Botë

Zgjedhjet për Kryetar në Francë: Emanuel Makroni rizgjidhet Kryetar i Francës, fitore e forcave demokratike proevropiane

Para disa minutash u shpallën rezultatet e zgjedhjeve për Kryetarin e Republikës së Francës. Kryetari në ikje, Emanuel Makroni ishte në garë me Kryetaren e të djathtës ekstreme, Marinë Lë Penin, e cila po garonte për të tretën herë për pozitën më lartë në Republikë… Franca është me sistem politik gjysmëpresidencial. Fuqitë e Kryetarit të Republikës janë të mëdha. Francezët kësaj radhe zgjodhën edhe njëherë të votonin për Kryetarin me koncepte dhe program liberal e proevropian. Marinë Lë Peni dhe e djathta e saj ekstreme edhe kësaj radhe nuk fitoi votën e francezve. Emanuel Makroni fitoi mbi 58 % të votave, kurse Marina pak më shumë se 41 % të votave.  Rreth 28 % e votuesëve francezë abstenuan, nuk dolën të votonin. Franca edhe me këto zgjedhje mbetet me BE -në dhe aleatët Perëndimor. Marinë Lë Pen angazhohejë për largimin e Francës nga BE -ja dhe afrimin me Rusinë e Putinit dhe me vendet e forcat tjera autoritare të ekstremit të djathtë. Prandaj, rezultati i këtyre zgjedhjeve pritej me interes të shtuar…