Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të Kancelarit Scholz

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama me ftesë të Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz, ka mbërritur sot në Berlin për një vizitë zyrtare.

Rama publikoi pamje nga ceremonia zyrtare e pritjes në aeroportin e Berlinit.

“Mbërritja në Berlin për vizitën zyrtare me ftesë të Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz”, shprehet Rama.