Përshëndetje, z.Agron!
Ju uroj përzemërsisht 10 vjetorin e Spektaklit të Madh Humoristik, Al Pazar! Ju uroj suksese dhe, kam shumë besim, se do të keni arritje akoma më të mëdha! Gjinia e humorit është krijimtaria më e vështirë në krahasim me krijimtaritë e tjera të letërsisë e të artit. Prindërit tuaj të kanë vënë emër mbreti dhe, në saj të prirjeve e të shkollimit dhe të akademisë të madhe të jetës, jeni bërë mbret i humorit të popullit shqiptarë. Prirjet tuaja të humorit i keni shfaqur që kur ishit fëmij. Ju kam njohur që në vitin 1976, kur ju ishit ende i parritur në një shfaqje në qytetin e Tepelenës, që kanë qenë fillimet e tuaja humoristike, kur imitoje personazhe e tipa të spikatur të jetës të atyre viteve. Ato prirje i keni zhvilluar e pasuruar hap pas hapi nga dashuria e pasioni, që keni ushqyer e keni ndaj gjinisë së humorit, nga puna krijuese e plot pasion për të realizuar shfaqje sa më cilësore dhe për të zbuluar e përceptuar problemet e mëdha të kohës si të politikës, të ekonomisë e të shoqërisë shqiptare, duke shpalosur prirjet e talentin tuaj drejt një të ardhmje më të suksesëshme. Prandaj tani për tani jeni vlerësuar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”. Ju e keni vlerësuar dhe vazhdoni ta vlerësoni prejardhjen tuaj të humorit nga grupi i Spektaktit të Humorit “Portokalli”, si shkollë e madhe përgatitjeje në autostradën e humorit. Kur u larguat ju nga Spektakli “Portokalli”, u dëshpëruam shumë. Por më kot, sepse ju krijuat grupin tuaj të humorit “Al Pazar”, që keni hyrë në vitin e njëmbëdhjetë. Humori i çdo periudhe të historisë mban vulën e kohës, kur krijohet e realizohet. Ka të bëjë me idetë e psikologjinë dhe problemet e kohës, që evolojnë gradualisht sipas sistemeve politiko-shoqërore e jetës së përditëshme. Me rëndësi është që humori të paraqesë e të shfaqë gjendjen e perspektivën e zhvillimeve, për të nxitur ndjenjat optimiste për një të ardhme më të mirë e më të bukur të popullit e të mëmës Shqipëri. Nga humori që paraqisni ju në Spektaklin “Al Pazar” jeni shumë të preferuar. Ju keni bërë e bëni një krijimtari e veprimtari të madhe si krijues e realizues, si skenarist e regjizor dhe si aktor me një galeri rolesh të panumërta e të pafund, si këngëtar e të tjera punëra të prapavijës. Sa bukur e shpejt i realizoni nga një premierë në javë, kur Estrada e Shtetit në Tiranë realizonte katër premiera të reja në vit, megjithëse jepte shfaqje çdo natë. Shumica e numërave të humorit të atyre viteve ende janë aktuale e të interpretuara nga aktorë brilantë dhe me një fjalor të pasur e të pastër. Mbahen mend e kujtohen me shumë nderim e përkulje shumë artistë të mëdhenj të spektakleve të humorit të para viteve ’90-të, që i përshëndes dhe u jamë shumë mirënjohëse për talentin e përsosur e kontributin e madh që kanë dhënë në gjininë e humorit shqiptarë. Më keni thënë në Bulqizë në vitin 2021, se pushoni vetëm katër orë në 24 orë. Ju bëni një punë të madhe e kolosale dhe jeni një model mësimdhënës për një pjesë të inteligjencës shqiptare, se suksesi i vërtetë e i sigurtë arrihet vetëm me punë e akrifica. Para viteve ’90-të përveç Estradës Profesioniste të Shtetit dhe të Ushtrisë kishim Estrada profesioniste në 26 rrethet e Shqipërisë, si dhe estrada amatore në çdo Ndërmarrje e institucion, në çdo Fabrikë e Uzinë, në çdo Kooperativë bujqësore e repart ushtarak, që funksiononin krahas grupeve të tjera amatore si, të teatrove e të ansambleve të këngëve e valleve etj. Nëpërmjet Estradave amatore vinte humori i freskë e real me karakter popullor. Kam parë disa rrethe që kanë bërë mirë, që e kanë vazhduar traditën mëparëshmë. Përvoja na mëson, që tradita e krijuar ndër breza, duhet vlerësuar e vazhduar, sepse nuk mund të krijohet e realizohet çdo gjë nga e para! Shfaqjet e “Al Pazar” i presim me shumë kënaqësi, sepse na japin ne spektatorëve e shikuesve të TV “Vizion Plus” gëzim e buzëqeshje, na bëjnë si publik të harrojmë për pak kohë vështirësitë e jetesës e të jetës në familje e shoqëri, na nxisin dashurinë për jetën e familjen dhe optimizmin për të ardhmen. Al Pazar është shndërruar në institucion qëndror shumë i rëndësishëm informacioni kombëtar, ku populli mëson e merr të dhëna për episode të së kaluarën e problematikat e plagëve më të mprehta aktuale, si dhe krijon besim për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Me krijimet tuaja dhe realizimin në premierat e Al Pazar i bëni një shërbim të madh atdheut dhe kombit shqiptarë. Siç e dini dashuria ndaj atdheut fillon që në familje. Familja e shëndoshë është ripërtritëse e jetës, ushqen e realizon dashurinë e sinqertë bashkëshortore, dashurinë e përkujdesjen prind-fëmij dhe anasjelltas. Kanë lindur e vazhdojnë të zgjerohen fenomene, që e trondisin familjen shqiptare. Por edhe shkolla si vatra e dijes e kulturës dhe shkencës eshtë tronditur shumë në këto 32 vjet, që ka dhe do të ketë pasoja negative për Shqipërinë. Nga vatra e dijes është shdërruar edhe një vend që nxjerr edhe analfabetë dhe nxënës e studentë me cilësi të ulta. Mjaft nxënës nuk mësojnë të lexojnë e shkruajnë mire gjuhën shqipe. Programet e tekstet e shkollave nuk synojne të kenë karakter kombëtarë, që të edukojë tek brezi i ri dashurinë ndaj familjes, ndaj atdheut e popullit. Shkatërimi e tjetërsimi i një kombi fillon me familjen e me shkollën. Si ka mundësi që nxënësit e studentët nuk njohin ngjarjet më të rëndësishme kombëtare?! Nuk jepet me baza historia e kombit shqiptarë që nga lashtësia me prejardhjen pellazgo-ilire, periudha e mesjetës me dyndjen e sllavëve e të grekëve e me grabitjen e trojeve ilire dhe përvetësimin e kulturës e të traditave, si dhe të monumenteve të kultit arbërore. Kur isha për vizitë në Kosovë si ministre e Arsimit dhe Kulturës në tetor 1980, dëshiroja të vizitoja Manastirin e Deçanit, për të parë shandanin që Skënderbeu i ka pas dhuruar atij Manastiri në atë kohë i ritit katolik arbërorë, por qe i mbyllur. Nxënësit e studentët duhet të dijnë për Epokën Zulmëmadhe të Skënderbeut, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nga ideologu Abdyl Frashëri, për Shpallen e Pavarësise nga babai i kombit shqiptarë, Ismail Qemali, për luftën e madhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare edhe në vitet 1870-1880, kur po shpërbëhej Perandoria Osmane, si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore dhe për vendimet famëkëqia të Fuqive të Mëdha Europiane për coptimin e trojeve e te kombit shqiptarë. Këto qëndrime antishqiptare, fatkeqësisht, vazhdojnë të mbahen edhe në këtë shekull nga Bashkimi Europian ndaj të dy Shteteve shqiptare. Bashkimi Europia veçanërisht vazhdon të mos e përkrahë e mbështesë Shtetin e ri të Kosovës. Republika e Kosovës është i vetmi shtet në Ballkan që nuk i janë liberalizuar vizat prej dy dekadash. Misionarët e Bashkimit Europian u premtuan, se do t’ua liberalizonin vizat për shtetasit e Kosovës, nëse do të nënëshkruanin Marrëveshjen e Demarkacionit me Republikën e Maqedonisë dhe drejtuesit e Qeverisë së Kosovës e nënëshkruan, megjithëse i dhanë Republikës së Maqedonisë nga territori i Republikës së Kosovës 2500 hektarë tokë dhe nuk ua liberalizuan vizat. Të njejtën metodë përdorën me Qeverinë e Republikës së Kosovës që, nëse do të firmosnin Marrëveshjen e Demarkacionit me Qeverinë e Malit të Zi, do t’ua liberalizonin vizat për shtetasit e Kosovës, ku nga ajo marrëveshje iu dha Malit të Zi 8200 hektarë nga territori i Kosovës deri edhe Malin e Çikorit, që s’kanë qenë asnjëherë territore të Malit të Zi dhe përsëri nuk ua liberalizuan vizat. Ndërsa tani po ky Bashkim Europian në kuadrin e njohjeve dy palëshe Kosovë-Serbi, i kërkohet Qeverisë së Kosovës të pranojë krijimin e asocacioneve të vendeve me shumicë serbe në Kosovë, për ta copëzuar territorin e Republikës së Kosovës me të ashtuquahturën njohje nga Serbia të Kosovës. Nuk ka ç’i duhet Kosovës njohja nga Serbia me këto kushte. Republika e Kosovës nuk po kërkon, që të vihet kufiri mbi Nish, tek molla e kuqe, ku ka qenë më parë. Por kërkon fqinjësi të qetë me Republikën Serbe dhe të mos i krijojnë trazira më serbët e Mitrovicës së Veriut, sepse ata janë paramilitarët serb, që janë vendosur në vitet 90-të nga Milosheviçi, duke larguar me dhunë dhe duke u grabitur trojet e banesat shqiptarëve. Ata duhen larguar dhe të kthehen andej nga kanë ardhur! Disa shtete të Bashkimit Europian ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke iu përmbajtur mendësive e qëndrimeve të paraardhësve të tyre të fillimit të shekullit të XX-të, që i coptuan trojet shqiptare, për të kënaqur zilitë e mbretërisë së Serbisë e të mbretërisë së Greqisë. Ndërsa Republika e Greqisë edhe si anëtare e Bashkimit Europian vazhdon të mbajë në fuqi Ligjin e Luftës të vitit 1941. Edhe UNESCO, institucion i OKB-ës vazhdon të mbajë një qëndrim politik ndaj Republikës së Kosovës, duke mos e pranuar si anëtare të saj nga mos njohja. Duhet ta dijnë, se monumentet e kultit në territorin e Kosovës kanë qenë ilire të ritit katolik dhe ata i konsiderojnë serbe. E ç’të bëjë Kosova, kur edhe OKB-ja nuk po e pranon si anëtare dhe po mbanë një qëndrim të heshtur?!!! Duhet të njihet edhe periudha e shtetit shqiptarë të Nolit e të mbretit Zog, periudha e lavdishme e LANÇ, periudha e socializmit me Enver Hoxhen me të gjitha reformat e ndërtimet, që u bënë për 45 vjet, me arritjet e dështimet, si dhe periudha e sistemit demokratik me arritjet dhe dështimet e shkatërimet e gjithçkaje që qe ngritur e realizuar me djersën e mundin e popullit shqiptarë deri edhe të muzeve e materialet historike, të dokumentacionit e shumë të tjera. Dhe tani propozohet të hiqen filmat artistik e dokumentarë si dhe botimet e atyre viteve, dmth, të zhduket historia. Ato krijime e filma janë krijuar me shumë dashuri e pasion nga krijues e regjizorë të mëdhenj, nga muzikantë të shquar dhe nga aktorë brilartë, që janë e mbeten krenaria e kombit shqiptarë. Këtë e propozim forca politike e djathtë e bën nga urrejtja, që kanë patur e kanë për atë sistem, sepse janë të njëanëshëm dhe nuk vlerësojnë arritjet e mëdha të atij sistemi. Dihet që urrejtja është pjellë e shfaqje e primitivizmit mesjetarë. Megjithëse deri tani e kanë realizuar në heshtje, sepse periudha 45 vjeçare dhe kontributi i shtetit shqiptarë nuk përmendet dhe nuk vlerësohet, por vetëm nxihet dhe errësohet, duke paraqitur vetë anët negative të atij sistemi. Kjo ka ndodhur e ndodh vetëm në Shqipëri. Me keqarje e theksoj, se në këto pozita kanë rënë edhe disa historianë e gazetarë të mediave të shkruara e televizive, kur shkruajnë apo flasin për sistemin socialistë. Politikanët e djathtë të këtyre 32 viteve e shkatëruan mëmëdheun dhe e kanë nxirë Shqipërinë para botës. Nga urrejtja e madhe e këtyret politikanëve të ashtuquajtur të djathtë, e kanë çveshur dhe damkosur me vulën e turpit nënën Shqipëri. E kanë turpëruar, duke e paraqitur çdo gjë të pavlerë. E kush janë këta pisa e edepsëza, që e kanë nëpërkëmbur Shqipërinë: Janë ish spiunët e të huajve dhe politikanë të korruptuar, që e shkatëruan dhe e dogjën nënën Shqipëri, që i grabitën pasuritë e saj, që e damkosën e masakruar dhe e turpëruan në botën e qytetëruar. Shtroj thirrjen e pyetjen:”O shqiptarë të ndershëm! A u duhet shkuar prapa këtyre palo shqiptarëve të shitur?? Sipas të dhënave të Arkivit të MPJ, del se të rënët grekë gjatë luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941 është biseduar në vitin 1985 me MPJ të Greqisë, duke u nisur nga kërkesat e disa familjarëve grekë. Është biseduar edhe me ministrin Papulias gjatë vizitës ne Shqipëri si ministër i MPJ të Greqisë, të cilët kërkonin krijimin e një varreze në Shqipëri. Ndërsa pala shqiptare ka studiuar varret e të rëneve grekë rreth 2200 ushtarë dhe ka përgatitur deportimin e tyre. Ministri Papulias ka rëne dakort, që të deportoheshin në Greqi dhe të vendoseshin në një vend, ku të nderoheshin si të rënë në luftime kundêr fashizmit italianë. Në vitin 1959 me insistimin e Shqipërisë janë deportuar 23 të rënë të oficerave grekë. Shtrohet pyetja: Pse janë krijuar gjithë këto varreza me të rënët grekë gjatë viteve 1940-1941 gjatë luftës Italo-Greke? Është dekonspiruar e shkatëruar gjithë sistemi i mbrojtjes së popullsisë dhe të shtabeve në kohë lufte. Kush e bëri dhe pse nuk ndiqen? Thuhet, se ato krime janë të parashkruara nga Parlamenti Shqiptarë. Pse i ka parashkruar krimet dhe si duhet të ndiqen e të ndëshkohen këto krime të rënda me karakter kombëtarë???? Sipas të dhënave të Arkivit të MPJ, shkelje të sipërfaqes së detit nga anijet greke dhe varkat e peshkimit konsiderohej futja e tyre në ujrat territorale me 12.5 milje nga toka sipas Konventës Ndërkombëtarë gjatë viteve 60-të, dmth, kishte një rregull, që pala shqiptare ia denonconte palës greke si shkelje të kufirit detarë. Pse dhe si u hap problemi i kufirit detarë?! Me të drejtë parashikohet të futet gjuha e huaj që në ciklin e shkollës fillore, por fëmijëve duhet t’u mësohet, që të artikulojnë e shkruajnë mirë gjuhën shqipe. U ngritën Universitetet ku bliheshin dipllomat dhe tani fiktiviteti vazhdon. Nga vend i kulturës e artit kombëtar po kalohet gradualisht në krijime, që s’kanë të bëjnë me kulturën e artin kombëtarë. Programet e tekstet e shkollës shqiptare nuk kanë më karakter kombëtarë. Mendoj, se janë keqkuptuar principet për integrimin europian që, sipas këtyre pseudoautorëve, Shqipëria të integrohet pa traditën e identitetin tonë kombëtar. Shkolla nga vatra e shkencës është shndëruar në vend me doktorantura të kopjuara, apo doktorantura me karakter përshkrues që nuk zgjidhin asnjë problem ekonomik a social, apo probleme të marrëdhënieve historike e aktuale të Shqipërisë, që kanë të bëjnë me ruajtjen e tërësisë territoriale tokësore, ajrore dhe detare. Historia na ka mësuar se, nëse kërkohet të ringrihet një popull e komb në lartësinë e kohës, harto programe e tekste dhe arsimo e eduko brezat e rinj, që ta duan atdheun e popullin e tij! I përshkrova këto, sepse mund të bëhen objekt kritike e humorit shqiptarë. Al Pazar njihet tashmë si një Akademi e gjinisë së humorit, ku janë përgatitur e vazhdojnë të përgatiten e specializohen dhjetra e dhjetra humoristë të rinj, të cilët janë larguar e debutojnë në trupa të tjera të humorit, si tek Spektakli Humoristik “Portokalli” dhe “Kalifornia” ose bëjnë punë të tjera. Qëndrimi i aktorëve për një kohë të gjatë, duke interpretuar të njejtat role, bëhen bajat siç veprojnë disa politikanë, që dalin për ditë në të gjitha stacionet televizive dhe nuk thonë asgjë përveç sharjeve dhe shpifjeve dhe, më e keqja është, se nuk flasin me të dhëna e argumente bindëse për perspektivën e zhvillimeve të sektorëve në Shqipëri. Vendet e aktorëve të mëparshëm i keni zëvëndësuar vazhdimisht me aktorë të talentuar e të rinj, me djem e vajza të bukura e të talentuar, që përbëjnë një bashkësi unison të spektakleve humoristike bashkë me orkestrën e përzgjedhur. Përgëzoj gjithë trupën e humorit dhe orkestrën e Al Pazar-it, si dhe prapavijën, grimiorë e stilistë, butaforistë, skenografë, kameramanë, muzikantë. Vëçanërisht përgëzoj prezantuesen znj.Inger Skura, që jep programin bashkë me ju. Keni bërë një përzgjedhje të përkryer, sepse ajo është modeli i bukurisë dhe mençurisë. Në skenarët që hartoni ju, si dhe gjatë interpretimit të aktorëve përdorni mirë gjuhën letrare. Por përdorni me shumë kujdes të gjitha mjetet gjuhësore të humorit si ironinë e sarkazmën, shprehjet me dy kuptime, keqkuptimet, shakatë, arkaizmat e neologjizmat, pantonimat dhe, vaçanërisht, mjetet dialektore e nëndialektore për tipizimin e roleve, që e rrisin shkallën e humorit dhe i bëjnë spektaklet më gazmore dhe më pranë kulturës popullore. Përdorimi i të folmeve krahinore, nuk e përjashtojnë gjuhën standarde. Më tërheqin aktorët, që i tipizojnë rolet e tyre nëpërmje të folmeve të Kosovës e Çamërisë, të Korçës e të Shkodrës, të Elbasanit, të Dibrës e të Mirditës, të Tiranës etj. Sa bukur e flet aktori Genc Lleshi, djali i ish nxënësit tim shumë të mirë, të ndierit doktor Hasan Lleshi, të folmen e Dibrës, apo Thethja, që nuk e di se kush e interpreton aq bukur dhe flet të folmen e Dibrës në emisionin e saj “Saj m’saj me Thethen”, si dhe me kompozitat karakteristike “More ku je!, ç’tahaj” etj. z.Genci Lleshi është me prejardhje nga Luznia, nga zona e njohur për të folmen me metafora e alegori, që kur bisedon e debaton me luznakun: “të lanë e të lyen dhe të nxjerr pa lag”, “hanë e pinë e të nxjerr të pa ngopur”, “bisedon gjithë natën dhe i merr vesh pas një viti sentencat dhe kuptimin e bisedës, se ç’të ka thënë”. Evidentimi i pasurive të të folmeve dialektore e nëndialektore përbën një thesar për pasurimin e gjuhës letrare në përgjithësi dhe të humorit në veçanti. Ndjek edhe Fake Off, që jepni. Ju paraqiteni me flamurin shqiptar dhe Xhefri ( aktori i shquar i humorit dhe i kinematografisë, z. Xhevahir Zeneli) që, siç ka emrin, është me të vërtetë një xhevahir i humorit shqiptar, me flamurin amerikan çdo natë, nga e hëna deri të premten, ku trajtoni me humor problemet e shumta të ditës në Shqipëri dhe nëpërmjet intervistave tërhiqni opinionet e shqiptarëve, duke i shtuar numërin e aktorëve edhe në këtë spektakël humoristik. Edhe dy djemtë, që ju zëvëndësojnë janë shumë të talentuar e të zhdërvjelltë, si dhe gazetari/kameraman që interviston qytetarët. Ju përgëzoj dhe ju uroj suksese të mëtejshme! Ju z.Agron Llaka i nderuar jeni krenaria e gjithë shikuesve bashkë me ekipin e Al Pazar-it.
Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës Tiranë, më 29 nëntor, 2022