Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 424 persona të infektuar, ndërsa nga ana tjetër, për fat të keq, 23 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.
Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur si të shëruar 1.324 pacientë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.
Në total numri i rasteve aktive është 17.625.