Në Kuvendin e Serbisë ka filluar seanca e posaçme në të cilën kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, prezanton dokumentin zyrtar të procesit të negociatave me Kosovën, raporton rtvpresheva.com.
Pas fjalimit të gjatë të Vuçiçit, i cili ndër të tjera theksoi se “Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën dhe se me Albin Kurtin është gati se e pamundur të bisedohet”, fjalën e mori deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi.
“Se kush është në krye të Qeverisë së Kosovës nuk vendosni ju, por vendos populli i Kosovës” deklaroi Kamberi
Kamberi në diskutimin e tij kërkoi nga Vuçiqi që të kërkoj falje për krimet e shumta të shkaktuara në Kosovë nga ana e Serbisë.
“Kosova është e pavarur dhe duhet që këtë të vërtetë t’ua thoni serbëve” ka porositur Shaip Kamberi kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin.
Në diskutimin e tij, Shaip Kamberi ka potencuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në reciprocitet, përcjell rtvpresheva.com
“Në Luginë të Preshevës cenohen të drejtat e qytetarëve. Shqiptarëve nuk i pranohen diplomat nga Kosova gjë që shkakton shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta” ka theksuar Kamberi.
Fjalimi i zotit Kamberi ka shkaktuar polemika të mëdha në parlamentin serb sidomos të partive të ekstremit të djathtë të cilët kanë thenë se “është turp që të lejohet një shqiptarë në parlamntin e Serbisë ta quaj Kosovën të pavarur”.