Histori

“SHPATI”: Eqrem Libohova, beu kameleon, dhe të ashtuquajturat reforma të tij

EQREM LIBOHOVA, BEU KAMELEON,
DHE TË ASHTUQUAJTURAT REFORMA TE TIJ
Artikull i botuar në gazetën «Zëri i popullit»
Shkurt 1943
Shoku Shpati ( bëhet fjalë për Enver Hoxhën)
Pjesa 1
C’mund të presë vendi nga një njeri si Eqrem bej Libohova, që trupin dhe shpirtin ia ka shitur liretës së Musolinit? C’mund të presë Shqipëria nga Eqrem bej Libohova, që deri te pëllëmba e tokës që ka pasur në Shqipëri e ka shitur për me u ngulë në Italinë e Musolinit? C’mund të presë populli nga një njeri pa pikë morali politik, pa pikë skrupulli, nga një njeri që tërë jetën e tij ka ndërruar padronë, si ai zhapini kameleon që ndërron lëkurën? Asgjë përveç dëmit dhe
tradhtisë. Eqrem, Libohova, ish-ushtar i Turqisë, ish-ushtar i Vidit , ish-shërbëtor i Zogut, sot, si shërbëtor i fashizmit vjen në kolltukun e tradhtisë akoma të ngrohtë dhe të lyer me tradhtinë e ish-kolegut të tij, Mustafa Merlikës, për me na qeverisë me atë zgjuarsinë e tij prej diplomati» (sic).
Me të vërtetë i çuditshëm diplomat, por vetëm se diplomacia e tij mund të shërbejë në sallonet e mykura të fashizmit, ku mbretëron korrupsioni dhe lireta, sepse diplomacia e tij s’bind kërkënd dhe s’vlen asnjë pesësh përpara shpirtit revolucionar e liridashës të popullit tonë. Fashizmi e hodhi maskën «Merlika» dhe vuri maskën Libohova». Ndryshimi qëndron në syzet, se maska është njësoj.
Beu me syze të florinjta na del «reformator» si
pa të keq. Ky pehlivan i tërkuzës (sigurisht tërkuzën do ta ndiejë nesër në zverkun e tij të mahur me djersën e popullit tonë) vjen të lozë «lodrën e madhe» dhe të na hedhë hi syve.
Jakomoni s’e ka zgjedhur mirë mashën, se masha është e qelbur kokë e këmbë, si manovra që kërkon të lozë qeveria e Libohovës me gjithë hyzmeqarët që e rrethojnë.
Gjëja e parë që thonë këta është: «Neve na e kanë ngarkuar këtë barrë nacionalistët (sic), dhe, në rast se nuk përmbushen brenda 15 ditëve konditat që i kemi kërkuar Jakomonit, ne marrim bastunin dhe kapelën e shkojmë», Këngë e vjetër kjo, ore tradhtarë, këngë false si tërë jeta juaj. Ju ju ka detyruar
të bëheni vegla të armikut vetëm shpirti juaj bastard. Kush mund ta hajë këtë gjellë pa kripë që serviret prej Eqrem bej Libohovës, i cili e ka kockën e kurrizit të thyer nga reverencat që u bënte padronëve të ndryshëm të tij? Këtë gjellë na e servir Hilmi Leka, njëfarë Naraçi, të mos flasim për Kolë Bibë skandalozi e për të tjerë plehra si Agushi.
Dhe beu i Libohovës, me puron e diplomatit në gojë, na thotë: «Ndërruan kohërat, ne jemi një shtet sovran, pa humbur kohë po fabrikojmë një xhandarmëri shqiptare, një ushtri shqiptare me nga një gjeneral shqiptar në krye; këshilltarëve italianë u japim pasaportat dhe Merlikën e dergojmë në Romë, se për së shpejti hapet sesioni i jashtëzakonshëm i senatit italian», ku do të këndohet duaja e imperos së humbur.
Eureka( e gjeta) thotë Jakomoni: «Çmë bëri ai Mustafa Merlika me mënyrën e qeverimit të tij! S’është aq zor me e ba popullin shqiptar qole, s’është punë e rëndë me e heqë prej hunde, por duhet menduar. Kjo është punë uniformash: këmishëzinjtë e Halil Al gushëkuqë dhe u vëmë një gjeneral arnaut në krye. Amerikanët na përlanë imperon, të paktën t’u marrim
shpirtin praktik të tyre. Sa për ushtrinë shqiptare, ta lëmë mënjanë, se le që s’të vjen njeri ushtar, por edhe ata që kanë mbetur dalin malit duke marrë me vete edhe mitralozat. Megjithatë, s’humbasim gjë po ta lozim edhe këtë kartë, se kjo punë është si puna
e eshkës, po mori zjarr, mori, po s’mori, s’humbasim gjë. Nderin, prestigjin, ushtrinë dhe imperon e humbëm, të paktën përpëlitemi edhe pak kohë.
Sa për mijëra të burgosurit e të intermuarit, e gjejmë ilaçin, lirojmë pesë të parrezikshëm dhe kolona e pestë jona e ka merak që ti bëjë 500. Populli shqiptar është më suar të ngopet me lugë të zbrazët»,
Kështu mendon «diplomacia e lartë» fashiste dhe hyzmeqarët e saj, dhe kjo këqyrje kaq e stërholluar e situatave ka dhënë prova «të shkëlqyera»; shih Abisininë, Eritrenë, Somalinë, Tripolin. Jakomoni dhe Libohova zaten do ta pësojnë si i famshmi fashist Ansaldo, që hingëllin çdo natë nga Radio Roma e që të vjen qejf ta dëgjosh, për xhevahiret që thotë, si për shembull:
«Që kur filloi ofensiva angleze në El-Alamein ne e dinim që do t’i lanim buzët me Tripolin, por nuk e thoshim, se na e merrte vesh armiku»; edhe Jakomoni me qolet e tij e dinë që e kanë të humbur davanë, por nuk e thonë, se e merr vesh armiku.
Armiku e ka marrë vesh me kohë dhe ka marrë
masat. Dhe masën që ka marrë ju e keni ndier dhe do ta ndieni këtej e tutje ca më të fortë, më të ashpër dhe më të egër. Këto dallavere tuajat janë bërë bajate për popullin shqiptar dhe, në qoftë se do të ketë njeri që ti besojë, do të jeni vetëm ju, që i keni pjellë nga trutë tuaja të çoroditura, kurse populli shqiptar e ka mendjen top dhe rrugën e ka caktuar vetë, rrugēn e luftës së pamëshirshme kundër okupatorit dhe tradh tarëve. Ju mund të ndërroni uniformate spiunëve dhe të mercenarëve tuaj me uniforma xhandari, por ata mbeten po ata njerëz, dhe për popullin mbetet po ajo luftë.
Shoku Shpati