Shqipëria/Aktualitet

Dy shtetet e Shqipërisë (Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë) me ABETARE të njësuar

Një komb, një gjuhë, një abetare, një flamur, një shtet e një Shqipëri!

Abetarja e përbashkët për dy shtetet e Shqipërisë (Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë) është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët e dy shteteve të Shqipërisë. Abetarja e përbashkët pritet të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022

Shtëpitë botuese ‘Pegi’ dhe “Dukagjini’ janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

 

Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është bërë më 31 maj dhe ka pasur një periudhë prej 15 ditësh për ankesa, shkruan dukagjini.com.

 

Ndërkaq, më 20 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se botuesi për botimin e Abetares së përbashkët tashmë është zgjedhur.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverive, Rama ka theksuar se faza e parë lidhur me botimin e Abetares së përbashkët tashmë ka përfunduar.

I pari i qeverisë shqiptare ka potencuar se e njëjta do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera ku ka shqiptarë.

“E kemi fituesin e Abetares. Ka mbaruar faza e parë. Do ta dërgojmë këtë Abetare edhe në Maqedoninë tonë dhe në shtetet e tjera përreth, ku ka shqiptarë”, është shprehur Rama.

Ndërkaq, më 7 korrik, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) në Tiranë, në një komunikatë, ka bërë të ditur se në vijim të punës për përmbushjen e kritereve teknike të tekstit të vetëm të përbashkët, i ka bërë thirrje Shtëpisë Botuese ‘Pegi’, për t’i dërguar pesë kopje fizike dhe digjitale të tekstit “Abetare” dhe fletores së punës në Komisionin e Përbashkët në këtë ministri, në mënyrë që të miratohet ky tekst.

“Një gjuhë, një Abetare… Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës”, thonë qeveritë tona.

Abetarja mbarëkombëtare ishte promovuar si ide, ne takimin e përbashkët mes dy qeverive, në Kryeqytetin Historik të Shqipërisë – Prizren, nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha dhe kryeministri, Hashim Thaçi.