U përkujtua 114 vjetori i lindjes së shokut Enver Hoxha (16 tetor 1908-16 tetor
Historian i njohur perëndimor Fisher: “Enver Hoxha është i vetmi shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Boterore dhe shqiptari më me ndikim i shekullit”.
Si në çdo përvjetor të lindjes së Enver Hoxhës, i cili prehet në varrezat popullore të Sharrës, u bënë edhe sivjet u homazhe te varri i tij.
Në homazhe morën pjesë dhe vendosën buqeta e kurora me lule mbi varrin e Udhëheqësit të popullit, të partisë e të shtetit shqiptar, të Heroit Kombëtar, Enver Hoxha, patriotë, ish partizanë të LANÇ-it, pasardhës të veteranëve, komunistë, gra, të rinj e te reja nga shumë anë të Republikës së Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga gjithë Shqipëria dhe mërgata jonë.
Në ceremoninë e organizuar foli shoku Bardhyl Hazizaj, sekretar i parë i KQ të PPSH-së. Të tjerë folën dhe recituan vargje për Enverin.
Eshtë rasti t’u kujtojmë e t’u rikujtojmë lexuesve të fb. dhe të tjerëve se për Enver Hoxhën kanë folur dhe kanë bërë vlerësime të larta burra shteti e historianë të njohur, shkrimtarë të mëdhenj dhe analistë e gazetarë botërorë, intelektualë të shquar dhe njerëz të thjeshtë të popullit tonë e të popujve të botës. Dhe herë tjetër i kemi përmendur ata, po nuk bêjmë keq, pse i përmendim sërish. Ish
President i SHBA-ve Xhimi KARTER, ndër të tjera, e quante Enver Hoxhën “kokë e madhe në fushën e diplomacisë”. KIZINGER, ish-sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve thoshte, ndër të tjera, se Enver Hoxha “ka kryesuar çdo tryezë bisedimesh, pavarësisht se kush ka qenë ulur në atë tryezë”. Ish kryeministëri i Republikës së Kinës, ÇU EN – LAI deklaronte, ndër të tjera, se “mendimit dhe gjykimit të Enver Hoxhës nuk i bëra ballë kurrë”; DE GOL, ish President i Francës thoshte, ndër të tjera, se “askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien ‘Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon”; PAPANDREU (i vjetri) ish Kryeministër i Greqisë theksonte, ndër të tjera, se “një popull mund ta bësh me dhunë të duartrokasë udhëheqësin e vet, po nuk mund ta bësh të qajë për të; PABLO NERUDA, shkrimtar i shquar e politikan braziljan thoshte, ndër të tjera, se kur fliste Enver Hoxha, sikur shihja Himalajat; INDRO MONTANELI, gazetar i shquar italian, shkrimtar, senator (i përjetëshëm) i shek. XX shkruante se Enver Hoxha ishte një nga shtetarët më të spikatur; që e nxorri vendin e tij nga mesjeta; që vendi u bashkua nën Enver Hoxhën; që arriti çfarë nuk kishte arritur as Skënderbeu; që luajti në arenën e diplomacisë botërore si një fuqi e madhe etj., etj.; JON Hollyday, analist e shkrimtar anglo-amerikan, shkruan (1986) se Enver Hoxha ishte shumë i ditur dhe se fliste rrjedhshëm frëngjishten, ndërsa për nevoja pune fliste edhe serbokroatishten, gjuhën italiane, ruse dhe angleze; FISHER, historian i njohur perëndimor thotë se Enver Hoxha është i vetmi shqiptar i përfshirë në Enciklopedinë Boterore dhe shqiptari më me ndikim i shekullit; DRITËRO AGOLLI, që lajthiti në kongresin e 10-të të PPSH-së, po që nuk u hoqi një fjalë veprave të tij të viteve të socializmit, shkruante për Enver Hoxhën se : “…Ne me Ty me dorë i kapëm yjet dhe i vumë përmbi Shqipëri; Ne me Ty s’e ulëm kurrë kryet, nëpër gjysmëshekullin e ri! Jam krenar që rrojta me ty bashkë dhe jam bashkëkohës tok me Ty; Nëpër popull shpirtin Tënd e pashë; Pashë pranë të pavdekshmit sy…!”; FADIL SHYTI, shqiptar dhe bir besnik i Kosovës heroike thotë, ndër të tjera, se askush në Shqipëri e në botë nuk matet e nuk u bën hije mësimeve dhe veprës heroike të Enver Hoxhës!
Masat e popullit, edhe pse ka 37 vjet që Enveri është ndarë nga jeta, e kujtojnë, e nderojnë dhe i këndojnë Enver Hoxhës, sepse mbante lidhje të sinqerta e të ngushta me punëtorët e fshatarët, me njerëzit e popullit, me ushtrinë, me rininë e pionierët, se, mbi çdo gjë tjetër, vinte interesat e popullit dhe atdheut. Armiqtë e tij dhe liliputët antikomunistë – armiq të tij – s’kanë lënë gjë pa shpifur e pa thënë kundër Enver Hoxhës, të cilët “të vrisnin” për ‘të sa ishte gjallë e në krye të vendit.
Enver Hoxha ka bërë histori!
Enver Hoxha ka vetëm ditelindje!
Lavdi Heroit Kombëtar, Enver Hoxha!
Më 16 tetor 2022
add a comment