Kulturë\Letërsi

Mathieu Aref: Të vetmit pasardhës të pellazgëve janë shqiptarët

Nëse një historian (i huaj apo shqiptar) nuk e ka kuptuar se “Zeusi” konsiderohet “pellazgjik dhe dodonas” (domethënë jo-helen) nga poemet epike të “Iliadës dhe Odisesë” të traditës gojore para-helene (dmth pellazge) të cilat u uzurpuan, u përvetësuan, u manipuluan dhe u maskuan nga pushtuesit helenë për t’i shërbyer interesave të tyre, si dhe se të ashtuquajturit “Mikenas” (-1650-1200) u shpallën helenë nga autorë të caktuar modernë ndërsa “Helenët” nuk ekzistonin në atë kohë dhe më pak në “epokat të errëta” (1200-800) dhe se Helenët u shfaqën vetëm PAS shekullit të 8 para erës sonë (dëshmi dhe argumente mbështetëse) dhe së fundi se “Jonët” ishin pellazgë para se të bëheshin helenë dhe se shumica e emrave të Iliadës shpjegohen në mënyrë perfekte falë gjuhës shqipe dhe sidomos dialektit gegë (emrat që i kanë shpëtuar censurës së logografëve helenë) : është më mirë që ky “historian” të ndërroje profesionin e tij dhe të adoptojë ose të merret me një profesion tjetër, sepse ai sigurisht është larg zanatit të tij të vërtetë dhe aftësive të nevojshme për të kryer atë profesion.

Gjatë më shumë se pesëdhjetë vjet studimesh dhe hulumtimesh shkencore unë kam qenë në gjendje të botoj libra dhe një tezë në të cilën kam shpërbërë, zbërthyer dhe çrregulluar plotësisht historinë e Greqisë së lashtë natyrisht falë provave të prekshme, argumenteve bindëse, analizave të thella dhe referencave të verifikueshme. Më falni që po e ngul gozhdën edhe njëherë duke përsëritur atë që kam thënë tashmë një mijë herë. Në të vërtetë ndryshe nga të “gjithë autorët modernë” jam i vetmi që kam paraqitur një tezë të thelluar për Pellazgët, paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Të vetmit të mbijetuar aktualë të Pellazgëve janë Shqiptarët e sotëm dhe veçanërisht gjuha e tyre.

Më në fund mos u lodhni për të kërkuar gjithë këto pohime në ndonjë libër të huaj edhe më pak shqiptar !