Kujtimet e mia për dëshmorët Naser Hajrizin e Asllan Pirevën me rastin e 41 vjetorit të rënies së tyre në demonstratat 02 Prillë 1981
Demonstratat përherë i ka sjellë qytetari aktivë politike, i ndërgjegjësuar i organizuar për të ndryshuar statusë kohën, të cilat kanë ndikuar në masat kolektive, ato kanë krijuar nxitje, impulse për kërkesa edhe ma të mëdha siqë ishte kërkesa Kosova Republikë.
Në vazhdimësinë e përpjekjeve, luftërave dhe qëndresës shekullore të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, demonstratat e pranverës së vitit 1981 shënojnë njërën ndër faqet më të ndritura dhe më të rëndësishme të historisë sonë të re. Si ngjarje kthesash të mëdha historike dhe shoqërore, ato shprehin sintezën e vetëdijes dhe virtyteve më të larta morale e patriotike të rinisë shqiptare dhe aspiratat shekullore të popullit tonë të lashtë. Duke ndikuar fuqishëm në faktorin e brendshëm, në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në shkallën më të lartë, si dhe në faktorin e jashtëm, pra, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të çështjes së Kosovës në veçanti, ato në horizontin mbarëshqiptar e hapën një shpresë të madhe dhe një perspektivë të re.
Demonstratat e vitit 1981 shpërthyen si protesta mbarëpopullore të shqiptarëve kundër një gjendjeje të padurueshme shtatëdhjetëvjeçare që mbretëronte në Kosovën e ndarë me dhunë nga trungu i atdheut, në Kosovën e pushtuar, në Kosovën e robëruar dhe të terrorizuar nga okupatori serb. Demonstratat ishin rebelim dhe kryengritje e një populli kundër shtypjes kombëtare, kundër diskriminimit social dhe shoqërorë, kundër eksploatimit të egër të pasurive natyrore dhe të trajtimit të Kosovës si burim lëndësh të para, apo thjeshtë, si zonë koloniale serbe… kundër varfërisë dhe mjerimit të skajshëm të popullit, kundër padrejtësive thelbësore politike dhe ekonomike, kundër zbatimit të gjenocidit dhe të papërspektivës kombëtare të popullit shqiptar.
Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981 – ku për herë të parë në mënyrë masive u kërkua publikisht shtetësia e Kosovës – të cilat ishin një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e përpjekjeve për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare nën Federatën jugosllave, qeveria shoviniste serbo-jugosllave filloi një represion të paparë mbi shqiptarët, sidomos duke shënjuar inteligjencien atdhetare e opozitare, përkatësisht duke goditur kuadrot më përparimtare të Universitetit të Kosovës, të cilat ishin dalluar me qasjet e tyre kritike ndaj diskriminimit të shqiptarëve në kuadrin e Federatës artificiale jugosllave. Që nga këto zhvillime antijugosllave në Kosovë, Qeveria komuniste e Beogradit dislokoi forca të mëdha ushtarako-policore dhe njësi speciale, të cilat arrin në dhjetëra mijëra trupa dhe kishin për detyrë të shtypnin me forcë dhe armë çdo revoltë shqiptare.
Në këtë mënyrë, Kosova u shndërrua në një poligon të madh të ushtrisë dhe të policisë jugosllave, si dhe të shërbimit sekret jugosllav (UDB), formacione këto që ndiqnin dhe likuidonin fizikisht brenda dhe jashtë Kosovës figurat më të dalluara të lëvizjes ilegale kombëtare. Pos kësaj, me qëllim të nënshtrimit dhe të disiplinimit të shqiptarëve të Kosovës dhe jashtë saj, autoritetet jugosllave filluan një valë masive të diferencimit në çdo nivel të shoqërisë kosovare. Goditje më të rënda pësuan arsimi, kultura, shkenca dhe çdo gjë që ishte shqiptare dhe që kishte të bënte me shqiptarët. Pas ngjarjeve joviolente të vitit 1981, filloi një fushata e shtuar nga strukturat shtetërore dhe partiake të Jugosllavisë, sidomos segmenti serb e maqedonas, u shquan në atakimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, gjegjësisht Kushtetutën e vitit 1974.
Udheheqja e Kosovës dhe Komitetit Krahinor të kohës ishin naive dhe frigacake, sepse nuk rezistoi as aty ku kishte argumente zyrtare, por u vu në sherbim të fushatës antishqiptare, duke vlerësuar lulën e rinisë dhe bartësit e demostratave me emra të ndryshëm fyes dhe denigrues.
Masat e para të shtetit jugosllavë ishin masat represive dhe brutale kundër demostruesve përmes policisë, njisive speciale dhe trupave të ushtrisë jugosllave. Këto trupa kanë pasur sjellje anti shqiptare deri në sadizëm në ndeshkimin e rinisë srtudentore dhe pjesmarrësve të demostratave.
Prej masave më të ngutshme të Beogradit ishte vlerësimi (kualifikimi) i demostratave si; kundërrevolucionare, nacionaliste, irridentiste dhe antijugosllave Se janë të organizuara dhe të imponuara nga jashtë, se gjoja nuk kanë bazë në kontradiktat e mbrendshme ndernacionale në kuadër të federatës. Pala jugosllave kishte vlerësimet dhe komentet e veta për komplot nderkombëtar, me 6.04.1981 Stane Dollanci minister federativ i punëve të mrendshme deklaroi:” Mbas tyre qendrojnë forcat më reaksionare të botës, fashiste, më dogmate.
Pytjeve dhe dilemave të kohës se demostratat e vitit 1981 ishin të parakohëshme të nxitura e spontane, përgjegjëjen ma të mire e jepë njeri nga protoganistët organizator e pjesmarës i këtyre demostratave Mehmet Hajrizi udheheqesë i OMLK, niherit dhe agjë i dëshmorit të këtyre demostratave Naser Hajrizi, ku për këto demostrata shton se Demostrata e viti 1981 ishin të rastësishme, të nxitura aq sa janë të rastësishme idealet për liri”.
Ky konstatim mund të përshtatet edhe për çështjen konkrete se; ngjarjet e 81 ishin të parakohshme aq sa janë të parakohshme idealet për liri, pavarësi dhe bashkim..
Kujtimet e mia për dëshmorët e demostratave të 2 Prillit 1981, Naser Hajrizin e Asllan Pirevën
Me Asllan Pirevën jamë njohur në Prishtinë që nga fëmiria kur ai ishte në shkollën fillore me dajën tim Afrim Kalaja, këta dy ishin shokë të pa ndashem vetëm gjumi i ndante edhe në shkollën e mesme Teknike “Miladin Popoviqi” drejtimi Elektronike ishin bashkë,
Asllani ishte nje i r i shendetëshëm tipë sportive dhe çdo here i buzëqeshur dhe tërheqesë per gjithë ata që e njihnin, në vitin 1978 unë isha i organizuar në grupin ilegal e të rinjeve të Kamenicës(Dardanës) i quajtur “ParaAgimit” ishim në lidhje me Grupin Revulucionar të Kosovës e ma von me OMLK lidhjet tona i mbanim me Ilmi Ramadanin, Jashar Aliu, Agim Sylejmanin, e Faik Latifin, ishim të furnizuar edhe me literature të ndaluar që vinte nga Shqipëra, si Shqipëria e re Zërin e Popullit, Romane e libra te historis së Kombit Shqiptarë, si dhe shtypin e grupeve ilegale e Kosovës.
Asllan Pireva kishte kërkuar takim me 31, marsë 1981 u takuam në Gërmi në takim kishte ardhë edhe Naser Hajrizi ishte takimi i jonë i pare edhe pse si figure e kisha pa disa here kur shkoja në shkollën Normale në Prishtinë, në ketë takim ishin: Asllan Pireva, Naser Hajrizi dhe Afrim Kalaja,neve na njohtoi Asllani me Naserin Naseri ishte nje djalë i ri i bukur qendrim burrëror i pjekur para kohe per vite që atëher i kishte 19 vjetë, ai filloi me pytje për vlerësime lidhur me demostratat e 11 e 26 marsit ne sejcili dhamë vlerësimet tona me një optimizëm dhe frymzime edhe ma të mëdha ma energjiki, ma i rrepti nga ne ishte Naseri i cili na tha se ma keshtu ne nuk mund të durojme ka ardhur koha ndoshta të fillohet me çlirimin dhe luftën për Kosovën dhe trojet tjera të pushtuara, ne atë takim u mundova ta qetësoja se për krejt këto qe neve na prekupon duhet konsullta dhe keshilla me shokët e organizuar, une atë ditë nuk e dija që Naseri ishte nipi i Mehmet Hajrizit ai edhe kishte qenë në strukturat e OMLK, unë mendoja se ky djalë i vendosur me shume energji dhe i vendosur mund të pësoi nga ndoni arrestim nuk ja kishe menduar atë që i ndodhi pas dy dite, ne aty vendosëm bashkarisht që secili në shkolle klasë lagje e fakultete që të informojme njerzë sa ma shume që të marrin pjesë në demostratat e 1 prillit dhe ditëve në vijim, kështu u ndamë me detyra per ditën e nesërme, me erdhi keqë pse nuk e kisha njohur ma harët Naser Hajrizin,
Sejcili nga ne njohtoi shokët të afërmit e vetë qe i kishim në lidhje.
Të nesërmen me 1 prillë dola me dajën Afrim dhe djalin e agjës profesor i fizikës në shkollën teknike Xhevat Cakolli koleg me Merimin Brahen e Nezir Myrtën, ai ishte me një numër të madhe të nxënësëve të vetë.
Të nesërmen herët kishte lëvizje dhe përpjekje për demonstrim nga studentët nxënsit e puntorët por policia nuk lejonte duke barrikaduar në vendet kyqe para institucioneve, udhëkryqeve, pas dite filluan të masovizohen para kuvendit ku është tani kishte shumë demostrues aty u takuam me Naser Hajrizin Asllan Pirevën, Mihane Sadikun, Zymrije Sylejmanin, Ilmie Sylejmani nana e Agim Sylejmanint, Qefsere Dërmaku motra e Sami Dermakut shume shoke të Asllani e Naserit që nuk i njihja të gjithë, masat vinin duke u rrit rradhët tona nga të gjitha anët e sidomos nga Vranjevci Kodra e Trimave konviktet qendra e studentëve aty kah ora 13,30 deri 15.00 na u kanë bashkangjit edhe puntorët e Obiliqit KEK- , kerkonim të na bashkangjiten edhe ata që hezitonin në fillim edhe me thirrje se kush nuk na bashkohet është tradhëtar, kemi filluar të marshojme drejt qendrës kahë Teatri e në drejtim të Komitetit Krahinor, me parullat kryesore KOSOVA REPUBLIK, ADEM DEMAQI, LIRONI SHOKËT.
Nga kuvendi deri te kino vllaznimi që u quante atëher kemi ba mbi një orë sepse kishte aqë shume masë e madhe sa nuk ju besoja syve dhe me dukej e pa mundur e gjithë ata turm e madhe u mobilizua aqë shpejt, gjatë rrugës humbëm kontaktin me shume ata shokë që u nisëm në fillim për marshim kështu hamba kontaktin edhe me Naserin e Asllanin, Mihanën aty takova edhe shume të tjerë turmat që ishin aty afër komitetit krahinor e ne që shkonim nga teatrie e kuvendi u vërsulën nga njëri tjetri duke u perfaquar nga gëzimi i nje lirie shpirtrore dhe duke kënduar këngë: Ushton Gryka e Kaqanikut e Besa Besë besën ta kamë dhanë.
Kërkes ma të zëshme ishin ti lironi shokët nga burgu ata student që ishin burgosur me 26 mars e gjithë të burgosurit e tjerë, dikush tha se po shkojne po e thejme burgun për ti liruar shokët por disa na penguan duke thënë se tani do të na lajmërojne për lirimin e tyre,
Eshtë e pa harruar gjithë ai mobilizim i madhë i qytetarëv për sjelljen e ushqimit, bukë të nxehtë sugjukë djathë e ujë brenda një kohe të shkurtë disa kishin marr edhe qepë, u ulëm në asfalt per të ngrën darken e Republikës së Kosovës.
Nga ballkanet e dritaret kishte edhe të atillë që na fotografonin ne e denim se ata janë spijujë ose gazetar të gazetave të kohës, askush nuk u merrte me ta,pasi kishte vdek friga per çdo gja.
Atë natë rrugët e qytetit u skuqën me gjakë, por populli ynë heroik nuk u frikësua. Ai i hapi dyertë dhe i strehoi bijat e bijtë e tij luftëtarë, u dha bukë. Tani në Vranjevc kishte filluar një rezistencë me aktive dhe me gjuhë të njejtë si ajo e policëve: pra ballafaqim në mes atyre që ishin të armatosur me automatik dhe atrye me gurë ne xhep dhe me idealin e lirisë në zemër!
Duke pritur vendimin e organve të kohës për lirimin e të burgosurve, aty kah ora 19,30 janë dëgjuar krismat e armëve dhe janë gjuajtur me mijra lotësjellës, disa romë kanë filluar me thye shitoret për rrethë kino vllaznimi sotë ABC kemi intervenue dhe i kemi ndjek sepse e denim qellimin e tyre per të vjedhë duke na mbet neve demostrusve, kemi shkue andej kahë shtepie e mallrave Gërmia na kanë dale milicia dhe na ka rrah disave jemi këthy dhe kemi dale mbrapa jemi shpërndar në drejtime të ndryshme unë jame nisë kahë shkolla fillore Meto Bajraktari e m avonë në drejtm të dajëvë te fabrika e tjegullave shume shtepi kishin hapur dyertë qoftë për hy të ta qoftë për të kalue nëper oborre të tyre duke na afruar ndihmën e pare dhe duke na afruar ujë.
Gjatë ndjekjesë së milicisë e cila ishte përforcuar nga Beogradi e Republikat tjera të jugosllavis u dëgjuan zëra të shumtë që nesër perseri të dalim në demostrata në qender të Prishtinës. Atë mbrëmje populli u hapi zemrat djemëve dhe bijave të tij: u dha bukë,kripë e zemër e ua lidhi plagët.
Populli e kuptoi atë natë më mirë se kush ishin armiqtë e tij të vertetë dhe kush ishin bijtë e tij të vërtetë!…
Kaluam natën, të nesërmen me 2 prillë daja shkojë në shkollë në Normale në Gërmi aty ishin vendosur disa paralele të teknikës daja Afrim me Asllani ishin në një klasë kurse Naseri ishte në një paralele tjetër u muarrëm vesh me Afrimin që të shihemi në qendër të qytetit posa të fillon procesi mësimor nga ora 8. 30 deri ora 9.00 kemi dal bashkë unë kamë shkua për qytet e daja Afrim për shkollë, posa kanë hy në klasë janë penguar nga drejtori i shkollës që asnjë nxanës mos me dale jashtë janë mbyllë dyert, Naseri me disa shokë dhe Asllani gjithashtu kanë dale për dritare mbrapa normales janë grumbullue edhe nxënës të tjerë dhe janë nisë për qendër duke demostruar Naseri gjatë rrugës ishte plagosur në familjen e Adem Kurteshit kishte lidhur plagën dhe kishte arrit ti zenë shokët duke marshuar drejt qendrës, unë u ndala te gjamija e llapit aty u kriju dhëmuj e madhe mes protestusëve dhe milicisë e cila u detyrue të tërhiqet kishte të plagosur e të rrahur rend filluam të shkojme drejtë qendrës aty afër kuvendit filluan të na gjuajnë edhe me plumba e gaze lotësjellës na kanë shpërndar në grupe të vogëla kemi kalue te Sllovenia sporti nëper shtepi te fakuleti filozofik e kemi kalue rrugën për të tentuar të shkojmë në qendër por ishte e pa mundër, policia na kan ndjek kemi shkuar afër stacionit të autobusave kur ishte atëher kemi hy në një shtëpi po thuaj 20 veta kemi qendrua aty gjysëm ore kemi dale pas stacionit të autobusave kah dragodani aty kamë takuar nanën e Agim Sylejmanit i cili atëkoh ishte në Burgun e Idrizovës, kemi shkuar në dragodan edhe atje kanë filluar me na gjujtë edhe na i gjunim me gurë aty kame takuar djalin e profesorit time Izet Surdullit Burimin, ndigjova se aty ishte plagosur një i ri cili kishte pasur gjakederdhje dhe duke e dërquar në spital kishte vdekur ma vonë mësova se ishte Xhelal Maliqi.
Afrimi ishte kethyar nga shkolla pasi ai nuk kishte arritur me shkue me Asllanin e Naserin, me tha se me Asllanin e Naserin kishte humb kontaktin pasi ata kishin dale nga dritarja dhe kishin shkue në qendër të qytetit na mbetëm aty pas disa orësh kemi dale por nuk jemi takuar ma, ne dëgjaum per shume të vrar e të plagosur por nuk denim kush ishin ata, ne filluam të brengoseshim per Asllanin e Naserin pasi nuk u lajmëruan ku ishin kah ora 18.00 shkuam te babai i Asllani agja Shahin i cili punonte si zdrukthtar atë nuk e gjetëm aty vllau i tijë na tha se Asllani nuk është këthyer dhe nuk dim gja për ta, filluam ta kerkonim, Naserit nuk ja dinim shtepin por mësuam se as Naseri nuk ishte këthyer në shtepi aty afër gjamisë së llapit duke shkuar te shtepia e Afrimit milicia na vrejti na ftoi se ku ishim na shiquan këpucët por ne i kishim pastruar dhe nuk mundën me dyshua por ata na rrahën në fund na leshuan me shkua në shtepi, Ma të vjetrit nuk na leshuan të dalim por tër natën nuk fjetëm për brengosjen që kishim për Naserin e Asllanin të nesërmen filluan edhe levizja e tankëseve nëper qytet prap dualem në rrugë u tentua aty te gjamia e llapit të protestohet por u parandalue nga moilicia e shumët, dëgjuam se Asllani e Naseri ishin vra me 2. Prillë aty kah ora 8.30 duke i pri demostratave me flamur në dorë i pari ishte vra Asllan Pireva posa kishte marr flamurin Naseri nga dora e Asllanit edhe ai ishte qelluar për vdekje aty në mes të bankes së Kosovës dhe shtëpisë së mallrave ishin qelluar nga ndertesa e bankës ku tani është qeveria perballë janë edhe sotë plumbat në një shtepi dykatëshe i cili pronar në shenje perkujtimi nuk i ka fasaduar, ishin vrarë pran dy drunjeve që edhe sotë janë bashkë me plakën perkujtimore për dy dëshmorët e ngritur nga Shoqata e të Burgosurëve Politikë. Kujtimi dhe perjetimi per dy dëshmorët organizatorë e militantë të demostratave të vitit 1981 do të më përcjellë deri në vdekje.
Në demonstratat e 2 e 3 Prillit, në Kosovë u vranë, 4 nxënës shkollash të mesme, 1 student, 3 punëtorë dhe 1 punëtor në pension. Kjo përbërje flet për strukturën e pjesëmarrësve të atyre demonstratave, ose duke tundur lart flamurin kombëtar, kryesisht janë goditur në ballë ose në gjoks, dëshmon se plumbi i kishte marrë, jo rastësisht më militantët dhe prijatarët e atyre ngjarjeve historike.
Pas rënies së dëshmorëve në ballë të demonstratave më 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Në Prishtinë, më 2 prill 1981), Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, më 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, më 3 prill 1981), dhe më vonë, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, më 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovë, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur në burg më 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur në burg), në vitet vijuese vriten udhëheqës të shquar të lëvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë.
Në trajtimet e ndryshme publicistike ka shumë koment edhe analiza se kush e themeloi UÇK-në? Më kompetentët me të drejtë thonë se është vazhdimësi e gjithë rezistencës shqiptare anti serbe. Është fakt i pamohueshëm se pikërisht Levizja ilegale është ajo e cila punoi në platformën dhe organizimin e kësaj Ushtrie. Si kuadri drejtues ushtarak dhe politik u deshmua se shumica ishin ose pjesmarrës të ngjarjeve të 81 ose ishin të inspiruar nga këto ngjarje dhe bartësit e tyre. I njëjti konstatim (me disa prijashtime) vlenë edhe për heronjët dhe deshmorët e UÇK-së që dhanë jetën në altarin e atdheut për lirinë që ne e gëzojmë sot
Naser Beqir Hajrizi
Lindi më 7 korrik të vitit 1961, në Prishtinë. Shok shkolle dhe ideali deri në vdekje me Asllan Pirevën. Ishte maturant i shkollës së mesme teknike “ M. Popoviq ” në Prishtinë. Që herët kishte rënë në kontakt me literaturën klandestine të kohës dhe ishte bërë një simpatizues aktiv i lëvizjes kombëtare, e cila vepronte në konspiracion. Me 2 Prill, krah për krah me Asllan Pirevën ishte në rreshtat e parë të demonstruesve në qendër të Prishtinës. Gjakësori serb e goditi në momentin kur po rrëmbente flamurin kombëtar nga dora e Asllanit, i cili i goditur nga plumbat e armikut po binte përdhe.
Sa më kujtohet nga gjithë shokët e tij, më afër i mbante lidhjet dhe punonte me Asllan Pirevën, Sylë Loshin, Hashim Hajrizin. Ai kishte krijuar lidhje edhe me dy profesorë të tij, Ahmet Qeriqin dhe Zenun Gjocajn, të cilëve u jepte libra të ndaluara dhe botimet ilegale të organizatës sonë. Naseri ishte një militant i palodhshëm i radhëve ilegale të lëvizjes kombëtare. Në shtëpinë e tij thërriste natën vonë shokët në takime ilegale, ose mungonte shpesh për të shkuar gjetkë në takime me ta. Veprimtaria e tij, sikur edhe e bashkëveprimtarëve të tjerë konsistonte në ngritjen teorike, edukimin atdhetar e politik, zgjerimin e radhëve dhe përhapjen e ideve të luftës për liri.
Naser Hajrizi që në moshën 12 vjeçare angazhohej nga veprimtarë të Grupit Revolucionar të Kosovës (organizatë ilegale e lëvizjes së atëhershme kombëtare), për bartjen dhe ruajtjen e materialeve konspirative. Më 1979 ai kishte organizuar një grup të të rinjve, të cilët vepronin kundër pushtuesit nëpërmjet propagandimit të ideve të lirisë dhe me shpërndarje të literaturës e shtypit ilegal. Naseri u organizua pastaj në radhët e Organizatës Marksiste – Leniniste të Kosovës, kurse me kolegët e vet vazhdonte veprimtarinë përgatitore për organizim më serioz. Ndonëse i ri, si maturant i Shkollës së Mesme Elektroteknike “Miladin Popoviq” në Prishtinë, Naseri i furnizonte me literaturë dhe me shtypin ilegal edhe profesorët e vet, si Ahmet Qeriqi, Zenun Gjocaj etj. Naser Hajrizi ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë.
Ky djalë i Beqirit dhe Fatimes u lindi pas 11 vjet martese. Atëherë kur po humbnin shpresat për të pasur një fëmijë ky çift bashkëshortor, lindja e një djali, përbënte një gëzim të madh jo vetëm për familjen, por për gjithë farefisin. Naseri i vogël po rritej me përkujdesjen e veçantë të të gjithë anëtarëve të familjes, si një fëmijë i shëndetshëm dhe shumë inteligjent. Në shkollë mësonte mirë dhe po bëhej shumë i dashur me te gjithë
Gjatë vitit 1980 kam qenë i angazhuar me Naser Hajrizin. Kujton Jahir Hajrizi djali i agjës së Naserit. Kështu ai zgjeroi grupin e shokëve të tij gjysmilegal aq shpejt, sa përbënte rrezik zbulimi, prandaj u deshtë që vetë Naseri të organizohej tërësisht në radhët e organizates, kurse lidhjet e tij t’i rishikonte edhe njëherë, duke i seleksionuar elementët më të përparuar për t’i organizuar edhe ata.
Naseri rrjedh nga një familje revulucionre dhe patriotike që nga lidhja e Prizerenit, kishte agjë Mehmet e Zeqir Hajrizin djalë agje Hahirin të gjithë ish të burgosur plitik dhe veprimtar të qeshtjës kombëtare.
Asllan Shahin Pireva
Lindi më 1 tetor të vitit 1961 në Prishtinë. Ishte maturant i sh.m.t. “ M. Popoviq” në Prishtinë. Një ndër organizuesit e nxënësve të shkollës ku po mësonte dhe të shkollave të tjera të qytetit për të dal në demonstratat e 1 e 2 Prillit në Prishtinë. Duke qenë në ballë të turmës demonstruese me flamurin kombëtar në duar u vra në mesditën e 2 Prillit në qendër të Prishtinës.
Ishte i dashur shume tërheqës për shokët e rrethin, familja e tijë vinte nga Malësia e Gollakut, familja e tijë ishte nga Prapashtica në vitin 1921 ishte masakruar edhe familja e Asllanit nga friga e shfarosjes ishin shperngulur në Tugjevcë të Dardanës, nga aty në Prishtinë, babai i tijë kishte 3 djem ma të vogëlin e kishte Asllanin i cili i ndihmonte shume babait të tijë në punishtën e zdrukthëtarisë, por gjente kohë edhe për veprimtari kombëtre duke lexuar literatur të ndryshme e në thekës të veqant atë që vinte ilegalishte nga Shqipëria, u angazhua në organizimin ilegal të rinjëve në vitin 1978, ma vonë Naseri e angazhonë në OMLK per të rinjët deri rënjen heroike me flamiur në dorë, kishte kontakt me profesoret Ahmet Qeriqi e Zenun Gjocaj, ishte shokë klase me Ilaz Zhitin e Afrim Kalaja.
Lavdi Deshmorëve!
add a comment