Vitin 1991 e pata kaluar kryesisht në Tiranë. Pos angazhimit si botues i parë privat në Tiranë, isha edhe korrespondent i gazetës berlineze TAZ.
Qysh atëherë (edhe me shkrim) pata shpreh shqetësimet dhe parashikimin, se në Shqipëri shërbimet armiqësore kishin terren të volitshëm për të rekrutuar marioneta sa të donin, me çmim tepër të lirë, sepse edhe nomenklatura intelektuale ishte katandis në gjendje tepër të mjerueshme – mungonte edhe ushqimi i domosdoshëm për mbijetesë biologjike. Bile kam pas bërë propozim të krijojmë fond solidariteti për të dhënë të paktën 1.000 bursa studentëve, nga 50 USD në muaj, si infuzion moralizues, për ta sfiduar kolapsin social.
Duke parë tranzicionin e tejzgjatur, tashmë mbi 30-vjeçar, pyes veten, kishin rekrutuar atëherë shërbimet e huaja shumë marioneta, cilët duhet të jenë, ku dhe si angazhohen?
Përgjigje konkrete nuk jap dot, sepse idiotët kërkojnë fakte që dëshmojnë marionetizmin, sikur shërbimet armiqësore serbe, greke dhe të tjera, janë OJQ që udhëhiqen nga hajvanët, të cilët i dekonspirojnë marioneta e tyre saherë ne na duhen fakte. Mbetet vetëm analiza e veprimtarisë si mundësi për identifikimin e marionetave të shërbimeve armiqësore.
Fushata vulgare e Sali Berishës, tashmë e konkretizuar kundër SHBA-ve, për shkak se e shpallen “presona non grata”, duke shpërdor emocionet e turmave me slogane për sovranitet kombëtar, dhe slogane të ngjashme për të nxit antiamerikanizmin, është dëshmi konkrete që Sali Berisha është marionetë serbo-ruse. Bile, Sali Berisha po përshfaqet edhe me antiamerikan se presidentët neofashistë Vuçiq dhe Putin. Fatkeqësisht!
Edhe shumica e atyre intelektualëve, që hapur janë bërë falanga të Sali Berishës në këtë fushatë antiamerikane, duke ricikluar nxitjen e trazirave agresive në Shqipëri, janë marioneta të shërbimeve armiqësore. Fatkeqësisht!
Askush nuk po mund të parashikon, çfarë do të shkakton “kongresi” i paralajmëruar për t’u mbajt të shtunën në Tiranë. Bile as vendi ku do të mbahet ende nuk është caktuar. Kjo sepse berishistët fashistoidë janë duke u organizuar si banda paramilitariste…
UROJ shqiptarët racional ta bojkotojnë këtë “kongres” antiamerikan të Sali Berishës!
***
Escobar(USA) : Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD dhe takimin me Bashën në SHBA.
add a comment