Kulturë\Letërsi

5 Maji – Dita Kombëtare e Dëshmorëve

5 Maji – Dita Kombëtare e Dëshmorëve

TI, NUK MË KE HARRUAR…
Do të vijë patjetër ajo ditë
Kur edhe unë do të jem në tatën mbretëri
Por ti do të më presësh me atë buzëqeshjen e lehtë
Dhe nuk do të më pyesësh:-Hë, më, kush je ti?…
Sepse, s’më qortove gjë as atëbotë
Kur unë mbeta edhe më tutje të endem këndej
Së kujtuari për ty vetëm në ditët, si kjo sot
Ose vetëm kur ndonjë klithmë më bën të të ndjej…
Ndonjëherë, tek shoh flamurin në valëzim
Mes shkëndijash shoh shkëlqim dhe marrëzi
Në zërin tënd për mua, s’ndjej asnjë drithërimë
Por, tradhtohem shpesh, në zërin tim për ty
Por, ti nuk më ke harruar, s’kam asnjë dyshim
Dhe nuk do të më pyesësh:-Hë, më, kush je ti?…