Kulturë\Letërsi

Arben Duka: “O sa mirë me kenë tradhtar!”

Kanë ndryshuar punët,
nuk janë si më parë,
tani s’ka më bukur,
se me kenë tradhtar!

Se me kenë tradhtar,
edhe diversant,
një dekoratë nderi,
do ta kesh garant!

Do ta kesh garant,
nga Nishan Bujari,
po me kenë tradhtar,
dhe xhins tradhtari!

Po me kenë tradhtar,
edhe bashkëpunëtor,
të kompenson shteti,
me para në dorë!

Po me kenë tradhtar,
me gjak nëpër duar,
nga larot e sotëm,
quhesh i nderuar!

Jo nuk ka më mirë,
se tradhtar me kenë,
në mes të qytetit,
monument të ngrenë!

O sa mirë me kenë,
në krahë të fashizmit,
s’ke dert se ke vrarë,
bijtë e komunizmit!

Bijtë e komunizmit,
edhe partizanët,
trimërinë tënde,
ta njohin Nishanët!

Ta njohin Nishanët,
dhe Nishanëria,
se sot “Nderi i Kombit”,
shpallet tradhëtia!

Me kenë tradhtar,
s’t’i kursej lëvdatat,
me kenë veteran,
t’i hjek dekoratat!

Të hjekin nga rrugët,
emrat e dëshmorëve,
edhe ato emra,
ua lë tradhëtorëve!

Me kenë një dëshmor,
ke me pa të zezën,
se vinë e të prishin,
varrin dhe varrezën!

Me kenë tradhtar,
jeton si aga,
se të kompenson,
shteti me para!

Me kenë bashkëpunëtor,
në qeder nuk bjen,
pronat që t’i morën,
sot ky shtet t’i kthen!

Po je veteran,
fare mos trego,
se as dhe “Rilindja”,
fare nuk të do!

Se edhe “Rilindja”,
tani e ka dredhur,
nuk pyet për gjakun,
dhe djersën e derdhur!

Nga këta mos prit,
lavdi edhe nder,
se thonë-që sytë,
i yti t’i nxjerr!

Çudira që ndodhin,
në vendin shqiptar,
o sa mirë me kenë,
doç dhe tradhtar!