RREZJA E JETËS
(Kryeradhë vargjesh)
Lëre në shtëpi
rrobën e grisur,
mos dil me të
të takohesh me miq,
kështu lëre aty
dhe trishtimin e krisur
dhe ec pa zë,
shpengueshëm, pa liq.
Të ndodh që jetën
ta thurin me fyerje
dhe as shtëpinë
s’e di ku e ke,
ta mbysin të vërtetën,
s’gjen derë për hyrje,
në terr me vetminë
asnjë shteg për bé.
Qenka një rreze
simbol i së bukurës,
të bën shoqëri
e shtigjet t’i hap,
shih, zemrën si e ndeze,
si krahët e fluturës
fluturon n’ajri,
botën me dorë e kap.
(15 prill 2022)
add a comment