Sa do të zgjas, kjo grevë e jona?!…
Nga maksima jonë e vjetër dhe njohur
Populli është brengosur, i mërzitur ku thotë:
S’duhet vajtuar fort këtë gjendje të stërzgjatur
Mos të rrimë kot, kjo grevë duhet të zgjidhet disi
Dhe, s’duhet qajtur shumë me lot!
Thot:Neve kjo gjendje hiq nuk po na dihet
Ku e kem kokën, e ku i kemi këmbët?
Të rriturit të pa pjekura, po i hanë mollët
Derisa të tjerëve, puna hiq s’po ju shihet
Nxënësve si duket, po ju mpihen dhëmbët?
Ndërsa, fëmijëve tanë, ju kanë ndalur shkollat..!
Kjo grevë po thuhet e shkruhet, se është jetike
Dhe se është e organizuar nga sindikata
Ndërsa, disa të tjerët thonë se, është krejt politike…
Përderisa prindërve e mësimdhënësve të tyre
Me sa duket, ju ka dalë nga dora situata?
Ata janë në hall e zgrip, me dilema të mëdha…
Dhe, shumë arsyeshëm pyet populli:
Përderisa nxënësit, të rinjtë tanë janë të ngujuar
Apo shëtisin rrugëve pa krye dhe pa arsye…
Ngase, këtë gjendje po e pësojnë shumë keq
“A thua janë pë të mirën e tyre dhe tonën?
Me Zotin dhe me natyrën e hapësirën njerëzore
Apo siç shihet e duket, Ata janë me dreq?!”
Në një anë me qëndrim e vendosur sindikata
Në të njëjtat binarë arsimi e opozita
Në mes po qëndron pa presidan, e pa pardon, kjo politika…
Në anë tjetër kokëforte dhe pa alternativë, pozita
Populli i ngratë s’dinë kah t’ia mbajnë, ka shumë dilema…
Dhe në këtë kohë të nxehtë, “janë krejt të mërdhirë
Po bëjnë sehir e rrinë anash të mpirë..!”
“Po thonë, të mjerët Ne: “Athua nuk ditëm?”
Dhe vaj halli këtë kohë si e pritëm?!’’…
Po thonë: Jemi në dilema tepër të mëdha:
T’i mbyllemi më mirë, ndoshta krejt institucionet…?
Ne ju themi e ju lutemi shumë, me një lutje të rrallë:
Gjeni një kompromis , merruni vesh në mes veti
dhe mos të bëhemi krejt përrallë…
Qeveri, pozitë këshill grevist dhe ju opozitë;
mos u bëni gaz i krejt botës…
Urgjentisht e domosdoshmërish, duhet vendosur
Po mendojmë se duhet të ketë fund kjo grevë-njollë;
Që e tërë Kosova të shkojmë në punë,
dhe të vazhdojmë me shkollë?!…