Vështrim/Analizë

Ragip Kçiku: Dhuna akustike që po çmend shqiptarët

DHUNË AKUSTIKE
Apo një popull i krisur
Kudo të shkojë shqiptari është i dhunuar nga një zhurmë.
Muzikë në restorant. Muzikë në kafene, muzikë nga Hoxhët me ezan, muzukë në varrime, muzikë në dasmë, muzikë në kanagjeq, muzikë në syneti, dhe më e keqja, aty ku fare nuk e kërkon, muzikë në pushimore?! Muzikë në Prevallë, muzikë në Shëngjin apo çdokund në bregdet?!
Dhe çfarë muzike se?! Nuk është muzikë fare. Është dhunë akustike me daulle (tupan). Dhunë nga më të tmerrshmet.
Jevgët, apo edhe sijevgut aq i bën. Ke shkuar për pushim apo për aheng. Çfarë ahengu?
Aheng afgan, rom, beduin, barbar, indus, e çfarë jo tjetër, përveç shqip nuk është.
Qoftë edhe shqip, qoftë edhe Inva Mula, Gaço Çako, Lah Manaj etj., nuk janë të vetëdijshëm se njerëzit ikin nga dhuna e përditshmërisë urbane në një vend ku duhet të mbretëroj0ë qetësia.
Në plazhet tona, sapo të kalojë daulleja e paramesjetës, dhe fillon ta vazhdosh leximin apo të vazhdosh gjumin për qetësim, vjen tjetri; dardha, fiq, nektarina. Ik ky dhe bëj lumë që iku. Filloj leximin; hajde petulla, misra, mjalt etj.
Kështu mbaron një ditë në plazh dhe bëhemi sikur keni pushuar.
Vjen mbrëmja.
Dalim për një birrë apo kafe. Por edhe për të takuar ndonjë mik.
Por derisa të gjesh një lokal të preferuar, dhjetëra “stacione muzikore” që nuk di njeriu as qëllimin, as kuptimin e tyre. Me rëndësi është që koka ushton dhe trutë vlojnë nga ky idiotizëm akustik. Përsëri daulle me zurna afgane?! Tani këta janë sishqiptarë; evgjitë me veshje kombëtare shqiptare. Madje këtu në Shëngjin paskan bërë edhe një daulleshë e veshur tamam si indianet amerikane, por me qeleshe shqiptare.
Dhe depërtojmë si nëpër llavën e qenve dhe ulemi në një lokal për një birrë. Aty, nga zhurma e ndonjë tallavaje që ka lëshuar pronari, më e madhe bëhet zhurma e bashkëbiseuesve sepse për ta dëgjuar njëri-tjetrin, të gjithë 500 qofshin me zërin e ngritur të bisedës, gati zhduket zëri i tallavasë por decibilët trefishohen dhe koka vlon. E njëjëta gjendje është efhe në shitore, sidomos në Super Marketet, qendra tregtare etj. nuk dihet oo shesin mall apo po reklamojnë CD të këngëtarëve të ndryshëm.
Kështu ikim nga kjo dhunë idiotësh dhe kthehemi në shtëpi, ku gjejmë qetësinë vetëm pas orës një të ditës së nesërme.
Një popull i ekspozuar tërë kohën në një dhunë të tillë akustike, në asnjë mënyrë nuk mund të ketë rritë normale. Shqiptari është i dhunuar qysh në barkun e nënës, andaj edhe i sapolindur është me probleme serioze psikologkike!?