Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: 40 – vjetori i themelimit të LPK – së në Shtëpinë Muze të Heroit dhe themeluesit të LËVIZJES, Kadri Zeka

Në Shtëpinë Muze të Heroit të LËVIZJES e të krejtë Shqipërisë, ideatorit dhe promotorit të bashkimit të organizatave atdhetare dhe themeluesit të LPK – së, KADRI ZEKA

Sivjet, më 17 Janar 2022, u mbushën 40 vite nga dita e bashkimit të organizatave atdhetare: OMLK, Fronti i Kuq dhe LKÇVSHJ, që themeluan LPK – në. Përfaqësues i OMLK – së, që ishte organizata më e ndërtuar e më e organizuar, ishte Kadri Zeka. Përfaqësues i Frontit të Kuq ishte Ibrahim Kelmendi, kurse përfaqësuesi më i denjë dhe më meritor i LKÇVSHJ-së ishte Jusuf Gërvalla. OMLK dhe Fronti i Kuq kishin arritur marrëveshje tashmë. Ditën e 17 Janarit, në shtëpinë ku jetonte Jusuf Gërvalla, ishte arritur marrëveshja edhe me LKÇVSHJ. Përpjekjet dhe puna për ribashkimin e organizatave atdhetare të asaj kohe ndiqeshin këmba – këmbës dhe luftoheshin me të gjitha mënyrat dhe mjetet nga shërbimet sekrete jugoserbe. Me angazhim të shtuar ndiqeshin në çdo hap lëvizjet e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit dhe shokëve e bashkëveprimtarëve të tyre, të organizuar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia.
Mundësia e bashkimit të përpjekjeve dhe të Lëvizjes sonë Kombëtare në një organizate – front kundër Jugoserbisë pushtuese i tmerronte autoritetet drejtuese në Beograd. Prandaj, pikërisht në Ditën e Bashkimit goditi shteti pushtues e vrastar i Jugoserbisë dhe vrau bijtë e popullit shqiptar e të Shqipërisë: Kadri Zekën dhe Jusuf Gërvallën me të vëllan dhe bashkëveprimtarin, Bardhoshin. Me vrasjen e Tyre Jugoserbia synonte ta vriste BASHKIMIN dhe LËVIZJEN që arritën dhe krijuan Ata. Jugoserbia nuk e kuptoi se idetë dhe kërkesat e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit dhe të bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të Tyre tashmë ishin ide dhe kërkesa të një populli që nuk mund të nëpërkëmbeshin dhe as të vriteshin. Lufta Antipushtuese e UÇK – së dhe e krejtë kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës me vise e dëshmoi katërcipërisht karakterin kombëtar, çlirimtar, përparimtar, demokratik, civilizues dhe emancipues të LËVIZJES, që krijuan Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla e Ibrahim Kelmendi me organizatatë dhe bashkëmendimtarët e bashkëluftëtarët Tyre…
Vitin 2022 (40 – vjetori i LPK – së) Shoqëria LËVIZJA e ka shpallur VIT TË LËVIZJES. Gjatë gjithë këtij VITI janë organizuar e do të organizohen veprimtari të ndryshme falënderuese e mirënjohse, përkujtuese e shkencore në Atdhe dhe në mërgim.
Sot, ishte 69 – vjetori i lindjes së Heroit Kadri Zeka. Bashkë me shumë veteranë të LËVIZJES, bashkëmendimtarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të HEROIT tonë, shkuamë në Poliçkë, në oborrin dhe shtëpinë ku kishte lindur biri i shquar i popullit dhe Shqipërisë, Kadri Zeka. Bashkëveprimtari i Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit, Sylë Nuha, bashkë me veteranët e LËVIZJES: Nazmi Nuha, Haxhi Bega, etj., kishte sjell fotografinë e Kadri Zekës, të bërë du ditë para se të binte Dëshmor i Atdheut. Kurse Shoqëria LËVIZJA Heroit dhe themeluesit të LPK – së, Kadri Zekës, i dha Mirënjohje…
Në këtë ditë dhe në këtë VIT të shënuar në Shtëpinë Muze të Heroit Kadri Zeka kishin ardhur edhe shumë bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të Heroit. Aty ishte edhe njeriu më i afërt i Heroit, Hydajet Hyseni, i cili ishte një nga drejtuesit e OMLK – së… Aty ishin edhe Berat Luzha, Bejtulla Tahiri, Ahmet Isufi, Basri Misini, Shefik Sadiku, Naser Kuka, Jahir Zubaku e shumë shokë, veteranë tjerë të LËVISJES. Me ne ishte edhe Kryetari i komunës së Dardanës për ta nderuar Heroin. Në pritje të gjithë këtyre shokëve ishin nipat e stërnipat e Heroit Kadri Zeka: Zenuni, Izmiu, Kujtimi, Çlirimi… Në Shtëpinë Muze të Heroit Kadri Zeka ndejtëm rreth 3 orë. Sylë e Nazmi Nuha, Haxhi Bega, Hydajeti, Berati, Bejta, Ahmeti e shumë shokë tjerë, veteranë të LËVIZJES, folën për jetën dhe veprimtarinë e Heronjve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, për Lëvizjen Kombëtare, organizatate e asaj kohe, veprimtarinë dhe përpjekjet për Bashkimin e organizatave atdhetare, rolin e Kadri Zeka për krijimin e LËVIZJES, rolin e mërgatës, persekutimin dhe arrestimet e dënimet e veprimtarëve dhe të rinisë shqiptare, rolin e Rexhep Malës e të Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë, Fadil Vatës e Fahri Fazliut dhe rënien e Tyre, krijimin e UÇK-së dhe luftēn e saj, për Gjykatën speciale dhe padrejtesite e saj, për nevojen e fuqizimit te mbrojtjes se Kosoves, sigurine ne rajon e me gjere, etj..