Lëvizja\UÇK

Ka ndrruar jetë shqiptari i urtë dhe atdhetari i devotshëm Adem Sokol Ibrahimi

NJOFTIM MORTOR
Ka vdekur i ati i bashkëveprimtarit, bashkëluftëtarit e shokut tonë të Lëvizjes, Izet Ibrahimi. Varrimi bëhet në Zabel të Poshtëm (Drenas), të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 15. Ngushëllime familjes Ibrahimi, farefisit dhe miqve e dashamirëve të shumtë të kësaj familje të njohur shqiptare dhe atdhetare! I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore! (Shoqëria Lëvizja)
Adem Sokol Ibrahimi (9. 05. 1938- 05.12. 2021)
Sot, me datë 5, u nda nga jeta Adem Sokol Ibrahimi. Emblemë e shqiptarisë, i dashur, bujar, mikpritës, i rrahur nga vuajtet, gjak heroi, vetë rezistenca. Ademi qysh i ri, i mveshur me krenarinë e të qenurit bir heroi, i bëri ballë vuajtjeve e diskriminimit. Qëndroi shkëmb i fortë dhe me fanatizëm mbrojti vlerat kombëtare që ia kultivoi i ati, Sokoli. Që nga vdekja e babait, Ademi u bë shtyllë e shtëpisë, u bë babë për vëllezërit e mbështetje për nënën, luftuan për të mbijetuar! Kulla e Ademit në Drenicë kishte ngrohtësinë e shtëpisë për këdo. Kishte dëshirë të mblidhej me njerëz, ti dëgjonte e të mësonte nga ta. Me dashamirësinë e sinqeritetin bëri shumë njerëz për vete. Fjalëmençuri ishte kuvendar i pashoq. Fajlët e tij janë mësim për breza me rradhë.
Ademi sot u shua nga jeta, por kujtimi për të gjithmonë do të jetë i gërshetuar me virtytet me të larta të njeriut dhe me vlerat e shenjta kombëtare. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për atdhetarin Adem Sokol Ibrahimin!