KIEV, 28 maj /ATSH-UKRINFORM/ – Ukraina po merr raketa antianije ”Harpoon” si edhe lëshues me bazë në terren për t’u mbrojtur kundër agresorit rus në Detin e Zi, njoftoi
Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
“Ukraina po merr raketa me bazë tokësore dhe një numër përkatës të raketave kundër anijeve, tip ‘Harpoon’. Armët më të fundit po sigurohen nga Danimarka, Britania e Madhe dhe Holanda. Vende të tjera do t’i bashkohen këtij procesi”, theksohet në deklaratë.
Sipas ministrisë, këto raketa do të mbrojnë Ukrainën nga komponenti armiqësor detar rus në Detin e Zi./ a.jor.
add a comment