Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Në kujtim të Komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarve të Tij HERONJ

Sot e 23 vjet më parë, natën me terr e acar, në bjeshkët e Pashtrikut, duke u kthyer për në frontet e luftës çlirimtare, kolona me 140 ushtarë e ushtare të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi-Kapuçi, bie në pritë të ushtrisë dhe forcave të tjera serbe.
Ndonëse të zënë në befasi dhe në errësirë ushtarët trima të UÇK-së luftuan e nuk u dhanë.
Në këtë natë, kur tashmë kishte filluar të dukej në horizont agu i lirisë, ranë heroikisht 41 deshmorë përfshirë edhe luftëtarin e orëve të para të UÇK-së Komandantin Mujë Krasniqi.
Gjaku i të rënëve për liri është në themelet e shtetit tonë.
Pikërisht në këtë ditë 20 vite më vonë do të merrë formë të mirëfilltë Ushtria e Kosovës.
Sa herë të shohim ushtarët e Kosovës duhet të kujtojmë rrënjët e saj,

Ushtrinë Çlirimatre të Kosovës. Duhet të kujtojmë e nderojmë me pietet Dëshmorët që dhanë gjithçka që patën për lirinë tonë.

Përjetësisht nder dhe Lavdi për Heronjtë dhe Dëshmorët e lirisë!