Lëvizja\UÇK

Reshat Badallaj: Përvjetori i Heroit të Kombit Mehë Ramë Uka (20 dhjetor 1962 – 29 dhjetor 1996

(Meha ishte nder te paret qe e kishte kuptuar se per Kosovë po fryen veriu i sertë)

Ne muzgun e kesaj date Meha kthehej nga një mision tejet i rendësishem kombëtar, per te bashkuar me një trung Ushtrinë Çlirimtare te Kosoves me Levizjen Kombetare per Çlirimin e Kosovës

Meha ishte nder burrat me te fortë te kombit dhe kishte me se shumti autoritet ne ilegalitet

I urrente pa masë tradhtaret dhe frikacaket

Perse heshtin ata qe dikur krenoheshin me Mehen?

Shume shkolla,rruge,kaserma ushtarake, sheshe mbane emrin e ketij vigani dher se ne qender te Mitrovices, Meha është i ngulur ne Bronz,shendrit permendorja e Tij me doren ne kobure

Per nder te Mehe Ukes qe kishte datelindje dhe u vra ne dhjetor, e shkruajm kete shkrim te pakten per t´ia trazuar eshtrat se dikush mendon per ketë burrë.)

 

Sot, ndalemi ne vitin 1996 dhe numrat shendrrohen ne emer. Atë ditë Kosoven e ne veçanti Shalen e Bajgores e kishte kapluar zymtësia.Atë ditë Kreshtëbardha e Barelit dukej hijerendë. Hijerendë dukej edhe shtepia e Ramë Hajdin Ramës, sepse kishte marrur kumtin se Mehen ia kishte vrarë milicia serbiane diku midis fshatit Lushtë e Braboniq në jug-perendim të Mitrovices. Ndodhi kjo ne muzgun e 29 dhjetorit te vitit 1996,qe kthehej nga një mision tejet i rendesishem kombetar,bashkimin e UÇK-es dhe LKÇK-es, ne nje trung,qe Serbisë nuk i konvenonte. Lakorja e jetes se Tij nisi ne Shalë dhe vaji i parë foshnjarak i perzierë me KRISMA PUSHKESH. Ketu midis malesh e kreshtash te thepisura te Shales se Bajgores,Meha PIU UJIN BILUR të ketyre bjeshkeve. Ketu u ushqye me MUSHTIN KOMBETAR NGA KRAHRORI I  NËNË GJYLËS. Eh, ne keto vise lisat nuk pyesin sa ti leshojnë rrenjet thellë. Meha udhen e drites e nisi ne vendlindje,ndersa e vazhdoi ne Mitrovicë e Prishtinë, ku do te formohet dhe burrerohet ne periudhen ku shqiptaret e Kosoves do t´i perjetonin ngjarjet me te rendesishme ne historine e tyre te shumevuajtur, do te shprehej profesor Istrefi…

Nuk do mend se ish vrasja e ish te burgosurit politik, nga Shala e Bajgores eshte nje prej atyre vrasjeve me te mistershme, qe ka ngjare ne vitin 1996, ne Kosovë. Është kjo një vrasje me njeqindenjë pikëpyetje, që zgjon po kaq dilema.por e cila,misterin reth saj e thellon gjithnjë e me teper. Mirepo,kush ishte Mehë Uka dhe perse, ne fakt,vdekja e Tij është kaq e mistershme per opinionin publik në Kosovë e më gjerë?

Mehë Uka ishte një i burgosur politik,femijë minatori,i cili gjatë viteve të tetëdhjeta,praktikisht, tri herë u arrestua nga UDB-ja serbe,perkatesisht nga kuislinget shqiptarë,qe sherbenin ne to,po kaq herë u denua nga gjykata e instaluar serbe dhe per kete i mbajti me teper se nente vjete burg duke “shetitur” prej një burgu ne burgun tjeter,prej nje kazamati ne kazamatin tjeter dhe duke i perjetuar keshtu te gjithe rrathet e ferrit serb.

Kur e mbaron vuajtjen e fundit te denimit,Mehë Uka,pa e humbur elanin e tij per jetë, gjithnjë optimist dhe i pa thyeshem,shkoi ne Prishtinë per ta vazhduar fakultetin. Madje, pikerisht, Meha ishte njeri prej nismetareve te parë te themelimit  te Unionit te Studenteve te Pavarur te Universitetit te Prishtines, dhe kryetar i dytë i kesaj organizate te vetme studentore ne kete Univirsitet. Mirepo, me te mbaruar shkollimin, Mehë Uka nuk do te ndaloje ne Prishtinë, por do te kthehet ne vendlindje qe te punesohet ne shkollen e atjeshme tetevjecare ne cilesinë e arsimtarit. Ç´është e verteta, Mehë Uka e kishte arsyen e plotë per t´u kthyerë ne vendlindje dhe per te vepruar atje. Dihet se fshati i tij i lindjes është nje vend blektoral ne te cilin, ashtu sikurse ne shumicen e fshatrave te tjerë te kesaj ane jetojnë minatoret e “Trepçes” te Stantergut me familjet e tyre. Ne fakt, eshtë fjala per një rajon te cilin, pas çfaredo marrveshjeje Serbia ne te gjitha projektet e parasheh si teritor te saj…

Mu per kete arsye, shtepia e Mehë Ukës per pesë-gjashtë vjet është bastisur nga milicia serbiane dhe tradhtaret shqiptare me teper se tridhjete here,dhe po aq herë Meha është derguar ne milici, ku eshtë keqtrajtuar dhe kercnuar qe te mos punojë dhe, sic shpreheshin udbashet dhe langojtë kuisling shqiptarë “qe te le popullin rehat”. Mirepo, Mehë Uka ishte i pathyeshem.Andaj, te gjitha keto edhe e shtojnë mistorizitetin mbi vrasjen e Tij ne ate natë te acartë dimri…

TRUNGU I FAMILJES SE MEHË RAMË UKËS

Legjenda e Mehë Ukës ka lindur nga vatrat familjare,sepse familja e Ukajve ka deshmuar brez pas brezi se njihet per qendresë heroike kunder te gjithë pushtuesve qe kanë dashur ta shkelin Kosoven me qizmen e okupatorit e ne veqanti kunder pushtuesve serbo-sllavë.Pra, historikisht Shala e Bajgores është një vater e qendreses se vazhdueshme kunder çdo pushtuesi e dhune. Pra, zakonisht, trimat lindin nga një trung i forte qe ka traditë kryengritese,traditë atdhetare. Dhe nga trung i fortë ka lindur familja e Mehë Ukes. Po e bejme nje veshtrim kronologjik te kesaj familje…

Bali Ukë Bajgora, ka qenë trim i rrallë që ne Shalë kishte udhehequr luften kunder pushtueseve, trimerin e Baliut e kishte lavdruar edhe ushtia e Stambollit. Si burrë kishte qenë shumë i zhvilluar, qe i perngjante kreshnikeve te lashtesisë, qe thonë se ishte perbirë femija neper krahun e gezofit te tij.

Ukshin Ukë Bajgora,ky trim ne historinë shqiptare njihet me emrin Ukshin Kovaçica. Deri sa ishte kaçak mali, nena e Mehes i kishte gatuar gjate tere kohes sa kishte luftuar kunder çdo pushtuesi…

Edhe një Mehë tjeter, Mehë Ukë Bajgora, kishte berë kerdi ne pushtuesit serb. Keshtuqe serbet kishin paguar para marramendse per ta vrarë Mehen…

Per Bislim Bajgoren, jane shume te paktë ata atdhetarë te cilet nuk kane lexuar,degjuar neper oda rrefime dhe kenge per kete trim me zë…

Hajdin Ukë Bajgora,babai i Ramë Ukes, gjyshi i Mehes, ra me pushkë ne dorë kunder serbeve…

 

MEHË UKA NISET NË UDHËN E LIRISË

                                “… Detyra ime do të jetë te mos hesht,

                                por të mbrojë lirinë, e të vdes para se të shoh

                                fundin e saj”.

                                                                      Bruti

Mehë Uka. ne vitin 1979, ende pa i mbushur 18-të pranverat bie ne ilegalitet dhe nisë udhen e lirisë. Ne ketë vit, ende sundonte epoka e kultit të qenit plak Titos, kur shumë zeshem farkohej “vellazerim-bashkimi” me serbianet, qe shqiptareve i´a kishin ngulur thiken prapa kurrizit qe kishte prekur mish e asht, ka pasur langoje shqiptare qe fotografin e satrapit Tito e kishin te ngulur ne baskin 16-teshe ne murin e odave. Dhe keta tradhtare te kombit i jepnin vetes te drejt te thonin se jane te barabartë me te tjeret,formohet ne Gjimnazin Matematikor te Prishtines një grup të rinjesh qe do te luftonte per zgjimin e ndjenjave te popullit shqiptar nga gjumi mashtrues ku i kishte vene politika titiste. Ne kete grup gjendej edhe Mehë Uka, i cili per shkak se manifestonte vullnet te pathyeshem per t´i bere rezistencë politikes gjenocidale qe aplikohej per degjenerimin dhe shtypjen e shqiptareve tri here u ndodh prapa grilave te burgut, pa e nderprerë pa asnjë çast veprimtarinë e tij politike. Keshtu qe ne vitin 1979, Meha me shoket e grupit shperndajnë afishe me parullen kryesore:”Trepça punon-Beogradi nderton!” dhe me tekst percjelles “profesorë të nderuar, ua tregoni te verteten nxenesve!”. Djelmoshat guximtarë pas nentë muajsh arrin t´i zbulojë milicia shqiptaro-serbe, e cila e rrethon shtepinë e “nacionalisteve te mitur” Dhe keshtu rrumbullakson edhe nje aksion kunder shqiptareve duke arritur te kapë terë grupin. Por,meqe ishte fjala per nje grup, sipas ligjit, ” i kategorise se te mitureve” organet e SPB-es perpiqen te perdorin metoden “filtruese” Me qellim te spastrimit “te ndjenjave nacionaliste shqiptare” nga koka e ketyre djelmoshave. Kercnimet dhe keshillat qe te terhiqen nga rruga e “gabuar” nuk i japin rezultatet qe synonin organet e milicise serbiane,keshtu MEHË UKA SËRISH MERRË UDHËN KAH LIRIA!

Shperthimi i Demonstratave te vitit 1981, Mehë Ukën e zenë si maturant ne Gjimnazin Matematikor ne Prishtinë. Demonstratat liridashese (kuislinget,langojt i quanin demonstrata klunderevulucionare.Shih per ketë, nje klysh shkine me emrin Musa Prushi,keto demonstrata i quajti demonstrata famekeqe, ky klysh kurve edhe sot mbrojti ligjet serbiane duke thene se ne shtetin e tij ne serbine okupuse nuk ka patur ligje denim me vdekje, ky nip shkau i tredhur nga amshuret te zhupaneve e vojvodeve, per heronjte e kombit,vetem pse kane qene anetare te LPK-es,vjelle vrere. Ky zog shkine eshte i familjes se Hysen Prushit,bashkepunetorit te devotshem serbiane,lexoni ne google. Ky  i paguar serbiane,eshte nje korb shetites qe del me emra te ndryshem neper portale. Ne i kemi bere te fotokopjuara te gjitha shkarravinat te sojit te nje shkau qe nje dite te zene vend ne librin e ardhshem, origjinal se cka thote ai pa asnje nderhyrje…), Mehes i japin fuqi te pashtershme per t´u hudhur ne aksione. Qetesia shpirtrore Mehes iu kishte tretur qysh ne vitin e dyte te shkolles se mesme,duke i zavendsuar me ndenjat e çiltera qe shperthenin dita-dites, Ai deshironte te shperndante mjegullen qe nje pjese te madhe te shqiptareve ua kishte verbuar sytë. Meha behej halë ne sy dhe prap e burgosin dhe denohet…

Dosjet e mfshehta te Mehes pergatiteshin nga kuislinget shqiptarë. Por Mehë Uka ishte i qartë: “Do te luftojë deri ne frymen e fundit per Kosoven Republikë”. Okupimi e mundonte shume Mehe Uken. Dhe, prandaj ai vazhdon serish me guxim te pashoq aktivitetin e tij per t´a bere te qarte armikut se KOSOVA ËSHTË KOSOVË E ASSESI SERBI, sic pretendojn edhe sot qarqet shoveniste serbe…

Me 7 mars 1982,heret ne mengjes shtepin e keti patrioti e kishin rrethuar forca te shumeta e te tmerrshme policore serbiane dhe langoje te ndyre te kombit; 6 pjestarë te sigurimit, nje komion milice dhe 5 inspektor. Keta langoje gjate bastisjes ia konfiskojne cdo gje shqiptare Vendimi mbante nenshkrimin e tradhtarit te kombit,MEHMET MALIQIT, babait te Shkelzenit. Familja e Mehes njoftohet sipas vendimit nr. 71/82, se Meha eshte privuar nga liria,nenshkrimi ishte sipas zagarit,gjykatesit hetues, Rexhep Kacanikut…

Me pas Mehe Uka serish burgoset, kesaj radhe Meha arrestohet ne sherbimin uushtarak dhe vetem se pranon se eshte anetare I LEVIZJES POPULLORE TE KOSOVES DENOHET ME 7 VJET BURG. Ne grupin e trathtareve te kombit qe e denuan MEHË UKËN ISHIN: HILMI ZHITIA, YMER OSAJ… Nga vuajtjet e shumta te keti vigani te popullit, mu kujtuan vargjet e Kadares:

Eh, burgjet e Korçes,shtatë palë shkallë,

Bir Fehim i nenes,tretur ne hapsanë.

Kush te shtron dyshekun, kush te hedh jorganë,

bir Fehim i nenes tretur ne hapsanë

SI U VRA ISH – I BURGOSURI POLITIK MEHË UKA….???

Më 29 dhjetor 1996, Mehë Uka, familjes se tij i kishte thenë se po shkonte ne Mitrovicë,ngase i kishte disa punë atje, porse,po atë natë,para darke do te kethehej ne shtepi,sepse vajza e Mehes kishte ditelindjen. Mirëpo, askush nga anetaret e familjes se tij nuk kishte menduar se kjo do te ishte hera e fundit qe do ta shohin Mehen te gjallë dhe se ky do te ishte udhetimi i tij i fundit per ne qytetin e minatoreve.

Për habi te familjes,do te kaloje ajo natë, pastaj edhe një ditë edhe nje natë dhe një ditë dhe një natë tjeter, dhe ne diten e tretë dy milicë do te trokasin ne dyertë e familjes se Ramë Ukes ne fshatin malor ne Bajgorë. Djali i Mehes, Dardani dhe vajza Shota i kishin parë milicet – njeri i uniformuar e tjeteri civil, dhe i kishin bere zë babait te Mehes, Rames qe te dal dhe te shohë se per çfarë kishin ardhur ata milicë.Milici i uniformuar e pyet:”A je ti babai i Mehë Ukes?” Plaku Ramë e pohon ketë duke pandehur se keta do t´ia bejnë ditur se sikur edhe shumë herë më par,Mehen e tij e kishin ne arrest. Mirepo, i kesaj here ishte i kobeshem. “Djalin tend MEHEN E KE TE VDEKUR NE MORG TE PRISHTINËS DHE MUND TA SHKONI E TA MERRNI”, kishte thenë milici serb me arragancë. “Çka paska ndodhur me birin tim Mehen” – kishte pyetur Rama,duke i quajtur me vendosmeri – “te poshter e katil” – dhe pa e shprehur dhembjen e tij para miliceve te okupatorit. “Djali te është vrarë”, – i thote shkurt e troç milici i uniformuar. “Po kush e vrau djalin tim,or gjaksorë?”, pyet babai trim i Mehes dhe kerkon sakicën per të BËRË HATANË…

Velleterit e Mehes, Rasimi e Baliu me te birin dhe nje dajë i Mehes, nisen per ne Prishtinë, hynë ne morgun e spitalit per ta indentifikuar kufomen e Mehes. E marrin atë në një arkivol dhe e kthejnë, tashmë te vdekur ne fshatin e lindjes ne Bajgorë. Varrimi i Mehes behet te nesermen ne Bajgorë dhe marrin pjesë bashkombasit e tij nga te gjitha viset e pushtuara shqiptare. Mirepo,dilemat megjitheketë lidhur me ate se si U VRA MEHË UKA NGELEN.

Ne fakt, lidhur me kete mund te parashtrohet vetem një pyetje e thjeshtë:”A thua se si dhe ne ç´menyrë ne atë çast dhe ne at vend u gjenden forca aq te medha policore bile edhe me “ninxha-kapela”, ne ate erresire ne mes fshatit Lushte dhe brabaniq ne jug-perendim te Mitrovices. Kur gjaksoret e vrane Mehen, askush nuk i ndodhi pranë. Me kete rast m´u kujtuan ca fragmente nga nje kengë popullore e Shqiperisë se jugut, e kenduar, pas ngjarjeve te 1981-it ne Kosove.

Shqiptari perballë shqiptareve

Armaten e Nishit                                         O, djemtë e Kosoves

E kishit ne shpinë                                        Nenat, qysh u qanë?

Perballë U.D.B.-në                                       Kur u morri plumbi,

Në zemer lirinë                                            Kush u ndodhej pranë??

Amanet baltë e Kosovës

Amanet po të le djalin

Ma mori plumbi i mizorit

Nëna s´di ku e ka varrin.

Mehë Uka pas vetes la bashkeshorten RESMIE BADALLAJ-UKA, djalin Dardanin, vajzat; Shoten dhe Arten dhe tre muaj pas vrasjes lindi DJALI QE E PAGEZUAN MEHË. Pra, NUK MBETI SOFRA THATË.

I QOFTË I LEHTË DHEU  I SHQIPERISË MËMË!