Shqipëria/Aktualitet

Xh. Gjini: Takimi që nuk do të duhejë të ishte toplajm

Maredheniet e Prishtines dhe te qyteteve e krahinave tjera (padrejtesisht e tragjikisht jashte kufijve te shtetit tone Amë) me Kryeqendren e kombit, Tiranen tone, do te duheje te ishin aq te natyreshme dhe aq normale sa te mos perbenin “lajm” per mediat vendore dhe ato te huajat… Shkuarja e sotme e Kryeministrit te Kosoves se Shqiperise ne Tirane dhe takimi me Kryeministrin Edi Rama u bë “kryelajm” i mediave vendore dhe te huaja!! Pse? Sepse marredhenia e asaj, qe e quajne “presidente” me flamurin e partise ne zemer e ne presidence, me Kryeqendren e kombit eshte gati armiqesore!! Ne kete shkalle eshte edhe marredhenia e asaj qe quhet zevendeskryeministre dhe ministre e jashtme me Kryeqendren e kombit e te Shqiperise!! E ftohur deri ne absurditet edhe marredhenia e Kryeministrit te Kosoves shqiptare me Tiranen!! Shkuarja e tij sot ne Kryeqendren tone dhe takimi koke me koke me Kryeministrin e shtetit tone Amë shpresojme ta kete ngrohur deri ne natyreshmeri dhe normalitet marredhenien e Kryeministrit te Kosoves se Shqiperise me Kryeqendren e kombit… Urojmë nga zemra, sepse rruge tjeter nuk ka per njesimin dhe bashkimin e fuqise mendore, shpirterore dhe materiale te kombit tone ne Iliri dhe ne bote!