Vështrim/Analizë

Ramadan Avdiu: Makineria e ndryshkur propagandistike serbe

Makineria e ndryshkur propagandistike serbe
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi me paraqitjet e tij mediatike vazhdon atë traditën propagandistike serbe luftënxitëse në njërën anë dhe të heqjes së viktimës në anën tjetër, duke akuzuar të tjerët e veçënarisht shqiptarët se u kanë rënë në qafë…
Kjo retorikë është përdorur nga propaganda serbe antishqiptare që nga koha e pregatitjeve për pushtimin e territoreve shqiptare nga Serbia në gjysmën e dytë të shekullit XIX, pastaj nga eleboratat e njohura të Çubrilloviçit e deri tek plani Patkoi i regjimit okuptor serb. . . Për të kuptuar këtë mentalitet shovinist serb duhet të kihet parasysh fakti se Serbia narracionin e raporteve shqiptaro serbe e ka të ndërtuar mbi bazë të gënjeshtrave, urrejtjes, dominimit dhe cinizmit…
Propaganda antishqiptare serbe ka pasur oscilimet e saja nepër periudha të ndryshme historike por në esencë kurrë nuk ka ndryshuar..
Ata vazhdimisht kanë folur dhe flasin për dhunë e vrasje kundër serbëve. Opinioni duhet të dijë se pas vitit 1981 deri në vitin 1990, ka pasur mbi 400 mijë artikuj gazetash dhe emisione në mediumet të ndryshme të shkruara e elektronike serbe, ku flitej për dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Por e vërteta është se për këto vite në Kosovë kanë ndodhur vetëm dy raste të vrasjeve të serbëve ku dorasit kanë qenë shqiptar, dhe ato vrasje nuk kanë ndodhur për motive politike apo për shkak të mosdurimit nacional, por për motive krejt tjera.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe nga pushtuesit serb janë vrarë në forma të ndryshme mbi 350 shqiptar.
Tjetër tendencë për të manipuluar me opinionin ndërkombëtar nga ana e zyrtarëve serbë me në krye Vuçiqin, janë edhe shifrat e të shpërngulurve. Sipas të gjitha regjistrimeve të popullsisë del se më së shumti serb në Kosovë ka pasur në regjistrimin e vitit 1981.
Atëherë në Kosovë kanë jetuar 204 mijë serbë. Sot në Kosovë jetojnë rreth 120 mijë serb. Vuçici dhe zyrtarët e tjerë serb shpifin se nga Kosova janë zhvendosur në Serbi pas luftës çlirimtare të UÇK-së siç thonë ata mbi 200 mijë serb.
Nga Kosova pas vitit 1980 shumë serb janë shperngulur për jetë më të mirë në Serbi dhe gjetiu. Kurse kanë ikur në Serbi të gjithë ata serbë që gjatë luftës kanë marrë pjesë në krimin e gjenocidit kundër shiptarëve.
Serbët që nuk kanë qenë të involvuar në krime, nuk kanë lëvizuar nga Kosova dhe institucionet e Kosovës kujdesen për sigurinë e tyre sikurse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Madje pakica kombëtare serbe në Kosovë është e privilegjuar dhe trajtohet më mirë se shumica duke iu mundësuar lehtësira të shumta nga përfaqsimi në institucione me numër trefish më të lartë se numri i banorëve deri edhe pagesën e rrymës elektrike nga ana e shtetit.
Vuçiqi dhe shpura e tij akoma përpiqen të manipulojnë opinionin serb se gjoja shteti i Serbisë funksionon edhe në Kosovë. Shtet serb në Kosovë nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë! Këtë fakt sa më shpejt që e pranon Vuçiqi dhe Serbia do të jetë më mirë edhe për ata, sepse populli i serb akoma nuk e ka gjetur qetësinë e tij dhe nuk do të mund ta gjejë asnjëherë pa e pranuar fajin dhe përgjegjësinë për gjenocidin e shkaktuar kundër popullit shqiptar gjatë një shekulli. Prandaj Serbia duhet ta pranojë realitetin dhe ta njohë shtetin e Kosovë. Vetëm pas njohjes mund të arrihen dhe zbatohen marrëveshjet për normalizim të raporteve mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet për çështje teknike si për dokumente identifikuese e tabela të veturave ku Serbia po synon të ktheht nuk kanë kuptim. Për këto tema ka vendime që duhet të zbatohen.
Serbët e Kosovës të cilët brenda një aftati të paracaktuar kohor nuk pajisen me dokumente personale nga shteti i Kosovës duhet të pasivizohen nga evidenca si banorë të Kosovës, njësoj siç po vepron Serbia me shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, pastaj të iu ndërpriten të gjitha benificionet nga shteti.
Pas skadimit të afatit që do të duhet të iu caktohet pronarëve të verturave për ndërrimin e tabelave të regjistrimit, ata të cilët nuk e rrespektojnë vendimin dhe vazhdojnë të lëvizin me tabela të vjetra duhet të cilësohen si vetura me regjistrime ilegale, të cilave duhet t’u ndalohet qarkullimi dhe kudo që hasen në territorin e shtetit të Kosovës të konfiskohen, me mundësi të kthimit posa ta kanë kryer regjistrimin e rregullt sipas ligjeve të RKS.