Vështrim/Analizë

Vladimir Lulaj: Kundër insinuatave që dëmtojnë interesin e përgjithshëm

KOMENT KUNDËR INSINUATAVE.., QË DËMTOJNË INTERESIN E PËRGJTHËSHËM
Në prononcimin tim lidhur me artikulimin e z. Bujar Allaj, që ka hedhur “baltë..” dhe insinuata injorante kundër historisë së lavdishme Nacionalclirimtare të Ushtrisë sonë Popullore, që cliroi Atdheun nga okupacioni ushtarak i ushtrisë hitleriane..; u rezervova disi, duke bërë kujdes për të “ndarë” shapin nga sheqeri, për të mbrojtur ish ushtarakun Bujar Allaj nga lajthitjet e tij, ose nga mungesa e arsyetimit racional, që keqinterpreton faktet historike.
Por, duke mbajtur parasysh profanllëkun tuaj, insinuatat që parashtroni, sikur gjoja të ishin fakte, mendoj se juve, z. Bujar Allaj, ose keni nivel të ulët intelektual.., ose nuk jeni në gjendje të sillni asnjë konkluzion të saktë historik, politik dhe vlerésim racional nga pikëpamja e këndvështrimit ushtarak.
Në mënyrë krejt groteske, duke u vetëmburrur se keni përfunduar arsimin e dy akademive ushtarake, konsideroni se prita ushtarake e partizanëve kundër forcave ushtarake të divizionit hitlerian, (që po marshonin aspak rastësisht, por për të penguar desantimin eventual të forcave të koalicionit antinazist në bregdetin jugëperëndimor të gadishullit ballanik..,) gjoja ishte një sulm rastësor banditësh për të “plackitur..” gomat e motocikletave të ushtaréve hitlerianë.
Pra, sipas teje, ish ushtaraku Bujar Allaj, pushtuesit hitlerianë e dogjën kot e rastësisht popullin antifashist të Borovës, gjoja sepse u provokuan dhe u sulmuan padrejtësisht nga disa kacakë e hajdutë në malin e Barmashit..?!. Kësisoj bëni përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe fshehur faktin se genocidi i divizionit alpin gjerman, që masakroi, vrau e zhduku nga faqja e dheut 80 fshatarë të fshatit Borovë, u zhvillua jo thjesht për të ndëshkuar popullsiné e pa armatosur, por né shenjë hakmarrje kundër pritës partizane, e cila zhvilloi luftime bllokuese kundër divizionit alpin hitlerian me detyrë të ndalonte për një kohë sa më gjatë të mundéshme këto forca, që kishin marrë si detyrë të dislllokoheshin në zonën bregdetare të Adriatikut, për të penguar desantimin eventual të forcave ushtarake të aleancës antifashiste; që, sipas informimeve, realisht të rreme, pritej të desantonin në këtë drejtim operariv.
Beteja, ose prita e Barmashit, ishte një veprimtari luftarake me rëndësi taktiko operative, që zhvilluan forcat partizane të Ushtrisë Nacional Clirimtare Shqiptare kundër forcave pushtuese naziste gjermane dhe njëkohësisht kontribut i tyre në favor té aleatëve të mëdhenj ushtarakë antifashistë té popullit liridashés Shqiptar.. Por juve, z. Bujar Allaj, për shkak të mangësisë profesionale né fushën e njohurive të historisë së artit tonë ushtarak, sillni një insinuatë inekzistente dhe totalisht keqinformuese.
Ushtria antifashiste Nacionalclirimtare e udhëhequr nga gjeneralkolonel Enver Hoxha zhvilloi veprime ushtarake kundër armikut nazist, që operonte në shkallë operative në frontin ballkanik të teatrit të luftës së armatosur kundër koalicionit ushtarak të SHBA, Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik.
Mendoj se, mbase, sikur të kishte vlerat e një ushtaraku profesionit, z. Bujar Allaj do mund të kuptonte se prita e Barmashit kundër divizionit nazist ishte një veprim luftarak me rëndësi taktiko- operative; sepse pengoj manovrën e disllokimit operativ të forcave hitleriane, që nuk kaluan rastësisht drejt bregdetit shqiptar, por, sipas urdhërit luftarak që kishin marrë, për të penguar desantimin e koalicionit ushtarak antinazist në bregdetin lindor të Adriatikut.
Pra prita e Barmashit nuk ishte veprimtari kacakësh ikacakë për të marrë gomma llastiku për të bërë opingat e tyre, sic shprehet pa pikë përgjegjësie profesionale ushtaraku Bujar Allaj, por një veprim luftarak i kordinuar me planin operativ të forcave ushtarake të koalicionit antifashist.
Insinuata që parashtron ish ushtaraku, z. Bujar Allaj, i cili pretendon se gjoja i paska kërkuar pedagogut të historisë së artit ushtarak pranë Akademisë Ushtarake “Mehmet Shehu” fakte dokumentare, për t ë vërtetuar se ushtria hitleriane ka planifikuar pushtimin ushtarak të Shqipërisë..; mëton se përgatitja teorike e tij, nga pikëpamja e nivelit taktiko-operativ dhe operativo- strategjik, është tejet e kufizuar dhe aspak në gjendje të shpjegojë, ose sjellë konkluzione mbi historinë e artit ushtarak të veprimeve luftarake të zhvilluara në teatrin shqiptar dhe atë ballkanik të luftës.
Z. Bujar Allaj të krijon përshtypjen se nuk di faktin historik se ushtria hitleriane kryeherit ishte në aleancë strategjike ushtarake me Italinë fashiste, me Japoninë dhe Rumaninë në pellgun ballkanik. Nisur nga ky fakt, nuk mund të pretendojë plane ushtarakë fillestarë, të përounuar nga shtamadhoris hitleriane e luftës për pushtimin ushtarak të Sbqipërisë..; sepse llogjika t’a thotë se të tillë planizim ka hartuar dhe zbatuar vetëm Italia fashiste; kurse, pas kapitullimit të saj, planet dhe vendimet për të mbajtur të pushtuar të gjithë hapësirën e teatrit strategjiko- operativ në zonën e ballkanit jugperëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria, e disponon- te vetëm pushtuesi hitlerian..; i cii dërgoi divizionin e vet alpin për të mbajtur nën pushtimin e vet Shqipërinë dhe mos lejuar “clirimin..” e saj nga desantimi eventual i koalicionit politiko- ushtarak antifashist.
Llogjika që përdor ish ushtaraku Bujar Allaj është thjesht insinuatë paradoksale..; që, njëlloj si “ballistët antiatdhetarë..”, tē cilët përpiqen të nënvleftésojnë dhe intimidojnë pëmbajtjen heroike e të lavdishme të luftës antifashiste nacionalclirimtare; madje orvaten të justifikojnë pushtimin ushtarak nazist të Shqipërisë, duke përdorur strategemën se gjoja divizionet e ardhura nga territori i pushtuar i Greqisë ishin thjesht kalimtare në Shqipëri; sepse ato e konsideronin vendin tonë dhe qeverinë kuinslinge të kohës si pjesë të boshtit ushtarak Berlin-Romë-Tokio.
Nëse nuk do të ekzistonte prita e Barmashit, si dhe lufta antifashiste nacional clirimtare e Ushtrisë partizane, që luftonte pa front të rregullt kundër okupatorit të ri hitlerian, Shqipëria nuk do të konsiderohej si aleate e koalicionit ndērkombëtar antifashist dhe nuk do të ekzistonte si vend i pavarur në hartën e shteteve të mbarë Botës, pas përfundimit të L2B.
E konsideroj thjesht si “një krizë..” mbase kalimtare të mendimit “të cartur”, të ekspozuar në formë e brendi joracionale, si një parodi krejt groteske e ekspozuar nga z. Bujar Allaj; i cili harron origjinën e vet sociale dhe shprehet sikur të ishte i ardhur nga tautologjia mjerane e demagogjisë së energjisë negative të sojit historikisht të mundur të ballistëve; që nuk luftuan realisht për clirimin e Atdheut nga pushtimi i huaj fashist e nazist, por preferuan të bashkëpunojnë me pushtuesit dhe tani hedhin baltë mbi luftën nacionalclirimtare dhe fyejnë heronjtē e saj, ose veteranēt e kësaj lufte të lavdishme.
Ish ushtaraku, z. Bujar Allaj, pretendon se gjoja flet: “me fakte për luftën dhe jo me fyerje dhe ofendime..”; madje përdor insinuatën sikur gjoja ish kryeministri Mehmet Shehu e ndau krahinën e vogël të Mallakastër në “të egër..” dhe “të butë..”, duke u shtuar këtyre toponimeve edhe emrat e tre fshatrave, por ama nuk thotë asgjë konkrete, vec akuzave të pabazuara në fakte historike.
Besëlidhja e Pocemit, lufta e Popullit partizan antifashist, antinazist dhe liridashës të Mallakastrës Trime, ashtu si mbarē lufta e Popullit Shqiptar, kanë treguar se ishte Ushtria Nacionalclirimtare e udhëhequr nga heroi i Popullit, gjeneral kolonel dhe më pas gjeneral armate Enver Hoxha, që cliroi Atdheun nga pushtuesit fashiste musoliniané dhe pushtuesit nazistë hitlerianë
Larg të qënurit modest, kur nuk është nevoja, më duhet të mëtoj faktin se, duke qenur ish punonjës shkencor dhe pedagogj i strategjisë ushtarake të Akademisë së Shtatmadhorisë Ushtarake “Mehmet Shehu” Tiranë; kam sjellë fakte, argumenta dhe interpretim historik, politik e ushtarak për shpjegimin oponent me pretendimin absurd dhe spekulativ të ish ushtarakut Bujar Allaj, lidhur me betejën e Barmashit, duke specifikuar faktin historik, me background ushtarak, se masakra e Borovës nga pushtuesit e rinj hitlerianë u bë për arsye se kjo pritë luftarake, e kryer nga formacionet e ushtrisë partizane të Popullit Shqiptar kundër divizionit alpin gjerman, të ardhur nga Greqia, nuk ishte veprimtari “kacakësh..”, por e zhvilluar né kuadrin e bashkëpunimit operacional me forcat e koalicionit ushtarak ndërkombëtar antinazist..; pra një nga faqet e ndritura të historisë së lavdishme të Popullit Shqiptar, në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, që zhvilloi Koalicioni Antifashist Ndërkombëtar.
Mendoj se juve, z. Bujar Allaj, historikisht dhe politikisht, pa dashje keni rrëshkitur dhe keni rënur ” brenda stanit ballist”..; sepse keni bërë orvajtje provokative, duke artikuluar konkluzionin krejt të gabuar, ose insinuatën totalisht “balliste..”, me togfjalëshin spekulativ: “..Sesa miré na qeverisën bolshevikët dhe morrat e kuq, këtë e tregoi eksodi i viteve 90 dhe sot e kësaj dite që prindërit kanë mbetur pa fëmijë dhe qytetet e fshatrat e Shqipërisë vetëm me pleq e plaka..”.
Pa dashur të ofendoj, jam i detyruar të mëtoj me keqëardhe se juve, ish ushtaraku Bujar Allaj, jeni, sigurisht pa dashjen tuaj, politikisht një profan, si dhe me nivel të ulët nga pikëpamja e dijeve historike, politike e ushtarake..; për shkakun se nuk jeni në gjendje të konceptoni se clirimi i atdheut nga pushtuesit e huaj historikisht është një vepër atdhetare, që nuk ka lidhje me karakterin e pastajmë ideologjik të Shqipërisë pas clirimit të vendit.
Sikur të ishe një analist politik, mbase do vlerësoje faktin se “morrat e kuq” enveristë, sic bën vlerësim, pa pikë prudence e vetpërmbajtje zotrote, një ish oficer atdhetar i Enver Hoxhës; do mbaje parasysh faktet historike, se ishin pikërisht këta që zhdukën trashëgiminë e keqe të malarjes, analfabetizmin, varfërinë e popullit deri në uri ekstreme; që e zevendësuan errësirën me elektrifikimin e mbarë vendit me hidrocentrale modernë; që i dhanë Popullit të drejtën e garantuar të Punës, arsimin falas, mjekësinë falas, edukim me art qytetar; që mbrojtën interesin e pérgjithshëm kombëtar, ngritën mbi 500 fabrika, uzina dhe kombinate; që zgjidhën cështjen e strehimit, thanë kënetat, ngritën një bujqësi moderne, kombinatin e madh të celiku në Elbasan, që jepte 300 milionë USD fitime në vit; apo Azotikun e Fierit dhe superfosfatin e plehrave azotike në Lac, që së bashku jepnin prodhim me vlerë në masën 440 milionë USD cdo vit.
Pse harroni faktin se prodhimi i energjisë elektrike, sipas cmimit aktual, kap shifrén mbi 600 milionë Euro..?; se në Shqipëri prodhohej dhe rafinohej nga 1.5 deri 2 milinë tonë naftë në vit, që barabitet me vlerën 3 deri në 4 miliardë USD në vit..?!.
Të paktën juve, ish ushtaraku Bujar Allaj, nuk mund të mohoni faktin se qeverisja aspak bolshevike, por me brendi tejet nacionaliste, e Enver Hoxhës investoj dhe bëri të mundur, brenda 25 vitesh, krijimin e Ushtrisé moderne Popullore për mbrojtjen ushtarake të Atdheut, si detyrë mbi të gjitha detyrat, duke shpenzuar mbi 130 miliardë USD, ose mesatarisht mbi 5.5 miliardë USD cdo vit.
Thellohu në qëndrime, z. Bujar Allaj dhe mos shaj kontributin e madh që ka dhënë ish sistemi socialist në Shqipëri; i cili ka mbrojtur gjithmonë interesin e përgjithshëm, duke e katëffishuar brenda 45 viteve numrin e popullatës dhe ngritur mirëqënien e popullit nga uria e dikurëshme, në një vend me industri dhe bujqësi të përparuar, që siguroi bukën dhe shportén e ushqimeve bazë brenda vendit, duke ngritur një ekonomi viabile për 35 vite rresht, sa ishte gjallë fizikisht dhe mentalisht udhëheqësi marksist leninist konservator, që kurrë nuk i zbriti kalit nacionalist të Skënderbeut, ish diktatori politik i quajtur Enver Hoxha.
Kur flet për eksodin e vitit 1990, mos harro se kish vdekur heroi legjendar Enver Hoxha dhe sistemi socialist kishte dështuar pa praninë e tij.
E kam takuar personalisht ish presidentin Ramiz Alia dhe e pyeta përse u lejua kalimi destruktiv në sistemin e ri politik pluharist, duke shkatërruar ekonominë e trashëguar të vendit. M’u përgjigj se Shqipëria kishte ecur rrugë pa rrugë, ndaj Byroja Politike e PPSH vendosi që Shqipëria të ecte në “rrugën e asfaltuar. ” të sistemit kapitalist.
Sigurisht më tha një gënjeshtër të madhe, sepse partia moniste shtet nuk e la Shqipërinë të integrohej në Bashkimin Europian dhe as në sistemin e rregullt të shtetit ligjor kapitalist..; por de facto e degdisi në sistemin feodalesk, me konturet e një shteti partiak superligjor, jo llogaridhënës dhe me përmbajtje sundimi haptazi antipopullore.
Zotrote, ish ushtaraku Bujar Allaj, flet për “morrat e kuq”, që ndërtuan Shqipërinë antifeodaleske; ku, ne vitin 1985 paga minimale ishte 500 lekë të reja, ose 71 USD në muaj; sepse nuk je në gjendje të kuptosh se ku e kanë shpënë Popullin shqiptar “morrat blu dhe rozë..”.
Tashmë, 32 vite pas “morrave të kuq..”, Shqipërinë e keq’qeverisin horrat, ose “morrat huliganë blu dhe rozé..”, ose ish komunistë; të cilët jo vetëm e shpuné Popullin në sistemin feodalesk, por, pa pikë turpi, e deklarojnë si sistem gjoja kapitalist e demokratik regjimin e sotëm superligjor dhe antipopullor të triadës destruktive PD-PS-ish LSI.
Nuk ështé momenti oportun té ndalem te demaskimi i klasés politike antipopullore dhe antikapitaliste ekzistuese..; por do pérmend vetém një fakt sinjikativ, që sjell konkluzionin shterues se sistemi feodalesk i 32 viteve, pas përmbysjes së sistemit të dikurshëm të alternativës së dështuar, të partisë social enveriste moniste shtet superligjor, ende nuk ka arritur stadin që t’i sigurojë popullit demokratik të Shqipërisë nivelin e jetesës që e kishte të garantuar në vitet kur paga minimale bazë ishte 500 lekë, ose 71 USD. Me këté pagë minimale punëmarrësi ishte në gjendje të blinte aq mallra sa sot mund të blihen me pagën 72,300 lekë.
Ballistët e rinj, servilë, lakej dhe mercenarë partiakë politikë ediramë dhe berishianë shajnë “morrat e kuq”, që jepnin pagën e ulët 71 USD në muaj, të barabartë me fuqinë blerëse të pagës 72,300 lekë në vitin kalendarik 2022, dhe mburren se pas 32 vitesh feodalizëm kemi arritur te paga minimale 34,000 lekë në muaj,. ; të cilën me demagogji mediatike e propogandojnë si arritje kapitaliste, ndonëse barabitet me vetëm 50 për qind të nivelit të jetesës që trashëguam nga sistemi vërtet i varfër socialist, që i siguronte popullit fuqinë blerëse që ka sot, me cmimet ekzistuese, paga 72,300 lekë..
Ndaj, ti të paktën, ish ushtaraku Bujar Allaj, që merrje 142 USD në kohén kur Shqipéria drejtohej nga “morrat e kuq..” enveristë, ftillohu sa më parë personalisht dhe artikulo paraprakisht qëndrime oponente me “morrat blu berishianë. “, e “morrat rozë ediramë..”; pastaj vazhdo të kritikosht pa mëshirë edhe më të ndershmërit, krahasuar me sot, ish “morrat e kuq” enverianë, që bënë Shqipërinë me rend, siguri, pa drogë, pa krim të organizuar, pa korrupsion galopant..; por ama nuk i pasuruan dot njerëzit e varfër, ndonése u garantuan të drejtën themelore të Njeriut, sic është Puna..; sepse për 45 vite rresht nuk u dhanë njerëzve të varfër mundësinë reale për t’u pasuruar nëpërmjet rrogave të larta të Punës..
Duke përfunduar artikulimin, meditoj se nuk bën dobi vazhdimi i kritikës “mjerane..” ndaj ish “morrave të kuq..”, që pas 32 viteve në pushtet politik janë shndérruar në “morra politikë blu dhe rozë..”; ata që popullin e varfër shqiptar e kanë degdisur nga varferia dinjitoze socialiste në varfërinë masive feodaleske të tanishme, ose nivel jetese dyfish më të varfër..; kurse veten e tyre e kanë bërë miliardierë, duke ushtruar korrupsionin galopant e bërë grabitje të pareshtur të pasurisë shtetërore të Sovranit të varfër Popull, nga njera anë; si dhe sfiduar haptazi sistemin e munguar ligjor demokratik e kapitalist, nëpërmjet ndërtimit brenda shtetit karagjoz partiak superligjor, antipopullor dhe jo llogaridhënës “komunizmin individual..”; të shoqëruar me ngritjen në piedestal të busteve të familjes feodaleske të ish mbretit ikacak Ahmet Zogu,; si dhe té figurave balliste té politikanëve kuislingë, që tradhëtuan interesat kombëtare atdhetare dhe patriotike, duke përdorur tautologjinë e frazeologjiné “antikomuniste” të ish ballistëve e neoballistëve; të cilët kanë përdorur forcën e pushtetit arrogant e sundues politikisht, duke shitur e tradhëtuar haptazi interesat e përgjithëshme të një populli e shoqërie civile me mentalitet ende fëminor, ose të përgjumur nga opiumi, ose droga e demagogjisë populliste boshe.
Vladimir LULAJ
Vlorë, më 18 Nëntor 2022.