BETIMI autentik i luftëtarit të LPK – UÇK – së dhe i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga Besëlidhja Shqiptare e Prizrenit… Ky BETIM nuk duhet të “korrigjohet” dhe as të harrohet nga shqiptarët këtu në Iliri dhe kudo që të jenë në botë! (GL)
“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe, nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!“
FALSIFIKOHET BETIMI I USHTARIT TË UÇK-SË
Vlerë e mbrojtur e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është teksti i Betimit të ushtarit të UÇK-së. Kështu thuhet në projektligjin për Mbrojtën e Vlerave të Luftës së UÇK-së, që tash e sa muaj nuk po e merr besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Teksti i plot i betimit të ushtarit të UCK-së është vendosur në shtojcën e këtij projektligji bashkë me stemën e elementet tjera.
Por ky version i betimit të ushtarit të UCK-së, nuk është dëgjuar asnjëherë gjatë ceremonive solemne të betimit të ushtarëve të UÇK-së.
Versioni i tekstit të betimit të ushtarit të UCK-së që është vendosur në projektligj, është i ngjashëm me disa versione të dhënë nga ushtarët por asnjëherë i njëjtë.
Në projektligj ekziston ky version: “Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, Betohem, Betohem”.
Në këtë version, krahasuar me atë në të cilin gjatë luftës janë betuar ushtarët e UCK-së shihet se mungojnë disa elemente ose janë zëvendësuar disa fjali.
Betimi i ushtarit të UÇK-së
Betimi i ushtarëve të UÇK-së në Bllacë, më 11 qershor të vitit 1998 është betimi për të cilën thuhet të ketë qenë betimi zyrtarë i ushtarëve të UCK-së. Nga ky betim besohet se është përpiluar edhe betimi i ushtarit të UCK-së që është vendosur në shtojcën e projektligjit.
Në betimit e thënë nga usharët e UCK-së në Bllacë në qershor të vitit 1998, ushtarët e rijnë zotohen para flamurit kombëtarë se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, version ky që është hequr në tekstin e propozuar.
Ushtarët e UCK-së në atë ditë solemne janë betuar se: ”Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem më ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”
I njëjti betim është thënë edhe më 7 shtator të vitit 1998 në Rugovë ku shumë të ri rugovas dhanë betimin përpara Komandantit të tyre Smajl Hajdaraj.
Betimin solemn do ta gjeni në këtë link.
Rregullorja e përkohshme për organizimin e jetës së brendshme të ushtarit të UCK-së
Gazeta inFokus ka gjetur se kjo çështje ishte e rregulluar edhe në kohën e luftës.
Sipas rregullores së përkohshme të UCK-së ku flitet për Organizimin e jetës së brendshme në ushtri, betimi ushtarak ka qenë një akt solemn një ngjarje e shënuar në jetën e çdo ushtari me vlera të mëdha njerëzore e kombëtare, morale dhe politike.
Përmbajtja e Betimit Ushtarak ishte kjo: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM”.
add a comment