Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Qendra shqiptare apo xhami e kisha për mërgimtarët tanë

QENDRA SHQIPTARE APO XHAMI E KISHA PER METGIMTARET TANE
Prishtinë, 23 gusht 2014 (ripublikim)
Fati i kombit tonë te copetuar po e ndjek edhe mergaten shqiptare… Mungesa e nje qendre ose e nje boshti rreth te cilit do te sillej kombi shqiptar po shprehet edhe te mergimtaret tane… Nese eshte e veshtire (dhe eshte…) te bashkohen tokat e Shqiperise ne nje shtet te vetem nuk do te ishte kaq e veshtire te kemi nje MINISTRI te perbashket (mbarekombetare…) ne Tirane, e cila do te perkujdesej per mergaten-diasporen shqiptare pa dallim shteti e krahine… Nuk eshte fare e veshtire, gjithashtu, dhe kjo eshte e domosdoshme, te kishim nje Bashkesi te vetme Islame Shqiptare, e cila do te ndahej qarte dhe prere nga bota arabo-turke dhe t’i sherbente vetem ZOTIT dhe interesave te kombit tone, SHqiperise dhe shqiptareve… Kjo barre bie ne radhe te pare mbi supet e teologeve, imameve… atdhetare shqiptare te islamit, pastaj eshte detyre edhe e inteligjencies dhe institucioneve tona ne Tirane, Prishtine, Shkup… Pasi te bashkohen bashkesite e shumta islame shqiptare ne nje te vetme, do te duhej edhe nje Keshill Kombetar i feve-besimeve qe kane shqiptaret, i cili do te bashkerendonte dhe harmonizonte veprimtarite e ketyre feve qe kane shqiptaret me inetresat kombetare…
FUSHATA per ndertimin e xhamive e te kishave edhe neper bote, kudo qe ka mergimtare shqiptare, me duket se eshte edhe nje ceshtje qe kerkon sa me pare krijimin e nje Ministrie te vetme per mergaten-diasporen shqiptare dhe per reformimin dhe riorganizimin e religjionit-feve nder ne…
Me NISMEN e s’e di kujt, por e di qe nuk jane “nismetare” te hajrit (jane te njejte me keta te vendit…), ne shume vende dhe qytete te huaja po ngriten xhami (aty-ketu edhe ndonje kishe…) ne emer te “nevojave” shpirterore te shqiptareve-mergimtareve…!! Per kete qellim po mblidhen dhe po paguhen miliona euro te fituara me djerse, me lote e me gjak…!! Mergimtaret tane, sikur edhe ketu, zihen ngushte nga keta matrapaze te nxitur e te paguar nga ata qe vec shqiptare nuk na duan, kur eshte fjala per ndertimin ose blerjen e ketyre objekteve te kultit, sepse keta matrapaze-antishqiptare i shpallin te “pa fe e te pa Zot…”!
Mergimtaret tane kane nevoje, e kane te domosdoshme, te kene qendrat ose vatrat e tyre kombetare per ruajtjen e gjuhes, kultures, tradites dhe pergjithesisht identitetit te tyre shqiptar. Per keto qendra, vatra ose shtepi shqiptare ia vlen te mblidhen dhe te jepen miliona euro, sepse keto do ta shpaguanin veten shumefish… Keto qendra mund te sherbenin edhe per ruajtjen dhe thellimin e lidhjeve dhe te bashkepunimit te mergates me kombin dhe anasjelltas… Keto qendra do te sherbenin edhe per ndertimin dhe fuqizimin e lidhjeve ekonomike midis kombit tone dhe vendeve te ndryshme ku jane vendosur mergimtaret tane… Ato mund te ishin mundesi te jashtezakonshme edhe per nxitjen e investimeve te mergimtareve tane ne Atdhe… Ne keto qendra, mergimtaret tane (besimtaret…), ne nje pjese te vecante mund t’i kryenin edhe ceremonite-lutjet e tyre fetare pa dallim…
Sot ne bote, edhe sipas raportit te OKB-se, shqiptaret (ne raport me numrin e banoreve…) zene vendin e pare per “ikje” nga vendi i tyre… Edhe pse nuk ka statistika te sakta, mund te themi pa frike se po gabojme, se me shume shqiptare ka ne bote (duke perjashtuar Turqine ku jane mbi 15 milione shqiptare…) se ne Shqiperi (kam parasysh gjithe Shqiperine, jo vetem Republiken-shtetin e Shqiperise…)… Kjo mergate-diaspore eshte nje fuqi e madhe njerezore, ekonomike, kulturore, intelektuale, politike… Eshte mergata, ne fund te fundit, ajo qe po mbane edhe sot kombin… Prandaj, dy republikat shqiptare, sidomos, por edhe krahinat tjera, nuk guxojne qe edhe me tej “fatin” e kesaj pjese te kombit tone, qe ka merguar ne vende te ndryshme te botes, ta lene ne “meshiren” dhe ne duart e matrapazve te ndryshem “shqiptare” dhe sherbimeve te ndryshme antishqiptare… Nuk na ka mbet neve, shqiptareve, t’i dalim zot dhe ta perfaqesojme dhe as ta mbrojme fene islame, ortodokse apo katolike… Duhet t’ia dime hallin vetetit. Ka popuj shume me te fuqishem se ne
qe i dalin zot atyre feve… Ne na mbetet t’i dalim zot dhe ta mbajme perkrah popujve te qyteteruar identitetin tone gjuhesor, kulturor e kombetar… Kjo eshte detyre mbi detyrat e cdo shqiptari ne Shqiperi dhe jashte saj… Besimi ne Zot dhe feja jane ceshtje personale dhe private e secilit… Vetem nje shqiptar i devotshem, i edukuar, i kulturuar… mund te jete edhe nje besimtar i mire… Injorantet, matrapazet dhe bashkepunetoret e sherbimeve antishqiptare, qe kane marre sot, ketu dhe jashte, “bajrakun” e fese jane e zeza e kombit dhe e feve qe kemi ne shqiptaret… Kjo fare antishqiptare nuk i duhet as Zotit, as kombit…