Tallavaja në dasma, apo dasmat tallava!
Po bëhen jo pak vite pas luftës e këndej që askush, qoftë ai edhe eksperti më i mirë i etnografisë,i cili mund , të paktēn, t’i përshkruajë ritet, modelet dhe karakteristikat e dasmës kosovare, nuk po them shqiptare.
Tani për tani ajo që dihet tashmë është se dasma tradicionale ka humbur identitetin e saj dhe ka përfunduar në një xhurulldi, në një sallamadi që kush nuk ia di as fillin, as fundin. Krejt ajo që dihet për dasmën shqiptare kosovare është se ajo dominohet nga zhurma, nga britmat, nga vallëzimi i shpërfillur, nga muzika tallavasë e nga hargjimet enorme, nga ikja e gjithçkaje tradicionale, ose bastardimi i vlerave tradicionale.
Sigurisht studiesit e fushës, do ta thonë dikur, jo tani, se çpo ndodh me strukturën, elementet dhe veqoritë e dasmës së sotme. Madje ata edhe do të spjegojnë jo vetëm aspektin etnografik,sociologjik,shoqëror, por edhe atë psikologjik të tallvasë dasmore të ditëve tona.
Duke mos pretenduar fare të them diçka që nuk e kanë thënë edhe të tjerë, dua të përmend shpenzimet e mëdha për muzikën, sidomos atë të zhurmshme. Dikur në Kosovë kishte pak emra që bënin muzikë nëpër dasma, për dallim nga këngëtarët e këngëtaret që sot janë të shumtë. Sot në dasmat kosovare këndohet e vallëzohet edhe nga ata që as nuk dinë të këndojnë e as të vallëzojnë. Ka këngëtarë/e të mira por shijet e pranuesve në dasma janë të tilla që nuk e kanë dertin e cilësisë, por të volumit të zërit. Këngëtarët/e më me emër pos që paguhen tepêr shtrenjtë nuk ndodh që as një këngë të vetme ta qojnë deri në fund, sepse kështu e do audienca. Shuma që paguhet nga I zoti i dasmës për këngëtarët/et është e madhe, por tatimi që këngëtari/ja i jep shtetit për fitimin askush nuk e di, madje nuk dihet edhe a paguhet fare për këtë punë. E besa nuk është pak para që përfundojnë në xhepat e estradës. Nëse shteti e tatimon rrogën 400 eurshe 1 mujore të një mësimdhënësi, nuk di pse duhet ta amnistojë tatamin 5-6 mijë eurshe të pak orëve tē një këngëtari/reje.
Jo më pak harxhime bëjnë qytetarët në sallonet e parukerisë dhe sallat e dasmave, nga të cilat, po ashtu nuk dihet, a I nënshtrohen një regjimi financiar ndaj arkës së shtetit që duhet t’i nënshtrohet çdo burim financiar i qytetarëve.
Përjashto këto duke mos mundur të kalohet pa u gjykuar kaosi e tollovia që shkaktojnë kolonat e dasmorëve në trafik dhe sigurinë e përgjithshme rrugore. Aspak nuk mendoj te pjesmarrja e dasmorëve në trafik, por te sjelljet e një numëri bukur të madh të tyre,që kur ndodhen në kolonën e dasmorëve harrojnë se përgjegjësia për sugurinë rrugore nuk amnistohet me faktin e të qenit pjesmarrës në dasmë.
Muzika e shtrenjtë, makiazhet e parukeritë, po ashtu të shtrenjta, pengesat në rrugë nuk janë rrjedhojë e domosdoshmërisë së kushtueshme të tyre, sa janë pasojë e papjekurisë sonë të përgjithshme. Mediokriteti ynë shpërfaqet edhe aty duke menduar se sa më shtrenjtë që paguajmë për një këngëtar, për një sallë dasme apo sallon ondulimi, aq më të çmuar, më të vlerësuar jemi.
Kjo është mendësia jonë, që, fatkeqësisht, shpesh herë dominohet nga sjellje e veprime primitive.
add a comment