrëveshje të qëndrueshme, por jo përfundimtare.
Të gjitha opcionet janë në lojë!
Mu tani fillon procesi vendimtar i tentim mashtrimit të madh!
Shqiptarët nuk duhet të kenë frikë, që nuk duhet të përjashtojë vigjilencën e skajshme!
Serbija do të tentojë të fitojë vetëm në dy mënyra: nëse arrin ta delegjitimojê shtetësinë e Kosovës ose nëse arrin tê imponojë njê asociacion territorial një-etnik serb, i cili mund të rrëshqasë më pas në një Federatë shqiptare-serbe!
Shqiptarët, janë fitues të të gjitha opcioneve tjera!
Shqiptarët janë në shekullin e tyre!
Përfundimisht, çështja do të zgjidhet me shtetin e natyrshëm e të bashkuar shqiptar, që do të jetë i formatit kulturor dhe gjeografik të ILLYRIA-s së re!