PËR TË QESH E PËR TË QARË ME OPOZITËN “DEMOKRATIKE” E “PATRIOTIKE” BERISHIANE
PDSH – ja antikomuniste (më shumë antishqiptare), e udhëhequr nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibea, ka propozuar dhe po kërkon e po bënë fushatë që Kryetari i ardhshëm i Republikës duhet të jetë antikomunist!! Kjo i bie që Kryetari i Republikës të jetë nga soji i kolaboracionistëve ose pjellë e tyre, dikush me bindje dhe ide neofashiste!!
Janë i njëjti soj që kanë inicuar dhe propozuar në Kuvendin e Republikës një rezolutë, që dënon gjenocidin e Serbisë në Bosnjë (Srebrenicë)… Pse pikërisht tash, kur Sali Berisha është shpallur nga SHBA-të i padëshiruar?! A nuk ishte ky Sali patrioti me partinë e tij në pushtet gjatë tetë viteve (205 – 2013)?! Pse nuk e kishin inicuar një rezolutë të këtillë dhe pse nuk e kishin miratuar?!! Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, gjatë viteve 1999 – 2001, ka dënuar krimet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovën shqiptare me 15 rezoluta e deklarata… Republika e Shqipērisë ka dënuar edhe krimet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë në Bonje e Kroaci (Srebrenicë, Vukovar…). Shteti shqiptar nuk mund të votojë e miratojë rezoluta saherë të shikojë ëndërra të frikëshme Tritan Shehu i Sali Berishës dhe i bandës së tyre, që janë përgjegjës për shkatërrimin e vendit, për sabotimin e rezistencës dhe të luftës çlirimtare në Kosovë dhe për vdekjen dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve gjatë “qeverisjes” së tyre vandaliste.
Për të qesh e për të qarë është edhe me disa “militantë” e disa “atdhetarë naivë”, që mezi presin të hidhen në “sulm frontal” kundër shtetit tonë Amë, duke e akuzuar hiç më pak se “serbofil” e “rusofil”!!? Janë kjo pjesa që dikur përbeheshin me kokë e me jetë për Rugovën (më herët për Titon!), më vonë për Thaçin e tash për Albinin!!… Janë këta që zakonisht ngjiten në majat e pushtetit me Flamurin shqiptar (kuqezi) dhe qeverisin – sundojnē me flamurin partiak (jo shqiptar)!!… Madje, edhe zyrën e Kryetarit të Republikës e “stolisin” (lexo: e përdhosin!) me flamur partiak… Këtu përfundon “patriotizmi i tyre i “zjarrtë”… Duhet të jesh me mendësi kolaboracioniste ose tepër i paditur e naiv që të vihesh në anën e Sali Berishës e grupit të tij të dëshiruar vetëm nga hasmit e çështjes së pazgjidhur shqiptare…
add a comment