Militanti partiak është kancerogjen për shoqërinë në të cilën jeton.
MBI TË GJITHA JAM/JEMI SHQIPTAR PËRPARA SE TË JAM/JEMI PARTIAK
“Unë ju bëj me dije se:
Kur lind një militant vdes një njeri. Militantizmi është uniforma që veshë marrëzinë sapo rekrutohet”.
Militantizmi është mbyllja hermetike ndaj çdo arsyeje, që kundërshton çdo, thënie apo logjikim ndryshe.
Zakonisht kjo sëmundje bën që truri të kthehet në një përceptues pa formë, dhe që lëviz si kandili që e djegë këdo që t’i afrohet. Ose është një kockë e fortë që as nuk thehet as nuk kalbet, brenda të cilit nuk hyn, as edhe një mendim i vetëm, që ka kuptimin univerzal, shumëdimensional e shumë dobiprurës.
Zakonisht militanti i mirëfilltë gjysmën e kokës e ka vetëm për me kriju formën sferike të kësaj pjese të trupit.
Ç’do gjë ndyshe në mendësinë e militantit janë si gabimet e shtypit, ndryshimi është i papërfillshëm, i papranueshëm… Militanti nuk pranon asgjë më ndryshe, përpos asaj që i është servuar! Servilizmi, është mbijetesa e tij, ai nuk shikon me sytë e tij!
Mjafton sado pak që të jemi të kthjellur të këtij mendimi, pastaj je nongrata!
Është një fillim shumë i mirë, nëse gjithmonë me syçeltësi shikoni Kombin e Shtetin! Kujtoni gjithmonë gjërat ku ka peshë shqiptaria!
Pra janë disa shtylla që nuk luhaten kurrë!
– Sakrifica sublime për liri është UÇK-së (ishte parardhje për liri, ku mundi shumë shekullor i shumë gjeneratave u bashkua rreth kësaj ushtrie).
– Angazhimi mbipartiak është Kombi Shqiptar në Ballkan. BASHKIMI KOMBËTAR ideja e të gjithë shqiptarëve.
– Shteti im është KOSOVA-ShQIPËRIA (Ata me dy shtetësi), në vazhdimësi është synim unifikimi ynë- bashkimi.
Prandaj, është jetike për kombin tonë që: Të veproj, idealizmi, dituria dhe KOMBËTARJA mbi partitë, edhe në partizmat e sistemit shumëpartiak!
add a comment